Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, nën ndërmjetësimin së cilës ishte nënshkruar edhe Marrëveshja e vitit 2013 ku përfshihet edhe Asociacioni, në një intervistë për KosSev ka folur për pikat e Marrëveshjes dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ashton ka thënë se Asociacioni është si rezultat i një prej shtatë pyetjeve të shtruara për Beogradin dhe Prishtinën në kuadër të Dialogut. Sipas saj, është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një raport të veçantë me institucionet në Prishtinën dhe se Asociacioni ka rrjedhur bazuar mbi këtë dhe mbi qëllimin për eliminimin e ndërhyrjes se Beogradit në Veri dhe që Beogradi të mos jetë pjesë ...
Komentet te Ashton: Asociacioni erdhi si synim për ta larguar Beogradin nga Veriu dhe për t’i afruar serbët me Prishtinën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje bore në vend. Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, sipas njoftimit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Të dielën parashihet mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius./Demokracia ...
Komentet te Fundjavë dimërore, të shtunën bie borë Janë të Mbyllura
Ulur në një rrugë në lagjen Dardania në Prishtinë, një 36-vjeçare priste që njerëzit që dilnin nga një market apo kalonin asaj rruge t’i lëshonin pranë saj disa nga centët e tyre. E ardhur nga Shqipëria, kjo grua me përkatësi etnike rome thotë se tani jeton në një shtëpi të vjetër në qytetin e Ferizajt, ku banon me qira. Dhjetë vjetët e saj në Kosovë nuk kanë qenë të lehta. “Shumë herë gjatë natës nuk më ka zënë gjumi, [duke menduar] se a do të mund ta sigurojë ushqimin të nesërmen për familje”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. E papunë, ajo çdo ditë udhëton nga Ferizaj në Prishtinë ...
Komentet te “Nuk më zë gjumi natën” – Rritja e çmimeve shton stresin dhe ankthin tek kosovarët Janë të Mbyllura
Mbrojtja e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme, ka vazhduar mbrojtjen ndaj Gani Jakupit, këshilltarit që mori projektin prej 90 mijë euro. Në një prononcim para medies, Gërvalla ka bërë një deklarim interesant. Në një fjali, ajo ka krahasuar Jakupin me Dua Lipën e Rita Orën, dy këngetare shqiptare jashtëzakonisht të njohura në botë. “Natyrisht zoti Gani Jakupi nuk i ka më shumë borxh Kosovës sesa të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk i ka borxh këtë fushatë të jashtëzakonshme kundër tij. Unë jam e lumtur që zoti Gani Jakupi, si shumë profesionistë të tjerë anëmbanë botës, të cilët asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet me Kosovën, ...
Komentet te Vazhdon mbrojtja e Gërvallës ndaj Gani Jakupit, e krahason me Dua Lipën e Rita Orën Janë të Mbyllura
Qytetarët e Kosovës po varfërohen çdo ditë. Por, kjo veçse po e rritë arrogancën e pushtetarëve. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot e ka mbrojtur “superkëshilltarin” Gani Jakupi, i cili është angazhuar për lobim me një pagë prej 7 mijë e 500 euro në muaj. Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ajo ka thënë se paga e tij është modeste. Gërvalla ka kërkuar që të respektohet personaliteti i Gani Jakupit, duke thënë se po bënë punë të jashtëzakonshme. “Lehtë është ta angazhosh një kompani që kushton 4 milionë, por vështirë është të gjesh personalitete të rëndësishme kulturore dhe publike të vendeve të ndryshme të cilët me ...
Komentet te Kurti refuzoi kërkesat e heronjve të Banjskës që mbrojtën Republikën, por 7500 euro për Gani Jakupin u duket vlerë modeste Janë të Mbyllura
Po vazhdon të thellohet skandali i angazhimit të “superkëshilltarit” të MPJD-së, Gani Jakupi, i cili është angazhuar për lobim me një pagë prej 7 mijë e 500 euro në muaj. Pasi ministrja Gërvalla tha sot se paga e tij është shumë modeste, ministria e saj ka dalë me një sqarim, ku tregohet se lobimin për pavarësinë e Kosovës në shtetet mosnjohëse e kanë lënë në duar të Gani Jakupit, shkruan Demokracia.com. “Natyra e aktivitetit diplomatik dhe instrumenteve specifike të përdorura për arritjen e objektivave të politikës së jashtme, jo vetëm në Kosovë, është e tillë që publikimi i informacioneve të detajuara është i destinuar të dëmtojë seriozisht diplomacinë dhe interesat ...
Komentet te Thellohet skandali | MPJD me komunikatë tregon se lobimin për pavarësinë e Kosovës në shtetet mosnjohëse e kanë lënë në duar të Gani Jakupit Janë të Mbyllura
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot ka thënë se paga e ekspertit të jashtëm të MPJD-së, Gani Jakupi, prej 7 mijë e 500 euro në muaj është shumë modeste. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest. Sipas tij, Gërvalla e ka dëmtuar imazhin e Kosovës prej ditës së parë. “Për Ministren e skandaleve të mëdha, e mega skandaleve, ky ndoshta është skandal modest. Imazhin e Kosovës e ka dëmtuar Ministresha Gërvalla – Schwarz prej ditës së parë. Buxhetin e shtetit me ...
Komentet te Hamiti, Gërvallës: Për Ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot shifrat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket kredive të qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit. Sipas raportit të Komisionit Evropian, normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta. Krahas ngritjes së çmimeve edhe kjo rritje e normave të inreresit të kredive ka prekur më shumë se 650 mijë kosovarë. “Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të ...
Komentet te Memli Krasniqi: Më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive vitin e fundit (Video) – Video Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mbledhjen e komisionit parlamentar për punë të jashtme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, është pyetur edhe për angazhimin e Gani Jakupit, konsulentit që bëri bujë në media, i cili u raportua se merr pagë prej 7 mijë e 500 eurove. Gërvalla u pyet nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në lidhje me këtë rast. Mes tyre pati edhe përplasje, teksa kryediplomatja tha edhe se refuzon që me PDK-në të flasë për financa. Ajo tha se paga e Jakupit nuk është mujore, por tha se bëhet fjalë për një projekt të tërë, në të cilin siç tha ajo, Jakupi është ...
Komentet te Shkatërrimi i shpresës së popullit | Ministrja e Kurtit, Gërvalla për pagën mujore 7500 euro të Gani Jakupit: Shumë modeste Janë të Mbyllura
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë me një video ku shpërfaq presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se s’do ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën të dakorduar në Bruksel e Ohër. VV thotë se deklaratat e tij për moszbatim e përshkruan qasjen e këtij vendi karshi dialogut. Po ashtu, Vetëvendosje thotë se mungesa e sanksionimit të Serbisë për sulmin agresor ndaj Kosovës tregon për hapin e radhës të Serbisë. Në fund, VV thotë se nëse grupet fashiste që strehohen në Serbi provojnë diçka do ta marrin përgjigjen e njëjtë të para dy muajve. Postimi i plotë: Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me ...
Komentet te Produksioni LVV | Kurtit i bëhet pikë, edhe me video e kërkon nënshkrimin e ish-ministrit të Millosheviqit -Video Janë të Mbyllura