8- vjeçari pi pije energjike i shkojne rrahjet e zemren 145 rrahje në minutë

- in Shëndetësi

Një baba i tmerruar mundi të shihte zemrën e djalit të tij tetë vjeçar duke rrahur në gjoks pasi kishte pirë një shishe Prime, një pije e njohur energjike.

Fabiani i vogël “gati vdiq” pasi konsumoi pijen e njohur energjike me shumë kafeinë. Ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe probleme shëndetësore ku  rrahjet e zemrës së tij u rritën deri në 145 rrahje në minutë, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.

“Ai nuk mund të merrte frymë. Filloi të tërhiqte flokët dhe faqet. Gruaja ime mori një peshqir të freskët dhe ia vuri në ballë në përpjekje për ta qetësuar,- deklaroi babai i fëmijës.

Mjekët zbuluan se presioni i tij i gjakut ishte jashtëzakonisht i lartë dhe qëndruan me të për 90 minuta derisa shenjat e tij jetësore u stabilizuan.

Ekspertët paralajmërojnë se nivelet e larta rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut dhe thonë se fëmijët janë më të rrezikuar ndaj nuk duhet te pijne pije energjike./Gazeta Shneta