Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ironizon Mirena: Minatorëve nuk u paska dal paga, shpresoj që Gani Jakupit nuk ia vonojnë

Lajme
Ilir Mirena, analist i përhershëm në T7, ka komentuar reagimin e minatorëve të Trepçës, të cilët u ankuan se sërish nuk u ka dalë rroga më 24 nëntor. Mirena ka ironizuar, duke shkruar se shpreson që mos t’i vonohet paga edhe Gani Jakupit, “superkëshilltarit” që përfiton të hyra prej 7 mijë e 500 euro nga buxhet i Qeverisë së Kosovës. “Minatoreve te Trepçes edhe pas dates 24 nentor nuk u paska dal paga. Po shpresoj Gani Jakupit nuk ja vonojne kshtu. Minatoret s’kane ku shkojne as kush s’ti merr. Qaty n’zgafelle. Ganine po. Ta marrin shtetet tjera, ta fshijne. Kerkesa per eksperta te tille eshte e madhe. Nje Gani e ...
Komentet te Ironizon Mirena: Minatorëve nuk u paska dal paga, shpresoj që Gani Jakupit nuk ia vonojnë Janë të Mbyllura

“Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive…” | Si e shkatërroi Kurti me superkëshilltarin Ligjin e Pagave, që paguhet 7,500 euro në muaj?

Lajme
“Me këtë sistem të ri dhe vlera të reja të kompensimeve ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë. Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”. Këto janë shtyllat kryesore të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Republikën e Kosovës, të cilat u mbrojtën më 1 shkurt të vitit 2023 nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur në mbledhjen e Qeverisë caktoi vlerën monetare të koeficientit, 105 euro, shkruan Demokracia.com. “Barazia”, “ndershmëria”, “ngushtimi i hendekut mes zyrtarëve të lartë dhe ...
Komentet te “Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive…” | Si e shkatërroi Kurti me superkëshilltarin Ligjin e Pagave, që paguhet 7,500 euro në muaj? Janë të Mbyllura

Berisha: Bazat ushtarake serbe janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë!

Lajme
Ditët e fundit ka patur paralajmërime për deeskalim të situatës në veri. Këtë lajm e konfirmoi disa ditë më parë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai tha se ushtria serbe po përdor armët kineze për shfaqjen e agresionit ndaj Kosovës. “Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka deklaruar Kurti. Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic”, edhe deputeti i PDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe ...
Komentet te Berisha: Bazat ushtarake serbe janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë! Janë të Mbyllura

Një grua kërkon ndihmë mjekësore në QKUK pasi u sulmua fizikisht nga ish i dashuri

Lajme
Një grua ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 24.11.2023 – 00:35. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Një grua kërkon ndihmë mjekësore në QKUK pasi u sulmua fizikisht nga ish i dashuri Janë të Mbyllura

“U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kanë kaluar dy muaj…” | Kurti prapë në kërkim të sanksioneve për Serbinë, por vetë nuk guxoi ta marrë asnjë masë bllokuese pas 24 shtatorit -Video

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar faktorët ndërkombëtarë që ende nuk kanë vendosur sanksione ndaj Serbisë edhe dy muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. “Për të mos ndodhur kjo është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-së në njërën anë, por edhe sanksionet, masat ndaj Serbisë, në anën tjetër. Nuk mund ta tolerojmë, durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, si sulm terrorist e kriminal, për këtë arsye duhet të veprohet sot e jo nesër. Për këtë u bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë ta shtrojmë çështjen, kanë kaluar 2 muaj”, u ankua Kurti të premten më 24 ...
Komentet te “U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kanë kaluar dy muaj…” | Kurti prapë në kërkim të sanksioneve për Serbinë, por vetë nuk guxoi ta marrë asnjë masë bllokuese pas 24 shtatorit -Video Janë të Mbyllura

Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe -Video

Lajme
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar sot për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës. Krasniqi ka thënë se përgjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur. Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe. Kransiqi ka potencuar se është bërë regres “349 punëtorë në Kosovë  kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe! #Regres”, ka shkruar Krasniqi /Demokracia ...
Komentet te Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe -Video Janë të Mbyllura

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

Lajme
BATON HAXHIU Arbnor dhe Astrit Dehari nuk janë dëshmorë të kombit. Nuk janë as martirët e fundit në historinë e këtij vendi. Nuk janë as simbole të ndërgjegjes qytetare në Kosovë. Ata nuk meritojnë as përkujtime solemne nga ana e Qeverisë, as grafite nëpër muret e disa prej qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, as emra rrugësh në Prishtinë. Ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq të cilët për problemet e tyre familjare kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre, në mënyrën më mizore. Avni e Xhemile Dehari, para se të synojnë të shpëtojnë fytyrën e tyre duke mashtruar qëllimshëm nëpër televizione të ndryshme, bëjnë shumë më ...
Komentet te Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari Janë të Mbyllura

“Është anonimus”; “Nuk do të sjell asnjë dobi”: Askush nuk pret rezultate nga angazhimi i “ekspertit” Gani Jakupi

Lajme
Pothuajse askush nuk pret që angazhimi i Gani Jakupit si ekspert i jashtëm i MPJD-së do të sjell ndonjë rezultat për diplomacinë e Kosovës. Njohësit e politikës së jashtme kanë bërë me dije se ai nuk është ekspert i kësaj fushe, prandaj nuk pritet diçka nga ai. Sipas tyre, angazhimi i Jakupit në këtë fushë është keqpërdorim i fondeve publike. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë për gazetën Nacionale se këtu nuk bëhet fjalë për angazhim të ndonjë eksperti. Ai ka thënë se MPJD-ja ka angazhuar një anonimus, i cili nuk do t`i ofrojë asnjë shërbim Kosovës. “Nuk kam parë që Ministria e Jashtme ka angazhuar ndonjë ...
Komentet te “Është anonimus”; “Nuk do të sjell asnjë dobi”: Askush nuk pret rezultate nga angazhimi i “ekspertit” Gani Jakupi Janë të Mbyllura

Iliriana dhe Adri i thonë PO njëri-tjetrit, martohen live në BBVK – FOTO

ShowBiz
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të dashurisë me martesë, raporton Gazeta Sinjali. Ceremonia i zhvillua live në spektaklin e sotëm, teksa befasi për çiftin ishte edhe prezenca e tyre në dasmë. /Sinjali ...
Komentet te Iliriana dhe Adri i thonë PO njëri-tjetrit, martohen live në BBVK – FOTO Janë të Mbyllura

Producenti kosovar paralajmëron film për përballjen e ish-krerëve të UÇK-së me Hagën

Lajme
Aktori dhe producenti kosovar i filmave, Besnik Krapi, i cili ishte nominuar për çmimin Oscar me filmin e tij “Në kërkim të Venerës”, ka thënë se në përballje me një “Përrallë Kafkiane” e cila përfshinë ede themeluesit e Republikës së Kosovës të cilët gjenden në Gjykatën Speciale, mbase do të eksperimentoj drejt realizimit të një filmi për gjithë atë që po ndodh në Holandë. Krapi ka shkruar se shpesh realiteti shpesh e tejkalon trillimin. Ky reagim i Krapit vjen pasi dje me një vendim të Gjykatë së Hagës pas kërkesës së Prokurorisë, ish-krerët UÇK-së do të përballen me kufizime të jashtëzakonshme të takimeve dhe bisedave. Kjo pasi Prokuroria i ka ...
Komentet te Producenti kosovar paralajmëron film për përballjen e ish-krerëve të UÇK-së me Hagën Janë të Mbyllura