Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, pasi u pyet për disa raste të incidenteve të pretenduara, Wesely Clark ka thënë se s’ka dëgjuar për këto incidente që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja. Përveç kësaj, ai thotë se nga rusët dëgjoi se në këtë ushtri kishte çeçenë. “Kjo është e saktë”, u përgjigj dëshmitari kur u pyet se a është e vërtetë që ai nuk e di nëse Hashim Thaçi ka luftuar ose jo, por që e di se ai ka qenë udhëheqës politik. Dëshmitari u pyet nga prokurori Mat Halling se a ka patur dijeni për krimet që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja ndaj civilëve në verën e ...
Komentet te Clark thotë se s’ka dëgjuar për incidentet që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në pjesën e dytë të seancës në Hagë, gjenerali amerikan, Wesley Clark, u pyet nga avokati Lluka Misetiq, nëse kishte informacione se UÇK-ja synonte të shënjestronte serbët dhe konkretisht nëse ‘Thaçi kishte motiv” për përfshirje në akte të tilla. Gjenerali amerikan Wesley Clark po e vazhdon dëshminë në Hagë në favor të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ajo ka bërë me dije se Thaçi nuk kishte kontroll mbi njerëzit që kryen akte dhune. Ai ka thënë se nuk është e qartë nëse ato akte janë kryer nga UÇK-ja. “Unë nuk mendoj se z. Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë aktet te tilla. Se pari, nuk është e qartë që ...
Komentet te Clark në Hagë: Thaçi s’kishte kontroll mbi dhunën, as UÇK nuk u përfshi në akte të tilla Janë të Mbyllura
Pas rinisjes së seancës gjyqësore, Clark u pyet nga avokati i Thaçit nëse kishte informacione se UÇK-ja synonte të shënjestronte pakicat, ai tha se nuk kishte informacione të tilla. Sipas gjeneralit amerikan, nuk kishte ndonjë koordinim nga UÇK-ja për të shënjestruar serbët dhe se Thaçi nuk kishte motiv që të përfshihej në akte të tilla. Ai tha se UÇK-ja kishte deklaruar se dëshironte një Kosovë multietnike, duke theksuar se besonte se ishte e sinqertë në këtë deklaratë. Ai foli për situatën pas luftës dhe për aktet e dhunës. Clark tha se kishte një sërë faktorësh që kontribuan në dhunë, duke treguar se shqiptarët e kthyer ishin të mllefosur dhe të ...
Komentet te Clark: UÇK-ja dëshironte një Kosovë multientike Janë të Mbyllura
Lluka Misetiq, avokat i mbrojtjes së Hashm Thaçit, po vazhdon të marrë në pyetje Wesley Clark-un, ish-Komandat Suprem i NATO-s për Evropë që udhëhoqi bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë. Misetiq iu referua librin me kujtime të Mike Jackson-it, ish-Komandatit të KFOR-it, duke rikujtuar negociatat për demilitarizim të UÇK-së dhe pasimit të formimit të Trupave Mbrojtjes të Kosovës. Në atë libër, Jackson thotë se Clark erdhi “për t’i shtuar peshën negociatave” dhe se komandantët e zonave të UÇK-së “dëgjonin çdo fjalë tij” dhe kjo në një rast kur Clark kishte mbajtur një “fjalim të zjarrtë anti Serbisë”. Misetiq: A keni ndonjë koment për përshkrimet e Jackson-it? Clark: Jo, më ...
Komentet te “Clark mbajti fjalim të zjarrtë anti Serbisë, UÇK dëgjonte çdo fjalë”, “Mirë po duket përshkrimi”: Vazhdon dëshmia në Hagë Janë të Mbyllura
Clark përshkruan takimin me Thaçin: Ishte më i riu dhe më bindësi, por nuk ishte komandanti ushtarak
Gjenerali amerikan Wesley Clark ka dhënë detaje për një takim me Hashim Thaçin, i cili kishte ndodhur para bombardimeve të NATO-s. Ai ka treguar se asokohe Thaçi ishte një person me autoritet, por nuk kishte komandant. Gjatë dëshmisë së tij, ai e ka përshkrua në detaje këtë takim “U takova me Thaçin para se të fillonte fushata bombarduese. Ai ishte një prej personave më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Ishte personi që ishte i veshur më mirë. Me ca kuptova unë jetonte në Zvicër, nuk fliste shumë anglisht, fliste gjermanisht, ishte e vështirë të komunikonim se unë nuk është se flisja mirë gjermanisht. Ai nuk ishte komandanti ...
Komentet te Clark përshkruan takimin me Thaçin: Ishte më i riu dhe më bindësi, por nuk ishte komandanti ushtarak Janë të Mbyllura
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. I njëjti kishte hyrë një orë më herët në ambientet e Gjykatës Speciale, raportoi ekskluzivisht gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku. Siç raportoi Mujku, Clark bëri këtë veprim për t’u mos takuar me askënd te hyrja e Gjykatës, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë, sipas Mujkut, e cila po qëndron në Hagë nga dje, dhe do ta përcjellë nga afër dëshminë e Clarkut, ai fillimisht do të pyetet për të kaluarën e tij, për gjithë përvojën ushtarake që ka pasur para se të shërbente si gjeneral me ...
Komentet te Wesley Clark futet në sallë, nis dëshmia në Hagë Janë të Mbyllura
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka raportuar ekskluzivisht se ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka hyrë një orë më herët në ambientet e Gjykatës Speciale. Siç raporton Mujku, Clark bëri këtë veprim për t’u mos takuar me askënd të hyrja e Gjykatës, njofton Klankosova.tv. Clark do të dëshmojë sot në Hagë, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ndërkohë, sipas Mujkut, e cila po qëndron në Hagë nga dje, dhe do ta përcjellë nga afër dëshminë e Clarkut, ai fillimisht do të pyetet për të kaluarën e tij, për gjithë përvojën ushtarake që ka pasur para se të shërbente si gjeneral me katër ...
Komentet te Wesley Clark hyn një orë më herët në Gjykatën Speciale (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, pritet të nis sot dëshminë në gjykatën e Hagës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës është caktuar që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën, më 17 nëntor. Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën ishte planifikuar të fillonte dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor, por Specialja njoftoi se do të rezervojë një ditë shtesë, siç u kërkua. “Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën ...
Komentet te Clark sot nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit Janë të Mbyllura
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, javën që po hyjmë janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore. Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clarki ishte planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Mirëpo, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit (nesër), duke filluar nga ora 12:00. Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, dhe do të jetë dëshmitari i fundit i ...
Komentet te Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit Janë të Mbyllura
Ka përfunduar protesta e OVL’së së UÇK’së në Strasburg të Francës, e cila filloi në ora 13:00. Kjo protestë është organizuar për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta. Organizata e Veteranëve ka njoftuar se i kanë dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ku kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin në Hagë. Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë./Demokracia ...
Komentet te “Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në Strasburg të Francës Janë të Mbyllura