Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Por mesnata e së shtunës ishte fatale për kryefamiljarin, Veliun, i cili gjatë kohës sa ishte në gjumë u godit nga plumbat e kallashnikovit dhe nuk arriti të dal i gjallë nga kati i parë i banesës. Visar Sadiku, nipi i ish-ushtarit të UÇK-së, për RTV Dukagjini ka rrëfyer se si nisi ngjarja tragjike. Visar Sadiku, Nipi ka thënë se “Këto informacione janë, janë gju ato dy grupet në mes veti, ky ka qenë flejtë. Qysh ka shënu aty, në orën një të natës ose kah ora 12 e diçka ka ndodhur rasti, edhe ato dy bandat kriminale janë kapur në mes vete për shkak të drogës që e kanë shitur ai ka jetu aty edhe ja kanë fut kallash ata njëri tjetrit” Numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i lartë. Në banesë përpos Veliut, të pranishëm ishin edhe bashkëshortja e tij, vajza 23 vjeçe dhe djali 24 vjeç. Familja Sadiku sipas nipit nuk ishte cak i sulmit. Visar Sadiku, Nipi ka shtuar se “(do të thotë ky nuk ka pasur të bëjë asgjë me ata). Jo jo, ky veq që ka jetu, shembull, se këtu në Francë nëpër hyrje të banesave shesin drogë, edhe ky në hyrje aty e ka pasur dhomën afër aty, nuk ka qenë ky caku. Por e ka kapur plumbi i kallashit aksidentalisht. Krejt familja kanë qenë fjetur aty.” Mediat franceze raportojnë se Prokurori i rastit, Olivier Caracotch ka konstatuar se 55 vjeçari nga Mitrovica ishte viktimë e të shtënave që nuk ishin të destinuara për të. Sipas prokurorit personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave ku mbeti i vdekur Veli Sadiku. Shumica e familjes së tij ka më shumë se një dekadë që jetojnë në Francë. “Veli Sadiku me rrethin e tij të gjerë kanë shtëpi këtu në lagjen e njohur si “Tuneli i Parë” në Mitrovicë. Sipas familjarëve pas procedurave të obduksionit, trupi i tij do të sillet për t’u varrosur në vendlindje.” RTV Dukagjini ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës lidhur me këtë rast, por të njëjtit gjatë ditës nuk janë përgjigjur.

Lajme
Ditëve të fundit vizitat dhe telefonatat iu ndaluan ish-krerëve të UÇK-së – tash e tri vite të paraburguar në Hagë – ku Prokuroria e Specializuar e Hagës përmes një parashtrese pretendoi se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, u kanë “zbuluar” vizitorëve të tyre hollësi rreth dëshmitarëve të mbrojtur si dhe, sipas tyre, u kanë dhënë instruksione e udhëzime vizitorëve për dëshmitarët potencialët se si e çka të dëshmojnë. Për çudinë edhe më të madhe të shumëkujt, vizitat ishin të përgjuara dhe u publikuan disa transkripte të bisedave për të mbështetur këto pretendime të prokurorisë. “Nuk pash kurrfarë shkelje”, na tha me bindjen më të prerë profesoresha e mirënjohur ...
Komentet te Por mesnata e së shtunës ishte fatale për kryefamiljarin, Veliun, i cili gjatë kohës sa ishte në gjumë u godit nga plumbat e kallashnikovit dhe nuk arriti të dal i gjallë nga kati i parë i banesës. Visar Sadiku, nipi i ish-ushtarit të UÇK-së, për RTV Dukagjini ka rrëfyer se si nisi ngjarja tragjike. Visar Sadiku, Nipi ka thënë se “Këto informacione janë, janë gju ato dy grupet në mes veti, ky ka qenë flejtë. Qysh ka shënu aty, në orën një të natës ose kah ora 12 e diçka ka ndodhur rasti, edhe ato dy bandat kriminale janë kapur në mes vete për shkak të drogës që e kanë shitur ai ka jetu aty edhe ja kanë fut kallash ata njëri tjetrit” Numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i lartë. Në banesë përpos Veliut, të pranishëm ishin edhe bashkëshortja e tij, vajza 23 vjeçe dhe djali 24 vjeç. Familja Sadiku sipas nipit nuk ishte cak i sulmit. Visar Sadiku, Nipi ka shtuar se “(do të thotë ky nuk ka pasur të bëjë asgjë me ata). Jo jo, ky veq që ka jetu, shembull, se këtu në Francë nëpër hyrje të banesave shesin drogë, edhe ky në hyrje aty e ka pasur dhomën afër aty, nuk ka qenë ky caku. Por e ka kapur plumbi i kallashit aksidentalisht. Krejt familja kanë qenë fjetur aty.” Mediat franceze raportojnë se Prokurori i rastit, Olivier Caracotch ka konstatuar se 55 vjeçari nga Mitrovica ishte viktimë e të shtënave që nuk ishin të destinuara për të. Sipas prokurorit personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave ku mbeti i vdekur Veli Sadiku. Shumica e familjes së tij ka më shumë se një dekadë që jetojnë në Francë. “Veli Sadiku me rrethin e tij të gjerë kanë shtëpi këtu në lagjen e njohur si “Tuneli i Parë” në Mitrovicë. Sipas familjarëve pas procedurave të obduksionit, trupi i tij do të sillet për t’u varrosur në vendlindje.” RTV Dukagjini ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës lidhur me këtë rast, por të njëjtit gjatë ditës nuk janë përgjigjur. Janë të Mbyllura

Si u vra nga Bandat Kriminale në Francë ish-ushtari i UÇK-së?

Lajme
Veli Sadiku 55 vjeçar nga Mitrovica për më shumë se 15 vite ka jetuar në Dijon të Francës. I njëjti gjatë kohës së po flinte në banesën e ku të pranishëm ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët, u godit nga plumbi i kallashnikovit dhe mbeti i vdekur në vend. Për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së ka folur nipi i tij i cili ka treguar se Veliu nuk ka pasur lidhje me bandat kriminale, por ka qenë viktimë e përleshjes së tyre. Edhe autoritetet franceze e kanë konfirmuar se 55 vjeçari nga Kosova nuk ka qenë cak i gjuatjes me armë. Familja katër anëtarëshe Sadiku me prejardhje nga Mitrovica, ka 15 ...
Komentet te Si u vra nga Bandat Kriminale në Francë ish-ushtari i UÇK-së? Janë të Mbyllura

Këta janë nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Lajme
Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u nënshkrua nga 40 delegatë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.  Fotografi e dokumentit origjinal të Aktit të shpalljes së Pavarësisë Nënshkruesi Ismail Qemali (Ismaïl Kemal) Nikoll Kaçorri (Kaçorri) Vehbi Dibra Agolli (Abdyl Aziz Vehbi, me shkrimin osman) Jorgji Karbunara (J. Karbunara) Elmas Boçe (Elmas Boce) Veli Harçi (Veli Harçi) Qazim Kokoshi (Qazim Kokoshi) Jani Minga (J K Minga) Rexhep Mitrovica ...
Komentet te Këta janë nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë Janë të Mbyllura

Nga 160 çerdhe të premtuara sipas Nagavcit deri më tani janë katër të përfunduara

Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media ka bërë të ditur se për vitin e ardhshëm do të nisin punimet për ndërtimin e çerdheve të reja në 14 komuna në tërë vendin. Nagavci vuri në dukje se vetëm gjatë kësaj jave, pritet që të vihet gurthemeli për tre çerdhe të reja në Podujevë, Deçan dhe Prizren, duke demonstruar kështu angazhimin dhe përparimin e qeverisë në përmbushjen e premtimit elektoral për ndërtimin e çerdheve. Në prezantimin e projekteve për ndërtimin e çerdheve që mbulon periudhën 2021-2023, ministrja zbuloi se deri më tani, në 24 komuna janë ndërtuar katër çerdhe të reja, 26 çerdhe të tjera janë në fazat ...
Komentet te Nga 160 çerdhe të premtuara sipas Nagavcit deri më tani janë katër të përfunduara Janë të Mbyllura

Paralajmërimi i fortë i SHBA-së, O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n

Lajme
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka paralajmëruar të hënën Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n. “Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarë. Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët ...
Komentet te Paralajmërimi i fortë i SHBA-së, O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n Janë të Mbyllura

Njeriu që premtonte bashkim kombëtar shkon në Shqipëri me politikë përçarëse, nuk tregon nëse do ta takojë Edi Ramën

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë sot e nesër në Shqipëri për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, por ai nuk ka treguar nëse do të takohet me homologun e tij, Edi Rama. Kurti para gazetarëve bëri të ditur se në qytetin e Vlorës do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit. I pyetur se a do të ketë mbledhje të përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kurti ka thënë se do të ketë në të ardhmen. “Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak ...
Komentet te Njeriu që premtonte bashkim kombëtar shkon në Shqipëri me politikë përçarëse, nuk tregon nëse do ta takojë Edi Ramën Janë të Mbyllura

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, PSD me aksion para EULEX-it

Lajme
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it. Ata në muret e këtij institucioni kanë shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”./Demokracia ...
Komentet te “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, PSD me aksion para EULEX-it Janë të Mbyllura

Komuna e Prishtinës akuzon Kurtin: Për qëllime politike, nuk po e mbështet një prej projekteve më të rëndësishme

Lajme
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti për qëllime politike nuk po e mbështet një prej projekteve më të rëndësishme, siç është ndërtimi i “Unazës së Qytetit”. Nënkryetari i Prishtinës ka folur edhe për shumën që do ta kenë në dispozicion për investime kapitale, ku përfshijnë ndërtimin e disa rrugëve, spitalit të Prishtinës dhe ndërtimi i disa sallave sportive. Ndërsa për ndaljen e punimeve në Rrugën A për shkak të pezullimit nga Gjykata Komerciale, Zogaj kërkon që të përfundojë çështja në Gjykatë dhe të fillojnë punimet. Ai e quan projekt strategjik për Kryeqytetin dhe jo vetëm. Duke folur për mospërkrahjen e ekzekutivit për ndërtimin e ...
Komentet te Komuna e Prishtinës akuzon Kurtin: Për qëllime politike, nuk po e mbështet një prej projekteve më të rëndësishme Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi: Qeveria ndau 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot një video përmes së cilës ka treguar të gjeturat alarmante të raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën ku thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro. “78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres”, ka shkruar kreu i PDK-së Memli Krasniqi. /Demokracia ...
Komentet te Memli Krasniqi: Qeveria ndau 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal Janë të Mbyllura

Propozim për martesë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova -Video

ShowBiz
Lumbardhi dhe Edona kanë krijuar një atmosferë interesante në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2. Ai i ka “propozuar” Edonës për martesë, ndërsa ajo i tha atij “po”. Pasi Edona i tha “po”, Lumbardhi i “dhuroi” asaj një puthje. Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Propozim për martesë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova -Video Janë të Mbyllura