Memli Krasniqi: Më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive vitin e fundit (Video) – Video

- in Ekonomi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot shifrat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket kredive të qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta.

Krahas ngritjes së çmimeve edhe kjo rritje e normave të inreresit të kredive ka prekur më shumë se 650 mijë kosovarë.

“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive!
#Regres”, ka thënë Memli Krasniqi.

/Demokracia