Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev, që e kishte të planifikuar një udhëtim në Beograd, por që e anuloi pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë është shfaqur me akuza plotë propagndë ndaj Perëndimit. Patrushev ka insistuar se forcat ruse nuk po bombardojnë qytete dhe objekte civile, sikur që kanë bërë sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe NATO në Jugosllavi, Irak ose Afganistan, “duke shkatërruar pamëshirshëm pronat e banimit me mijëra njerëz”. Por, sipas dëshmive nga Ukraina, rusët pikërisht po e bëjnë të kundërten në Ukrainë, duke i sulmuar ndërtesat e banimit e spitalet. Në një takim me homologun e tij algjerian Nuredin Macri në Moskë, Patrushev ...
Komentet te Shfaqet spiuni i Putinit që e anuloi udhëtimin në Beograd Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Personeli akademik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tani e tutje nuk do të ketë të drejtë të krijojë marrëdhënie tjetër të rregullt të punës, përveç UP-së. Ata nuk do të kenë të drejtë të krijojnë marrëdhënie të rregullt të punës qoftë në ndonjë institucion tjetër publik apo privat, vendor apo ndërkombëtar, brenda apo jashtë vendit. Kështu është vendosur në bazë të një vendimi të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, për përcaktimin e ngarkesës në punë dhe angazhimet e profesorëve të UP-së. Sipas këtij vendimi të siguruar nga KALLXO, profesorët e UP-së po ashtu nuk do të mund të kenë punë të rregullt në UP, nëse orari i rregullt i ...
Komentet te Profesorëve të UP-së u ndalohet të krijojnë marrëdhënie të rregullt të punës në institucione tjera Janë të Mbyllura
Çështja e Zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë është diskutuar me të madhe në Kosovë për shkak të qëndrimit të Qeverisë Kurti II për moslejimin e tyre dhe trysnisë ndërkombëtare për të kundërtën. Por, cilët janë kandidatët për president të shtetit fqinj? Duke qenë se Serbia është shtet presidencial, pozita e presidentit është më e pushtetshmja. Kjo i bën zgjedhjet të rëndësishme, madje edhe për Republikën e Kosovës që po vazhdon negociatat me shpresë për njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve. Për njërin kandidat, veçse dimë dhe madje dimë shumë. Është fjala për presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq, i cili ka marrë 148 mijë e 846 nënshkrime në kandidaturën e tij. Ai është edhe kandidati ...
Komentet te Krejt kandidatët për president të Serbisë kundër njohjes së Kosovës, veç njëra kandidate “pret horoskopin” Janë të Mbyllura
Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës. Këtë iniciativë të PDK-së, nuk e votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë. Deputetët e PDK-së dolën nga Kuvendi, derisa kryetarja e GP-së të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, theksoi se ky është vullneti i deputetëve mosvotim./Periskopi ...
Komentet te VV-ja kundër hetimit për menaxhimin e situatës me energji elektrike Janë të Mbyllura
Ishte vetëm 19 vjet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet fjalë për Velvetie Zogaj, e cila qe 22 vite punon në Policinë e Kosovës.Ekipi i emisionit “#Gjesi”, është përkujdesur që të hënën e 28 marsit, ta befasojë atë, në ditët kur Zogaj ka bërë më shumë se dy dekada punë në këtë institucion. Zogaj, në mes të emocioneve tregoi që periudha e luftës do të mbetët e paharrueshme. Por që tani është e lumtur që punon në njësitin e hetimeve rajonale të Prizrenit. Për ta dëgjuar rrëfimin e saj, e mësoni duke klikuar në video. /GazetaExpress/. ...
Komentet te Befasia që e emocionoi ish ushtaren e UÇK-së, tash police e Kosovës (Video) Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës duhet ta vizitojë selinë e NATO-s dhe të shohë pritjet për anëtarësim të Kosovës. Kështu u shpreh në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai theksoi se mbrojtja e vendit fillon nga jashtë. “Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”, u shpreh Hoxhaj. E kësaj deklarate i është ...
Komentet te Hoxhaj: Qeveria të vizitoj NATO-n dhe të shoh mundësitë e anëtarësimit Janë të Mbyllura
Anëtari i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe Arteve të Ukrainës dhe profesori në pension i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Julian Tamash, ka thënë se Rusia i ka përvetësuar prej kohësh vendimet e qeverisë aktuale serbe dhe se ruajtja e imazhit të Vladimir Putinit në Serbi ka zgjatur që nga ardhja e Aleksandër Vuçiqit në pushtet. Akademiku Tamash, ka thënë në një intervistë për Al Jazeera se Rusia është ajo që pyetet për vendimet që merr qeveria aktuale në Serbi, duke shtuar se lidhja e Serbisë me Rusinë dhe Kinën nuk është vetëm si rezultat i ndjenjave emocionale. “Jo, nuk jam i habitur që përsërisim gabimet. Ngritja e imazhit të Putinit ka zgjatur që kur Vuçiq erdhi në ...
Komentet te Akademiku serb: Putini pyetet për vendimet e qeverisë në Serbi Janë të Mbyllura
Për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend. Iniciuesi i këtij debati, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit mbajtja e debatit pa prezencën e dy bartësve të politikës së jashtme të Kosovës. “Një debat i tillë për politikën e jashtme nuk ka asnjë kuptim të mbahet dhe mos të kemi prezent edhe ministren e Jashtme dhe kryeministrit për disa çështje që vazhdojnë të jenë shqetësim i yni dhe ne presim të kemi përgjigje nga kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme. Në ...
Komentet te Shtyhet debati për politikën e jashtme, mungojnë Kurti dhe Gërvalla Janë të Mbyllura
Më 2 prill Kongresi i SBASHK-ut, mund të marrë vendim për grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet e deri tek universitet, në rast se Qeveria e Kosovës nuk ua plotëson kërkesat punëtorëve të arsimit. Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai tha se pas kongresit të Sindikatës se Arsimit, i cili pritet të mbahet me 2 prill, i tërë sistemi arsimor rrezikohet të shkojë në grevë, si pasojë e mos gatishmërisë se qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të sindikatës dhe mos publikimin e versionit final për Ligjin e Pagave. Jashraj madje tha se për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Albin ...
Komentet te SBASHK-u paralajmëron grevë në tërë sistemin arsimor – vendimi pritet të merret më 2 prill Janë të Mbyllura
Gramoz Vokrri do të ngrejë sot padi në gjykatë kundër vendimeve të Federatës së Futbollit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve për president më 6 prill dhe për rrëzimin e kandidaturës së tij për president, duke kërkuar që zgjedhjet të pezullohen. Javën e kaluar një komision i FFK-së për verifikimin e kandidaturave dhe nënshkrimeve të kandidatëve për president, ia hodhi poshtë Vokrrit kandidaturën, duke u thirrur në, siç thotë, disa shkelje. Avokati i Vokrrit, Arbër Krasniqi, ka thënë për Gazetën Nacionale se e ka përgatitur një padi ndaj FFK-së në emër të 35-vjeçarin, të cilën do ta dorëzojë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Ne do ta dorëzojmë sot në ...
Komentet te Gramoz Vokrri vendos të ngrejë padi ndaj FFK-së, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për president të shtëpisë së futbollit Janë të Mbyllura