Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Abdixhiku: Dokumenti erdhi me autonomi, sot Kurti del me propozim që Kosova ta shkruajë vetë statutin e Asociacionit

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, se është tepër vonë për veprimet e marra tani, pasi Kosova me të në krye e ka pranuar draft-statutin për Asociacionin, i cili thotë se është i dëmshëm për Kosovën. “Ka plot dy vite që ne, LDK, dhe gjithë miqtë më të afërt të Kosovës, që i kërkojmë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, që të hartojë draftin e statutit të Asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës. Si obligim ndërkombëtar i Kosovës. Ka dy vite që “kryeministri i shtetit të përkohshëm”, i ulur në tavolinë dialoguese me tre ...
Komentet te Abdixhiku: Dokumenti erdhi me autonomi, sot Kurti del me propozim që Kosova ta shkruajë vetë statutin e Asociacionit Janë të Mbyllura

Kurti provon ta vonojë Zajednicën, propozon nënshkrimin e marrëveshjeve të pranuara më 27 shkurt e 18 mars 2023 në vitin 2024

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, duke i kuptuar gabimet e tij, si duket tani po provon ta vonojë edhe pak themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo siç e quante ai, Zajednica. Kurti që deri sot pranoi ato çka iu propozuan të tjerët për Zajednicën, sot tha se ai mund ta shkruajë një draftstatut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.  Ai duke dashur t’i japë vetes edhe pak kohë, tha se Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nënshkruhet në fund të marsit të vitit 2024, shkruan Demokracia.com. “Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës ...
Komentet te Kurti provon ta vonojë Zajednicën, propozon nënshkrimin e marrëveshjeve të pranuara më 27 shkurt e 18 mars 2023 në vitin 2024 Janë të Mbyllura

Kurti i përgjigjet Lajçakut për Zajednicën: Vitin e ardhshëm do ta shkruaj vetë një draft-statut

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook i është përgjigjur emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje tha se nuk është e nevojshme që Serbia ta nënshkruajë Asociacionin dhe se drafti është i dizajnuar si dokument i Kosovës. “Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj ...
Komentet te Kurti i përgjigjet Lajçakut për Zajednicën: Vitin e ardhshëm do ta shkruaj vetë një draft-statut Janë të Mbyllura

“Big Brother” futet në kategorinë e kanaleve për të rritur, mund ta shikoni vetëm me kod

ShowBiz
Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur. Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është bërë vetëm plotësim ndryshimi i rregullores me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral. Ai ka thënë se tashmë edhe bërë përkufizimi i qartë edhe se çka është dhuna si dhe janë bërë ...
Komentet te “Big Brother” futet në kategorinë e kanaleve për të rritur, mund ta shikoni vetëm me kod Janë të Mbyllura

Haxhiu e imiton shefin e saj, i “gjuhet” Kushtetueses, e akuzon se po vonon në trajtimin e ligjeve

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për mosrespektim të afatit kohor për t’i trajtuar ligjet që po dërgohen në këtë Gjykatë. Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ajo tha se vettingu i cili është ndër reformat kryesore është në pritje qe 10 muaj për mendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Sa i përket çështjes së sundimit të ligjit ne kemi ndërmarrë disa veprime, në këtë rast fatkeqësisht vettingu në sistemin e drejtësisë, që është një nga reformat kryesore ende pret për mendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka me ligj dy muaj afatin për t’i trajtuar ligjet që kontestohen nga Kuvendi i Kosovës. ...
Komentet te Haxhiu e imiton shefin e saj, i “gjuhet” Kushtetueses, e akuzon se po vonon në trajtimin e ligjeve Janë të Mbyllura

Ligji për Pagat | S’ka vendim as pas 9-muajve, nga shkurti shtesa tranzitore përgjysmohet dhe pagat fillojnë të zbresin me 50% për shumë kategori

Lajme
Më 7 dhjetor janë bërë plot 9 muaj prej kohës kur Avokati i Popullit e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese njërën nga ankesat që prek çështjen më të ndjeshme dhe numrin më të madh të njerëzve, direkt apo jo, Ligjin e Pagave për të punësuarit në sektorin publik, që financohet nga buxheti i shtetit. Nga muaji shkurt i vitit 2024, nëpunësit civilë që u është ulur paga me këtë ligj, do të marrin si shtesë tranzitore vetëm 50% të shumës së pagës që u është hequr, shkruan Demokracia.com. Andaj, nxjerrja e një Aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese mund të parandalojë dëmtimin e nëpunëse civilë që preken nga zbritja e pagës së tyre, ...
Komentet te Ligji për Pagat | S’ka vendim as pas 9-muajve, nga shkurti shtesa tranzitore përgjysmohet dhe pagat fillojnë të zbresin me 50% për shumë kategori Janë të Mbyllura

Policia konfirmon sekuestrimin e sirenave të alarmit në veri: Shërbenin për prishje të rendit publik

Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje se çka është konfiskuar gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Reporteri.net se kanë konfiskuar një sirenë të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit, të cilat në periudha të ndryshme kanë shërbyer për prishje të rendit publik. “Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani. Sirenat në veri të Kosovës rëndom lëshohen nga strukturat paralele serbe kur nga popullata lokale ...
Komentet te Policia konfirmon sekuestrimin e sirenave të alarmit në veri: Shërbenin për prishje të rendit publik Janë të Mbyllura

Dështimi i madh | Kurti s’ka me çfarë të mburret përveç Zajednicës: Arritja jonë më e madhe në rrafshin ndërkombëtar më 2023 është Marrëveshja me Serbinë

Lajme
“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë, që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”. Kështu deklaronte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak para përfundimit të ditës së 14 shkurtit 2021, kur partia e tij doli forca e parë politike në Kosovë, me mbi 50% të votave të fituara. Deri sa të gjithë po prisnin shkëlqimin e Kurtit në temën e ballafaqimit me Serbinë, ndodhi ajo që nuk e kishin parashikuar as skeptikët më të mëdhenj. 2 ...
Komentet te Dështimi i madh | Kurti s’ka me çfarë të mburret përveç Zajednicës: Arritja jonë më e madhe në rrafshin ndërkombëtar më 2023 është Marrëveshja me Serbinë Janë të Mbyllura

“E rrahu dhe ia theu nofullën”, dëshmitari rrëfen për maltretimet që i bëri ish-polici Caslav Jolic ndaj shqiptarëve

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Caslav Jolic, i akuzuari për krime të luftës gjatë viteve 1998-1999 në Istog. Të enjten ka dëshmuar Naim Curraj, vëllai i të dëmtuarit Nexhmedin Curraj, të cilin Jolic e ka rrahur në fshatin Gurrakoc. Dëshmitari Curraj ka treguar se bashkë me Nexhmedinin kanë pasur dy dyqane afër policisë në Gurrakoc dhe i vëllai ka punuar taksist. Derisa rrëfën për ngajrjen kur u dëmtua një përmendore serbe, Qalavi e Llaza kanë shku aty. “Na kanë thanë se Nexhmendinin janë tu e rreh në qendër. Kur jemi shku në qendër nuk na kanë lanë me iu ofru. Në atë moment ka dalë dikush ...
Komentet te “E rrahu dhe ia theu nofullën”, dëshmitari rrëfen për maltretimet që i bëri ish-polici Caslav Jolic ndaj shqiptarëve Janë të Mbyllura

Përplasja e madhe | Osmani dhe Kurti diskutojnë nën tension, çka po ndodhë? -Video

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës. Nga ajo që ka kapur kamera e KosovaPress-it, Osmani dhe Kurti shihen të jenë më të tensionuar se zakonisht. Ndërsa edhe gjuha e tyre trupore duket se e konfirmon një gjë të tillë. Për më shumë ndiqeni videon:   Demokracia   ...
Komentet te Përplasja e madhe | Osmani dhe Kurti diskutojnë nën tension, çka po ndodhë? -Video Janë të Mbyllura