Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, për motive të ndryshme. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një grua ka denoncuar në Polici ish-bashkëshortin e saj me të cilin kishte qenë e martuar për një kohë dhe kanë katër fëmijë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj ish gruas së tij, duke i shkaktuar shqetësim e frikë, pas një ...
Komentet te Prizrenasi i hyn dajak ish-bashkëshortes pasi u kapën në lidhje me fëmijët, futet në telashe me Policinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbajtur shqyrtimi fillestar në të cilin të akuzuarit Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani janë mbrojtur në heshtje, duke mos pranuar që të gjykohen sipas ligjeve në fuqi por vetëm sipas ligjeve fetare. Fillimisht, i akuzuari Lum Dervishi tha se nuk pranon të gjykohet me ligjet në fuqi, por se sulmin e bërë ndaj të dëmtuarit gazetarit Valon Syla nuk e mohoi. “Nuk pranoj të gjykohem me këto ligje, nuk e kam mohu në stacion. E kam pranu në Prokurori, e pranoj edhe tash”, tha i akuzuari Dervishi. Kurse, i akuzuari Kenan Hasani tha se mund të gjykohet vetëm më ligjet ...
Komentet te Të akuzuarit për sulm ndaj Valon Sylës thonë se nuk pranojnë të gjykohen me ligje të Kosovës Janë të Mbyllura
Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Novolan të Vushtrrisë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit rasti është në procedurë hetimore. Aksidenti ka ndodhur mes tre automjeteve, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme materiale. Njoftimi i Policisë së Kosovës: Fsh. Novolan, Vushtrri 20.08.2023-17:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore./Demokracia ...
Komentet te 10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Vushtrri Janë të Mbyllura
Një person është lënduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj pasi ka thënë se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore./Demokracia ...
Komentet te Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit Janë të Mbyllura
88 mijë e 521 euro, janë harxhuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të saj, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Këto para u shpenzuan në dreka dhe darka zyrtare, në telefoni fikse, akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, karburant për 7 vetura të Presidencës dhe aviobileta. Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi, përmes qasjes në dokumente publike, për periudhën janar-qershor 2023, më së shumti para u shpenzuan në akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit dhe aviobileta. Vetëm presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 17 mijë e 912 euro për akomodim dhe aviobielta. Ndërkaq këshilltarët dhe anëtarët e tjerë të kabinetit ...
Komentet te Mbi 88 mijë euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta Janë të Mbyllura
Pasditen e së dielës pritjet në pikë kalimet kufitare për të lëshuar Kosovën kanë vazhduar të jenë të larta. Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë, po vazhdojnë kthimin në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo ka bërë që në disa pikë kalime kufitare të ketë kolona të gjata në dalje. Sipas informatave që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme, në pikë kalimin kufitar në Merdarë, kolonat janë deri në 800 metra dhe pritja në dalje është nga 180 deri në 200 minuta. Në hyrje të Mërdarit nuk ka pritje pos procedurave të zakonshme administrative. Kurse, në pikë kalimin tjetër kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga ...
Komentet te Vazhdojnë radhët në Merdarë, më shumë se tri orë pritje për të dalë nga Kosova Janë të Mbyllura
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili ia ka përmendur rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Bajrami ka thënë se Rexhaj nuk mund ta mbulojë korrupsionin e qeverisë duke përmendur 2.1 milionëshin. “Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg”, ka thënë ajo. Më tej, ajo ka bërë të ditur se drejtori i Thesarit në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro është votuar nga Vetëvendosjes për Guvernator në BQK. “2.1 milionshin nuk mund ta ...
Komentet te Bajrami: VV-ja e ka votuar për guvernator të BQK-së ish drejtorin e Thesarit në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro Janë të Mbyllura
Një baba i tmerruar mundi të shihte zemrën e djalit të tij tetë vjeçar duke rrahur në gjoks pasi kishte pirë një shishe Prime, një pije e njohur energjike. Fabiani i vogël “gati vdiq” pasi konsumoi pijen e njohur energjike me shumë kafeinë. Ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe probleme shëndetësore ku rrahjet e zemrës së tij u rritën deri në 145 rrahje në minutë, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta. “Ai nuk mund të merrte frymë. Filloi të tërhiqte flokët dhe faqet. Gruaja ime mori një peshqir të freskët dhe ia vuri në ballë në përpjekje për ta qetësuar,- deklaroi babai i fëmijës. Mjekët zbuluan se presioni i tij ...
Komentet te 8- vjeçari pi pije energjike i shkojne rrahjet e zemren 145 rrahje në minutë Janë të Mbyllura
Sindikata e Policisë së Kosovës tanimë ka humbur shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri. Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë, dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë për KosovaPress, se shqetësim tjetër është edhe dorëheqja vullnetare e pjesëtareve të Policisë së Kosovës. Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë lidhur me kërkesat e tyre, në të kundërtën numri i dorëheqjeve do të jetë mjaft i madh. Zeqiri thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta tek institucionet, ende nuk kanë marrë përgjigje nëse ...
Komentet te Numri i policëve që dhanë dorëheqje këtë vit Janë të Mbyllura
E keni vënë re ndonjëherë që pas një dite të tërë rrezitjeje, keni shkuar në shtëpi dhe ju duket se nuk jeni nxirë fare dhe vetëm pak orë më vonë lëkura juaj është errësuar? A keni menduar ndonjëherë pse është kështu? Një studim i ri nga Universiteti i Tel-Avivit ka një përgjigje të mundshme, transmeton Telegrafi. Studimi, i cili u botua në Journal of Investigative Dermatology, thotë se mënyra se si njerëzit nxihen ka të bëjë me mënyrën se si trupi përpiqet të mbrohet nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV), i cili zakonisht vjen nga dielli ose rrezitja artificiale në solariume. Në fakt, edhe pse shumë njerëz duan të kenë ...
Komentet te Pse nxihemi disa orë pasi kthehemi në shtëpi nga plazhi? Janë të Mbyllura