Policia e Kosovës ka sekuestruar sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se nga një aksion i Policisë Kosovës në ndërtesat ku kanë qenë të vendosura, janë sekuestruar këto sirena. Sirenat në veri të Kosovës rëndom lëshohen nga strukturat paralele serbe kur nga popullata lokale kërkohet të organizohet për ndonjë ngjarje. Sa herë që bien sirenat në veri të Kosovës, e që ka ndodhur në disa raste vitet e kaluara, grupe njerëzish të organizuar dalin në rrugë, mbyllin dyqanet, barnatoret, lokalet afariste e të tjera dhe organizojnë barrikada. Kështu ndodhi edhe në maj të këtij viti, kur në komunat në veri serbët u mblodhën për ...
Komentet te Policia e Kosovës sekuestron sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) po i vazhdon patrullimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar sigurinë. Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” shoqëroi patrullën e ushtarëve italianë përgjatë zonës kufitare afër komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku shumica e serbëve jetojnë në veri të Kosovës Ushtarë të KFOR-it u panë gjithashtu në patrullim me varka në liqenin e Ujmanit në rajonin kufitar. Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, tha se njësitë kryejnë patrulla për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë. “Ne jemi të pajisur mirë dhe të trajnuar mirë, kështu që fleksibiliteti ynë mund të ...
Komentet te KFOR-it patrullon edhe me varkë në Liqenin e Ujmanit Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se është duke bërë mbledhjen e borxheve për ujin e shpenzuar. Ata paralajmëruan ndëshkim të konsumatorëve. “ Aksion në tërë zonën e shërbimit. Mbledhja e borxheve për ujin e shpenzuar, e pa diskutueshme! Ndëshkimi i konsumatorëve ilegal, i pa diskutueshëm!”, thuhet në njoftim. /Demokracia ...
Komentet te KRU Prishtina paralajmëron ndëshkim të konsumatorëve ilegalë Janë të Mbyllura
“Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, kështu iu kishte drejtuar presidentja Vjosa Osmani, opozitës më 17 tetor të këtij viti. Dy muaj pas kësaj deklarate, Osmani është “zbutur” karshi opozitës, shkruan Demokracia.com. Kjo zbutje e fjalorit të Osmanit vjen në kohën kur Qeveria po tenton ta “paketojë” Zajednicën si marrëveshje të mirë para qytetarëve. Osmani sot në një prononcim për media foli për takimin me krerët e partive opozitare, duke shtuar se dera e saj është e hapur për të gjithë ata që duan të punojnë për të mirë e qytetarëve. “Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka ...
Komentet te “Dera e Presidencës është gjithmonë e hapur”, Osmani ‘zbut’ fjalorin me opozitën, dy muaj pasi u shpalli betejë politike Janë të Mbyllura
Për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend. Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtësja sipas detyrës zyrtare e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, njoftoi gjykatën se klienti i tij ka qenë i ftuar gojarisht përmes procesverbalit nga seanca e kaluar për seancën e sotme, andaj atij i ka ikur kjo ...
Komentet te Konjufca s’i përgjigjet drejtësisë, s’merr pjesë në seancën për gjykimin për gazin lotsjellës në Kuvend Janë të Mbyllura
Një aktiviste ka penguar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke fishkëllyer e gjuajtur letra në drejtim të tij, raporton Ekonomia Online. Kjo ndodhi përderisa i pari i Qeverisë ishte duke mbajtur fjalimin e konferencën për Rininë 2023. Menjëherë kanë reaguar nga mbrojta e afërt, duke e nxjerr aktiviste jashtë vendit ku po mbahej konferenca./Demokracia ...
Komentet te Kurti fishkëllehet e gjuhet me letra gjatë fjalimit të tij në konferencën për “Rinia 2023” Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur alarmin për ndotjen e ajrit në vendin tonë. Sipas IKSHPK-së Kosova po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit. Po ashtu është bërë e ditur se 9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së lidhur me nivelet e larta të ndotësve. Njoftimi i plotë: Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit. 9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së ...
Komentet te IKSHPK: Kosova po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti ka shprehur dyshime që anëtarësimi mund të ndodhë derisa Kosova është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian. “Problem i madh është tani sanksionet që ia kanë vendos Kosovës dhe nuk e di Kosova me sanksione a mund të kalojë kjo çështja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Jam i dyshimtë që mund të bëhet, megjithatë unë do të kisha pas dëshirë shumë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sepse hapet një derë e mirë, e duhur edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut edhe për disa çështje të tjera të rëndësisë së ...
Komentet te Xhavit Haliti: Saksionet e BE-së mund të jenë problem për anëtarësimin e Kosovës në KiE Janë të Mbyllura
Për kryeministrin Albin Kurti, Gjykata Kushtetuese është institucion i thirrur për të bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së Statutit të Zajednicës, që tashmë e ka pranuar nga 5 emisarët më 21 tetor 2023 dhe është vetëofruar ta nënshkruajë më 26 tetor. Por, Gjykata Kushtetuese si institucion që ka autoritetin e vetëm në Kosovë për të vlerësuar edhe kushtetutshmërinë e ligjeve që nxjerrë Kuvendi i Kosovës, sipas Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk bënë të shfrytëzohet nga partitë opozitare edhe pse Kushtetuta e Kosovës u jep të drejtë së paku 10 deputetëve që t’i drejtohen asaj brenda një afati prej 8 ditësh nga dita kur Kuvendi miraton një ligj të caktuar, shkruan Demokracia.com. ...
Komentet te Çoroditja e Kurtit: Për Zajednicën fshihet pas Gjykatës Kushtetuese, por kur opozita çon ligje aty e quan instrument “për ta mbrojtur shtetin e kapur” Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për deklaratën e tyre rreth opozitës. Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se opozita pa aletrnativë po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese. Reagimi i VV-së erdhi pasi PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran. Tahiri lidhur me këtë ka shkruar se partia në pushtet, Vetëvendosje po frikësohet nga “kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”. “Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e ...
Komentet te Tahiri i reagon Vetëvendosjes: I frikësohen kushtetutshmërisë, janë në panik Janë të Mbyllura