Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se liberalizimi i vizave është lajm i mirë për Kosovën. Çitaku përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se se VV-ja nuk ka kurrfarë kontributi për këtë çështje, teksa përmend gazin lotsjellës në Kuvend. Ajo foli edhe për deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti ku tha se sukseset e kësaj qeverie, vendet e tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr. Postimi i plotë: Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, ...
Komentet te Çitaku: Kontributi i vetëm i Kurtit dhe VV-së në liberalizimin e vizave është veç gazi lotsjellës në Kuvend Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë, thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Të dhënat paraprake të zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, ka fituar shumicën. Lista opozitare “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar, ndërkohë, anulimin e zgjedhjeve në Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi. Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, Serwer thotë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë”për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Nuk shoh asnjë shenjë se Vuçiq është gati për një ndryshim serioz sa ...
Komentet te Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s’është shenjë e mirë për Kosovën Janë të Mbyllura
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, persona akoma të paidentifikuar kanë arritur që nën kërcënimin e armës të grabisin një shumë të parave. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti. “Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë ...
Komentet te Grabitje e armatosur në Prishtinë, dy persona me armë e helmeta në kokë vjedhin në një këmbimore të kriptovalutave Janë të Mbyllura
Më 12 dhjetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt një konferencë ku u fol për aktivitetet e mekanizmave të mbetur lidhur me gjykatat penale. Aty më e zëshmja ishte Maria Zabolotskaya, përfaqësuese e Rusisë. Një pjesë të mirë të fjalimit, ajo ia ka dedikuar Kosovës dhe Gjykatës Speciale. Madje, me detaje të cilat nuk dihen publikisht, shkruan Nacionale. Shteti i Rusisë po del të jetë mirë i informuar për të gjitha zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Hagës. Madje, përveç proceseve e detajeve që janë të shpalosura publikisht, duket se ata kanë dijeni edhe për “masat ekstreme” që iu vendosen ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim. Gjatë një konference ...
Komentet te Rusia fort e interesuar për gjykimin në Hagë, ankohet në OKB se krerët e UÇK-së “po i mbajnë mirë” Janë të Mbyllura
Një garë me vetura mes dy të rinjve nga Gjakova në autostradën “Ibrahim Rugova” solli pasoja me fatalitet duke lënë të vdekur tre persona të cilët ndodheshin në rrugë duke përcjellë nga afër gjithçka po ndodhte mes dy garuesve. Një prej personave që mbeti i vdekur ishte edhe Lordon Syla. Ai në një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok, në muajin shkurt të këtij viti, tregoje se i ka pasur pasion garat me makina, pasi kishte bërë gara të tilla edhe vet. “Nëse një ditë më vret shpejtësia mos qaj sepse vetëm vetura ime i di dhimbjet e mia dhe e vetmja mënyrë për të harruar të këqijat për mua ...
Komentet te “Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj…”, postimi i viktimës në Prizren që tregon për pasionin e tij të frikshëm Janë të Mbyllura
Si çdo fundjavë, edhe sot, perfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të javës. Ai shkruan se të hënën zhvilloi takim në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, me të cilin tha se diskutuan draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes. Të mërkurën, Lajçak zhvilloi një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut dhe rithekson se ranë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut. Bisedat me dy kryenegociatorët i ka quajtur produktive. Postimi i tij i ...
Komentet te Lajçak i quan produktive bisedat me Bislimin e Petkoviqin, por thekson se duhen më shumë konsultime Janë të Mbyllura
Sa herë që dy zëvendësit e kryeministrit Albin Kurti shfaqen në ndonjë intervistë, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, ata do të nxjerrin zbuluar gënjeshtrat dhe dobësitë e tij. Vetëm një natë pas Besnik Bislimit, i cili doli në RTK më 15 dhjetor dhe zbuloi skandalin e madh të shefit të tij, se Zajednica e pranuar prej tij i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, është shfaqur Donika Gërvalla Shwarz në TV Dukagjini, ku gjithashu ka nxjerrë në pah dorëzimin e shefit të saj, shkruan Demokracia.com. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë në intervistën e saj më 16 dhjetor 2023 se Zajednica apo Asociacioni i Komunave ...
Komentet te Po ta dëgjonte dikush që s’jeton në Kosovë do të mendonte që këtu ka tepricë të mirëqenies të cilës bota i lakmon dhe do të konsideronte në mendim të parë t’ia mësynte për të jetuar. Por, çka tha saktësisht ai? “Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet”, tha Kurti para partisë së tij. “Qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara. Ne i plotësojmë zotimet tonat, por edhe ato të mirat që mund të kenë pasur ata të këqijtë. Në vitin 2024 do të kemi edhe më shumë fitore. Por, nuk duhet harrur sfidat që kemi pasur për të arritur deri këtu”, shtoi ai. Këtu i përvjelën mëngët të çuditur edhe përkrahësisht më vokalë të tij si Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci. “Shenjë e keqe” dhe “seriozisht i shqetësuar”, ishin komentet e tyre ndaj monologut vetëlavdërues dhe vetëmadhërues të Kurtit, shkruan Nacionale. “Muj me ju thanë shumë seriozisht që jam i shqetësum”, ka shkruar Gjinovci, teksa konstatuar prerazi se “ky njeri është i shkëputun prej realiteti”. Gjinovci “përgjëron” opozitën të lë kritikat ndaj qeverisë në raport me dialogun por t’i kthehen opozitbërjen për qeverisjen e brendshme të Kurtit, për të cilën sferë Gjinovci shprehet “i shqetësuar”. “Subhan-Allah! Ky mirë ke deri para rezultateve të PISA-s, çka e gjet kshtu përniher?“, ka shkruar mes tjerash ai. Ndërkaq ish-këshilltari i tij Shkëlzen Gashi – i cili ndonëse i fascinuar pas Kurtit në një varg temash – e ka quajtur “shenjë të keqe” vetëmadhërimin e Kurtit për “rezultatet” që ai i projekton që “vendet e tjera as në ëndër nuk i shohin”. “Edhe me qenë kështu, ti, Albin Kurti, nuk duhesh me e thanë këtë send. Kjo deklaratë është shenjë e keqe”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook. Ndërsa opinionisti dhe gazetari Ilir Mirena ka parafrazuar një deklarim të ish-Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ndaj kryenegociatorit Besnik Bislimi se “nuk është mirë nga mendja. “Që do të thoshte Isa Mustafa, as ky s’është mirë nga mendja”, ka shkruar Mirena teksa ia ka bashkëngjitur një foto-citat “Kurti mahnit partinë e tij: Në vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia”. Janë të Mbyllura
Vazhdon të recitojë shifra e krahasime tejet të përzgjedhura për të përçuar atë që ai e quan progres të vendit në periudhën kohore të qeverisjes së tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke operuar monologisht para partisë së tij madje u lëshua edhe në atë që filozofikisht quhet solipsizëm – ku për të ekzistuar diçka, duhet ta perceptojë ai (ose ekskluzivisisht ai) – si njëfarë: mendoj e perceptoj unë këtë-këtu-kështu, prandaj kjo-këtu-kështu edhe është. Ndonëse Kosova është vendi më i varfër në Evropë – siç edhe pohuan vetë kur ishte fjala për përmbushjen e kërkesave të NjSI-së të cilët protestuan para qeverisë – Kurti para partisë së tij u lëshua edhe në një vetëlavdërim ...
Komentet te “Çka e gjet kështu?”, “Shenjë e keqe”: Gashi e Gjinovci kritikë ndaj vetëmadhërimit që Kurti ia bërë qeverisjes së tij Janë të Mbyllura
Një dosje kundër Jack Smith, ish-Prokurorit të Specializuar të Hagës, është ngritur në Departamentin e Drejtësisë. Atë e ka bërë ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, John Moynihan. Sipas dosjes, Jack Smith ka udhëhequr skemë korruptive lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës. Në tekst është aluduar se ish-prokurori special për hetimin dhe ndjekjen penale të ish-krerëve të UÇK-së ka kërkuar ryshfet prej “100 milionë dollarëve” nga “një kryetar shteti” në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin “kryetar shteti” dhe cilin rast bëhet fjalë. Krejt kjo është vetëm bazuar në dokumente të cilat ende ...
Komentet te “100 milionë që të mos ngrihet aktakuza”? – Dorëzohet në Departamentin e Drejtësisë një dosje ndaj Jack Smith-it Janë të Mbyllura
Në platformën “X” është publikuar një dokument 151 faqe në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një “skeme korruptive” nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Lajmin e ka publikuar Paul Sperry, gazetar dhe kolumnist i tabloidit amerikan New York Post dhe ditëve të fundit është një nga temat kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy figurat qendrore të përfshirë në skandal janë Jack Smith dhe Faik Imeri. Faik Imeri me dijeninë e Jack Smith paraqitej si agjent i CIA-s për të gjetur dëshmi ...
Komentet te Reagon gjenerali amerikan për skandalin e Jack Smith dhe Faik Imerit: Duket se ka një lidhje ruse, është serioze Janë të Mbyllura