Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Faleminderit për këto fjalë, z. Thaçi

Lajme
Gjyqtari i Gjykatës Specile, Christoph Gosnell, ka reaguar pas kritikave të Hashim Thaçit rreth mbajtjes së seancës sot më 28 Nëntor. Ai e ka falënderuar ish-presidentin e Kosovës për fjalët e tij. Sipas tij, seanca e sotme për konferencën përgatitore është caktuar në koordinim me të gjitha palët. “Faleminderit z. Thaçi për këto fjalë, me duhet të iu them se këtë datë e caktuar pasi u konsultuam me të gjitha palët dhe asnjë kundërshtim nuk pari për këtë ditë, për konferencën e përgatitjes”, ka thënë gjyqtari./Demokracia ...
Komentet te Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Faleminderit për këto fjalë, z. Thaçi Janë të Mbyllura

Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin dhe kritikon Specialen: Besoj se nëntorët tjerë do t`i festojmë bashkërisht

Lajme
Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancën e sotme në Hagë ka kërkuar fjalën për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës për 28 nëntor. Në konferencën përgatitore ish-presidenti Hashim Thaçi si rrallëherë ka kërkuar fjalën për çka ka thënë se caktimi i kësaj seance në ditën e 28 nëntorit është një befasi jo e mirë e cila do të duhej të evitohej. “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë  seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shëtit ligjor por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ...
Komentet te Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin dhe kritikon Specialen: Besoj se nëntorët tjerë do t`i festojmë bashkërisht Janë të Mbyllura

Gazetari Martens: Gjyqi ndaj Thaçit drejt fundit, verdikti do të ketë peshë edhe për NATO-n

Lajme
Procesi maratonë gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka hyrë në fazën e tij finale. Gazetari i njohur i së përditshmes prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, tha se argumentet përmbyllëse në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi janë caktuar për fillimin e vitit 2026. Përmes një shkrimi në platformën sociale “X”, Martens ka dhënë detaje specifike mbi kalendarin e Dhomave të Specializuara, duke thënë se argumentet përmbyllëse janë planfikuar “për 9-13 shkurt 2026.” Përveç aspektit kohor, gazetari gjerman ka ngritur edhe peshën gjeopolitike që do të ketë vendimi i Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky verdikt shkon përtej individëve të akuzuar. “Gjyqi i fundit i madh ...
Komentet te Gazetari Martens: Gjyqi ndaj Thaçit drejt fundit, verdikti do të ketë peshë edhe për NATO-n Janë të Mbyllura

Mbrojtja e Thaçit kundërshton Prokurorinë, insiston në pranimin e dëshmive të Bislim Zyrapit

Lajme
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, vazhdon të jetë temë diskutimi në Gjykatën Speciale të Hagës. Pas dëshmisë së tij kohë më parë, mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar që ai të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, me shkrim. Pra, që të pranohen disa prej dëshmive. Megjithatë, Prokuroria e Specializuar në Hagë e kundërshtoi këtë kërkesë, raporton Nacionale. Në përgjigjen e avokatit të Thaçit, Luka Misetiq, thuhet se pranimi i deklaratave të Zyrapit dhe shtimi i tij si dëshmitar i mbrojtjes, paraqet interes për procesin. “Trupi Gjykues tregoi shprehimisht se kur provat e propozuara kualifikohen si deklaratë, ato duhet të ofrohen sipas Rregullës 153-155 në ...
Komentet te Mbrojtja e Thaçit kundërshton Prokurorinë, insiston në pranimin e dëshmive të Bislim Zyrapit Janë të Mbyllura

Gazetari investigativ çon në Prokurorinë e Milanos Aleksandër Vuçiçin, dyshime se ishte organizator i “safarit njerëzor” në Sarajevë

Lajme
Gazetari i njohur investigativ Domagoj Margeti? i ka paraqitur një raport të detajuar Zyrës së Prokurorit Publik në Milano, duke ofruar informacione që ai i konsideron të rëndësishme për hetimin e vazhdueshëm në Itali mbi të ashtuquajturat “safari njerëzore” të kryera gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1994. Sipas raporteve të medias, autoritetet italiane po hetojnë aktualisht pretendimet se individë të pasur dhe me ndikim nga Italia dhe vende të tjera të botës udhëtuan në Sarajevën e kohës së luftës për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve si një formë “gjuetie sportive”. Raporti i Margetiç përmban 19 pika të bazuara në deklarata publike, intervista në ...
Komentet te Gazetari investigativ çon në Prokurorinë e Milanos Aleksandër Vuçiçin, dyshime se ishte organizator i “safarit njerëzor” në Sarajevë Janë të Mbyllura

Fuqia e Wesley Clark: Një nga dëshmitarët e vetëm të cilit gjyqtarët nuk ‘guxuan’ t’i bëjnë pyetje, ia lejuan edhe fjalimin

Lajme
Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, përmbylli dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Pavarësisht se ishte pritur që dëshmia e tij të zgjaste më shumë, diçka ndikoi që ajo të mos ndodhte. Clark është në mesin e dëshmitarëve të vetëm të cilit gjyqtarët nuk morën mundin t’i bëjnë pyetje. Nacionale kishte raportuar gjatë gjithë gjykimit se pjesën më të madhe të kohës, gjyqtarët po iu bëjnë pyetje të gjithë dëshmitarëve. Madje, edhe pyetje sygjestive e orientuese. Megjithatë, çuditërisht, për Clarkun nuk e patën asnjë pyetje. Madje, ish-komandantit ia lejuan edhe fjalimin e fundit, të cilin nuk ia kishin lejuar askujt tjetër. Wesley Clark ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale ...
Komentet te Fuqia e Wesley Clark: Një nga dëshmitarët e vetëm të cilit gjyqtarët nuk ‘guxuan’ t’i bëjnë pyetje, ia lejuan edhe fjalimin Janë të Mbyllura

Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Clark u takua veç me Thaçin

Lajme
Gjenerali Wesley Clark, ka pohuar se hera e vetme që ai është takuar me ndokënd nga UÇK-ja gjatë fushatës së bombardimeve, ka qenë me Hashim Thaçin. Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Clark tha se Thaçin e kishte takuar në bazën ajrore, transmeton Klankosova.tv. Ish-komandanti suprem i NATO-s, deklaroi se me Thaçin ishte takuar më shumë se një herë gjatë fushatës së bombardimeve./Demokracia ...
Komentet te Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Clark u takua veç me Thaçin Janë të Mbyllura

Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Lajme
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Clark u pyet nga një prokuror nëse kishte dëshmi rreth dyshimeve se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte spastruar etnitetin serb nga Kosova Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi. I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova apo dëshmi ...
Komentet te Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik Janë të Mbyllura

Clark: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës

Lajme
Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë në Hagë, tha se gjatë viteve të luftës në Kosovë, ishte i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar. “Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë”, tha Clark. Pos tjerash, ai tha se në Kosovë, nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, madje siç thotë Clark, një situatë e ngjashme vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së vendit në 2008-ën. “Përgjegjësia ime ishte që ata [forcat serbe] të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha gjenerali amerikan. Clark gjatë dëshmisë, thotë ...
Komentet te Clark: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës Janë të Mbyllura

Vëllai i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, takohet me Edi Ramën në Hagë

Lajme
Vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Blerim Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë./Gazeta Demos ...
Komentet te Vëllai i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, takohet me Edi Ramën në Hagë Janë të Mbyllura