Për gjendjen në shëndetësinë kosovare pak para se ta merrte detyrën si kryeministër i vendit, kishte folur edhe Albin Kurti. Kurti teksa premtonte ‘gjetjen e ilaçit’ për shëndetësi, kishte thënë që nën qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të shihet më as “qeni topall” në oborrin e QKUK-së. Me këtë deklaratë të Kutit shumë kanë qeshur, e shumë të tjerë e kanë kuptuar se gjendja në QKUK do të përmirësohet duke nisur edhe nga qentë endacak që ndodhen përreth këtij institucioni shëndetësor e deri tek kushtet brenda QKUK-së. Por asnjëra prej këtyre deri tash nuk ka ndodhur. QKUK vazhdon të jetë në gjendje të rëndë e edhe qentë vazhdojnë që ta ...
Komentet te “Qeni topall” i Albin Kurtit që po i bën llom mjekët e QKUK-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ka vdekur sot floktari i njohur Ilir Abdullahu. Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, teksa njoftojnë se varrimi i tij bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Njoftimi i plotë i familjes: Te nderuar familjare, miq dhe dashamire, Me dhimbje te thelle ju njoftojme qe sot, me date 26.04.2022 nderroi jete baba Ilir Abdullahu duke n’a lene me mall e krenari gjithe jeten. RIP Varrimi i te ndjerit do te behet sot, ne kohen e drekes, ora 13.00 ne varrezat e Dragodanit, Prishtine. Lamtumire i dashuri jone 💔 Familja Abdullahu /Kosovarja ...
Komentet te Vdes floktari i njohur nga Prishtina Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali sot raportoi për një sulm me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë kufitarë në Zubin Potok. Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje. “Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me ...
Komentet te Detaje për sulmin me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në veri Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti me zyrtarë të lartë amerikanë. Ajo ka thënë se është e kënaqur që Kurti po shpreh mirënjohje e respekt për SHBA-në, ndërsa ka shtuar se qëndrimet e tij kundër politikanëve që kanë qenë të bashkërënduar me politikat amerikane ka qenë i gabuar. “Sinqerisht, dhe pa cinizëm, po më vije mirë që, më më fund, Kryeministri i Kosovës po shprehë mirënjohje dhe respekt publik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neve, më herët, për qëndrime të bashkrenduara me SHBA-të, Kryeministri i sotëm na ka etiketuar si tradhëtar, të nënshtruar, e të shantazhuar. Por, këto qëndrime të kundërshtuara ashpër atëherë ...
Komentet te Çitaku: Kurti për qëndrime të bashkërenduara me SHBA-në na etiketonte si tradhtarë e të shantazhuar Janë të Mbyllura
Këtë të hëne në Kosovë po qëndron një delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila po kryesohet nga Karen Donfried, asistente e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për çështje europiane dhe euroaziatike, dhe Escobar, emisar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Pas takimit me liderët shtetëror, përkatësisht presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, delegacioni amerikan takon edhe liderët e opozitës. Siç merr vesh Gazeta Nacionale, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj janë në një darkë nga ana e Donfried dhe Escobar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë./Nacionale ...
Komentet te Krerët e opozitës takojnë delegacionin amerikan në Ambasadën e ShBA-së Janë të Mbyllura
Një rast i trishtë ka ndodhur sot në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një 12-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 50-vjeçar, derisa po kthehej në shtëpi. Sinjali ka mësuar detaje se si 50-vjeçari e shfrytëzoi rastin kur e mitura po kalonte kah një rrugicë për t’u kthyer në shtëpinë e saj. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia rajonale në Prizren është njoftuar për rastin rreth orëve të mesditës, kur edhe është kontaktuar nëna e vajzës, e cila ka rrëfyer detaje për momentin që e ka përjetuar e bija. Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë, nëna e ...
Komentet te E tmerrshme: 12-vjeçarja në Prizren sulmohet seksualisht nga 50-vjeçari Janë të Mbyllura
Një avion u rrëzua të hënën në një zonë banimi në Bursa, një provincë veriperëndimore turke. Avioni po fluturonte pranë aeroportit Yunuseli, qendër për fluturimet stërvitore kur u rrëzua. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit, ndërsa pas rrëzimit avioni është përfshirë tërësisht nga flakët raportojnë mediat vendase. Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat tha se një instruktor fluturimi dhe një pilot praktikant u vranë në aksident. Ai shtoi se avioni civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “një arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin. Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete./Express ...
Komentet te Rrëzohet avioni në një zonë banimi në Turqi, raportohet për dy viktima Janë të Mbyllura
Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë, ka vdekur në Japoni në moshën 119-vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së vendit. Tanaka, që lindi më 2 janar 1903, vdiq më 19 prill, tha ministria, shkruan CNN. Duke postuar në Twitter për vdekjen e saj, Guinness World Records tha: “Ajo u bë personi më i vjetër i gjallë në janar të vitit 2019 në moshën 116 vjeç e 28 ditë”. “Ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër i regjistruar ndonjëherë, pas vetëm Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122-vjeçare”. Familja e Tanaka tha në një postim në Twitter në ...
Komentet te Ndërron jetë në moshën personi më i vjetër në botë. Ja sa vjet ka jetuar Janë të Mbyllura
Çështja e Martin Berishajt më në fund bëri që të reagojë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili iu drejtua kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, me disa pyetje. Haradinaj lidhur me Berishajn pyeti se pse ishte e nevojshme që Martin Berishajt t’i jepej shtetësia me procedurë të përshpejtuar, derisa me nënpyetje kontestoi kohën e AKI-së për ta verifikuar aktivitetin e tij. Lidhur me përshpejtimin e procedurave për ta bërë Berishajn sa më shpejt kosovar, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ish-ambasadorja ka pyetur a ka kaluar nëpër hallkat e sigurisë nga AKI-ja? “Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e ...
Komentet te Pyetjet e vështira të Ramush Haradinajt për Kurtin e Osmanin Janë të Mbyllura
Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për stërvitje me marinën finlandeze, raporton Reuters. Minahedhësja letoneze LVNS Virsaitis, ENS ENS Sakala dhe holandeze HNLMS Schiedam do të stërviten me dy minahedhës nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot Forcat e Mbrojtjes Finlandeze. Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për pjesëmarrje në forcën e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohet në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe“, thuhet në deklaratë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te LAJMI FUNDIT: 3 anije luftarake të NATO-s nisen drejt këtij shteti Janë të Mbyllura