Rusia ka paralajmëruar SHBA-në që të mos të dërgojë armë në Ukrainë, sipas një ambasadori të Moskës në Uashington. “Ne nuk e pranojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgojnë armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike“, citohet të ketë thënë Anatoly Antonov nga Reuters në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya 24. Kryediplomati i Uashingtonit dhe sekretari i tij i mbrojtjes takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën vonë, duke premtuar ndihmë të re me vlerë më shumë se 700 milionë dollarë në mbështetje, por nuk u përmendën armët. Që para nisjes së takimit, Zelensky i kërkoi atyre të mos shkonin “duarbosh” ...
Komentet te Rusia e kërcënon SHBA-në: A do filloj lufta e 3 botërore mbas këtij kërcënimi? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zeqir Idrizi, 29 vjeçar, është personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi ai dje dyshohet se kishte goditur me veturë një vajzë 20 vjeçare në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Nga ky aksident prej ku iku Idrizi, 20 vjeçarja mbeti në gjendje tejet të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është në gjendje kome në Klinikën e Intensives, raporton Demokracia.com. Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda prokurorisë se 29 vjeçari Zeqir Idrizi është arrestuar sot, pasi e kishte dërguar veturën me të cilën e kishte shkaktuar aksidentin për ta rregulluar në një autosallon. Policia e Kosovës e ka arrestuar Zeqirin sot rreth orës ...
Komentet te Ky është personi që goditi me veturë 20 vjeçaren, iku dhe la në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Mbrëmë pas mesnatës në një qendër tregtare në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje grabitqare, ku tre persona dyshohet se kanë vjedhur pajisje elektronike në vlerë prej 8 mijë euro. Rastin në Polici e ka raportuar rojtari i kësaj qendre i cili ka treguar se si të dyshuarit e kanë kryer vjedhjen. Gazeta Sinjali iu sjell detajet më poshtë. Sot rreth orës 02:45, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, tre persona të maskuar kanë hyrë në qendrën tregtare “Gorenje” dhe kanë marrë pajisje të ndryshme elektronike. Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se rastin në Polici e ka raportuar rojtari i kësaj qendre, i cili më pas ka treguar se si ...
Komentet te Vjedhje grabitqare në “Gorenje”: Hajnat vjedhin pajisje elektronike në vlerë prej 8 mijë euro, gjuajnë me armë dhe ikin Janë të Mbyllura
Opinioni është shkruar për Project Syndicate dhe është përkthyer nga gazeta Nacionale. Realiteti i ri të cilin shumë ekonomi të avancuara dhe tregje në rritje duhet ta shohin është inflacioni i lartë dh rritja e ngadaltë ekonomike. Dhe një arsye e madhe për periudhën e tanishme të stagflacionit është seria negative e tronditjeve që ka pësuar furnizimi agregat që ka kufizuar prodhimin dhe ka rritur çmimet. Kjo s’duhet të vijë si befasi. Pandemia Covid-19 ka detyruar shumë sektorë që të mbyllen, ka prishur zinxhirët e furnizimit global, dhe ka prodhuar një pakësim në fuqinë punëtore, veçanërisht në Amerikë. Më pas na erdhi invazioni rus i Ukrainës, që e ka ngritur ...
Komentet te Harrojeni rritjen e çmimeve, duhet ta mësoni mirë fjalën “stagflacion” Janë të Mbyllura
Stërvitja e fundit e ushtrisë turke ka shkaktuar mjaft shqetësime në Greqi për shkak se konsiderohet nga Athina si një përgatitje e Ankarasë për të pushtuar disa ishuj në Egje. Turqia ka angazhuar që prej fillimit të muajit 114 anije dhe më shumë se 11 mijë ushtarë, krahas avionëve dhe helikopterëve në këtë stërvitje, e cila kryhet në kuadër të doktrinës ushtarake “Atdheu Blu”, raporton abcnews.al. Stërvitja zhvillohet në detin e Zi dhe atë Egje, por një lëvizje e fundit e turqve ka alarmuar seriozisht grekët. Sipas mediave të Athinës, sëfundmi Turqia ka kryer një stërvitje ku sipas grekëve simulohet zbarkimi në ishullin e Rodosit. Stërvitja ku një grup i ...
Komentet te Greqia alarmohet: “Forcat Speciale Turke zbarkojnë në Rodos” Janë të Mbyllura
Këto pije në masë të madhe rrisin rrezikun e diabetit. Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si ato ndikojnë në trupin tuaj, shkruan StepOneFoods. 10 minutat e para: Vetëm 1 gotë pije të gazuar përfshin 10 lugë sheqer, që është 100% më shumë se doza minimale e rekomanduar ditore. Trupi juaj thith acidin fosforik që i jep shije pijeve. Pas 20 minutash, nivelet e glukozës dhe insulinës në trupin tuaj rriten ndjeshëm, gjë që transformon sheqernat në dhjamosje të mëlçisë. Pas 40 minutash, kafeina absorbohet plotësisht nga organizmi. Rrjedha e ...
Komentet te Kjo pije helmuese është vrasësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë Janë të Mbyllura
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dridhje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut. Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup bën të ditur se mëngjesin e sotëm, gjegjësisht rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2,8 ballëve sipas shkallës Riter. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës. Dridhjet e tokës gjithashtu janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë. /AlsatM ...
Komentet te Toka nuk ndalet: Tërmet në Maqedoninë e Veriut Janë të Mbyllura
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ka dalë me një mesazh për institucionet e Kosovës nga Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve ku kanë dalë hapur edhe kundër homofobisë dhe pro barazisë në të gjitha segmentet shoqërore. Ata kanë thënë se janë pro shoqërisë së solidaritetit, diturisë, tolerancës, barazisë, vlerave etike, ndërgjegjes, respektit dhe shoqërisë që e kultivon të bukurën, shkruan lajmi.net. “Bashkësia e Tarikateve do ti mbështet institucionet e Kosovës në ndërtimin e shtetit juridik i cili i realizon vlerat e përmendura e kundër korrupsionit, neglizhencës, keq menaxhimit, jo barazisë, përjashtimit dhe jo transparencës në shoqëri.”, thuhet në njoftimin e tyre. Gjithashtu, BTK ka thënë se janë kundër paragjykimeve si racizmi, ...
Komentet te Bashkësia e Tarikateve në Kosovë del pro martesave të gjinisë së njëjtë Janë të Mbyllura
Në orët e para të së hënës, në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pasi atje pa shenja jete është gjetur një 39-vjeçar. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se me të marrë informatën, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e pranishme ka qenë gruaja e viktimës. Ajo ka deklaruar se viktima është rrëzuar papritmas derisa ishte në korridor dhe më pas e ka thirrur mjekun për t’i dhënë ndihmë bashkëshortit të saj. Siç mëson Sinjali, shkaku i vdekjes së 39-vjeçarit dyshohet se ka qenë problemet shëndetësore me zemër. Në lidhje me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim ...
Komentet te Ngjarje e rëndë në Pejë: 39-vjeçari ndërron jetë pasi rrëzohet papritmas në korridor Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për fyerjet që ky i fundit ka bërë për presidentin Vuçiç. Ministri në reagimin e tij për mediat ka bërë me dije se Aleksandër Vuçiç po ndjek një politike për sigurimin e paqes kombëtare të vendit dhe jo vetëm apo po merr shumë nisma edhe për zhvillimin e rajonit. Ndërkohë nga ana tjetër ai i është drejtuar Kurtit si Hitleri i vogël ballkanik, që kërkon vetëm pushtimin e veriut të Kosovës dhe të Metohisë. Ndërsa Aleksandër Vuçiç ndjek një politikë që vendos sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm si synim kombëtar të Serbisë, por gjithashtu sheh një ...
Komentet te Ministri serb akuzon Kurtin: Ti je Hitleri i vogël ballkanik që e don “Shqipërinë e Madhe” Janë të Mbyllura