Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia të cilën e përfaqëson nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga Bashkimi Evropian. Gashi ka thënë se njëjtë do të vazhdojë derisa të hiqen sanksionet e përkohshme. Ai ka thënë se LDK-ja konsideron se Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga BE-ja. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e ...
Komentet te LDK nuk merr pjesë në Kryesi: Do t’i bojkotojmë të gjitha mbledhjet deri të hiqen masat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij është e shqetësuar që Qeveria e vendit ka mbajtur të fshehtë masat që janë marr nga BE-ja. Madje ai tha masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet mike dhe se gjendja është e mjerueshme. “Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”. “Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ...
Komentet te Tahiri: Shqetësese që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi Janë të Mbyllura
Prej disa javësh po përflitet beteja për pasurinë e familjes që përfshin këngëtaren Violetë Kukaj. Rasti u bë i njohur për publikun nga ‘Shihemi në gjyq’ ku versionin e tyre e dhanë ish-kunatat e këngëtares që e akuzuan atë për tjetërsim të pronës. E duket se emisioni ka qenë vetëm një pikënisje. Të enjten, në prokurori është denoncuar kallëzimi penal nga ana e ish-burrit dhe ish-vjehrrës së këngëtares së njohur. Përpos për çështjet e patundshmërive, kallëzimi përfshin edhe pretendime, për siç thuhet ‘vjedhjen e arit’ nga ana e këngëtares Kukaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Beteja për pasurinë e familjes: Dorëzohet kallëzim penal ndaj Violetë Kukajt -Video Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka nisur ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës. Deliu-Kodra ka shkruar në Facebook, se derisa të gjitha shtetet përreth po fitojnë miliarda euro fonde nga BE dhe SHBA për zhvillimin e shoqërive të tyre, posaçërisht rinisë, Qeveria jonë po vazhdon të kontribuoj pandalshëm për largimin e tyre nga vendi përmes shkatërrimit të shpresës. “Për ata që kanë sy, trajektorja tashmë është e qartë: Sanksione, izolim, prapakthim, varfëri! Populli ynë, Kosova jonë, nuk e ka merituar këtë fat!”, ka shkruar Deliu-Kodra. Postimi i plotë: Mirëmëngjesi nga Kosova e izoluar! Java e parë me sanksione për ...
Komentet te “Mirëmëngjesi nga Kosova e izoluar”, Deliu-Kodra nis ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, më 3-4 korrik do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë. Rutte dhe Bettel fillimisht do të vizitojnë Zagrebin dhe të hënën do të qëndrojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Një ditë më vonë do të qëndrojnë në Prishtinë dhe do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së ...
Komentet te Vizita e parë pas sanksioneve | Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut në Kosovë dhe Serbi për uljen e tensioneve Janë të Mbyllura
Ka vdekur një 26-vjeçar në Ferizaj, i cili ka rënë nga ballkoni i katit të tretë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se nga hetimet e para mësohet se 26-vjeçari ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit. Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ...
Komentet te Vdes një 26-vjeçar në Ferizaj, ra nga ballkoni i katit të tretë Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot për mbledhjen e Këshillit Drejtues. Temë kyçe do të jetë situata e krijuar në veri të vendit. Për mbledhjen ka folur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh”. “Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese.Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin ...
Komentet te Mblidhet PDK, paralajmërohen vendime të rëndësishme Janë të Mbyllura
Tensione të thella me aleatët më të mëdhenj dhe një e ardhme e paqartë. Ky është peizazhi aktual në Kosovë, pas sanksioneve të para të Bashkimit Evropian. BE-ja tashmë ka vënë në veprim disa masa sanksionuese ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është njoftuar më 28 qershor. Ndër masat e BE-së, bëhet e ditur se është edhe suspendimi i fondeve në kuadër të IPA 2024. Kështu është bërë e ditur në një përgjigje nga Bashkimi Evropian për Gazetën Express. “Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA ...
Komentet te Masat: BE-ja ndëshkon Kosovën me pezullimin e fondeve të IPA-s, në 2023 fitoi 75 milionë euro Janë të Mbyllura
Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa qytete të Kosovës këtë të shtunë. Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive. Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyer e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën. Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme. Moti ligë me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh po mban edhe në Prishtinë. Se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e shkarkime rrufesh ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. “Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si ...
Komentet te Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme në disa qytete të Kosovës -Video Janë të Mbyllura
Një erë e fortë e ka përfshirë Prishtinën, ku ka shkaktuar edhe pasoja. Në lagjen Bregu i Diellit, ka rënë një pjesë e një pullazi në një parking ku dhe ka dëmtuar disa vetura. Në anën tjetër nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një pjesë kulmit të ndërtesës bie nga stuhia mbi vetura në Prishtinë Janë të Mbyllura