tletja dhe kampionja botërëore e fitnesit, tashmë e disa viteve është një emër mjaft i njohur për publikur. Është kjo Geta Beqa, nga Gjakova, e cila është bërë edhe një frymëzim për të gjithë adhuruesit e saj, Duke qenë kështu, ajo numëron një numër të konsiderueshëm të ndjekësve në Instagram, shkruan Kosovarja. Kjo pasi që Geta asnjëherë nuk i ka zhgënjyer, duke qenë afër tyre, me fotografi e këshilla të ndryshme. E së fundmi, Geta, ka sjellë një fotografi, e që linjat e trupit i duken perfekte. Ndryshe, ajo arriti që të jetë edhe këtë herë në fokus të vëmendjes, duke marrë komente nga më të ndryshmet. ...
Komentet te Me këto linja Geta Beqa do t’iu lë gojë hapur! Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Lista serbe po vazhdon të sjellë telashe. Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër i Kosovës për Komunitete dhe Rikthim, ka paralajmëruar me një mosbindje totale civile në veri nëse Policia e Kosovës fillon me arrestime. Rakiq në një konferencë për media ka thënë se ka informata se Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj mbi 70 qytetarëve serbë, përfshirë këtu qytetarë, biznesmenë e kryetarë të komunave. “Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedura kundër qytetarëve tanë, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve, përfaqësuesve politikë, për atë siç pretendon Prishtina, sulm ndaj rendit Kushtetues të Kosovës. Arsyeja ishte protesta kundër lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës vitin e kaluar. Do ...
Komentet te Lista serbe kërcënon qeverinë nëse niset me arrestime në Veri Janë të Mbyllura
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden lidhur me gjenocidin turk ndaj armenëve. Sipas Erdogan ai duhet të mësojë mirë historinë fillimisht. “Ne nuk jemi të interesuar për kërkesat e armenëve, të cilat duket se njihen nga administratat e vendeve të ndryshme. Kështu i trajtojmë deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Zoti Biden duhet të studiojë dhe të njohë shumë mirë historinë e armenëve. Nuk është e mundur që ne ta falim atë për përpjekjen për të sfiduar Turqinë pa i ditur këto gjëra. Ne e dimë se qytetarët armenë që jetojnë në vendin tonë janë të shqetësuar nga ky abuzim ...
Komentet te Erdogan e godet fort me fjalë të ashpra Joe Biden’in në fjalimin e tij të hënën. Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër këtë të hënë, ku katër anëtarë të një familjeje janë vrarë në shtëpinë e tyre. BBC raporton se gjyshja Dolet Hill, 64 vjeç, vajza e saj Tanysha Drummonds, mbesa e saj Samantha Drummonds dhe partneri Denton Burke, u ekzekutuan me thikë në Londrën Juglindore. Policia hyri në shtëpinë e tyre pas një telefonate shqetësuese nga fqinjët, ndërsa ka arrestuar një 20-vjeçar me dyshimin për vrasje. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Londrës i cili shprehu ngushëllimet dhe i kërkoi kujtdo që kishte informacion në lidhje me incidentin të kontaktonte menjëherë oficerët e policisë. ...
Komentet te Tragjike: Vriten me thikë në shtëpi 4 anëtarë të një familjeje Janë të Mbyllura
Janë bërë katër ditë prej skandalit të madh financiar në Slloveni, ku rezultoi që pjesë e tij ishte edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai po dyshohet se ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven. Por pushteti ka vendosur të ‘’fortifikoj’’ totalisht Berishajn, duke heshtur por edhe kur flitet për të tenton t’i dalë në mbrojtje si askujt më parë, shkruan Gazeta Metro. Fajin e gishtin e drejtojnë te dikush tjetër. Kësaj radhe nuk mund të fajësohen pushtetet e kaluara, por qeveria ka gjetur ‘’pikën’’. Thonë se fajtorë janë sllovenët, dhe lufta politike që u ...
Komentet te Skandalet jashtë shtetit-Qeveria fajëson të tjerët: Si po e mbron pushteti ambasadorin Berishaj Janë të Mbyllura
Në fshatin Dubravë të Kaçanikut një person ka goditur me veturë nga pakujdesia mbesën e tij të mitur. E mitura është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Njoftimi i plotë i policisë: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Dubravë, Kaçanik, 25.04.2022 – 15:05. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur mbesën e tij këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. ...
Komentet te Shoferi godet me veturë mbesën e tij në Kaçanik Janë të Mbyllura
Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me nofkën artistike Gjiko, sot do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë si i dyshuar për dhunimin e një femre të mitur, raporton portali “Front Online”. Portali Front Online më 23 mars 2022 ka raportuar i pari për aktakuzën e ngritur në vitin 2017, sipas të cilës, Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën, bazuar në këtë dokument, dyshohet se ai ka kryer edhe mardhënie seksuale. Aktakuza është ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha. Përndryshe, javë më parë nga ...
Komentet te Gjiko sot del para Gjykatës, akuzohet për këto vepra të rënda Janë të Mbyllura
Lufta në Ukrainë ka shtyrë shumë shtete në botë që të mendojnë për strehimore nëntokësore. Derisa Zvicra dhe shumë shtete përfshirë edhe Shqipërinë janë më të sofistikuar në këtë segment, në Prishtinë janë ndërtuar para shumë vitesh 5 strehimore, prej tyre vetëm tri janë funksionale. Por Komuna nuk ka buxhet për rinovimin e tyre. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet e President rus Putin për përdorimin e armëve kimike, ka shtyrë shumë shtete evropiane të merren me çështjen e sigurisë së qytetarëve të saj. Zvicra është njëra prej tyre që tashmë ka filluar të merret me rehabilitimin e strehimoreve nëntokësore. Mirëpo, në këtë aspekt Kosova duket se është e papërgatitur. Prej ...
Komentet te A e dini se në Prishtinë ekzistojnë pesë strehimore kolektive në rast lufte! Janë të Mbyllura
Ditë më parë Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike, Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë propozim të opozitës. Sipas Qeverisë, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë. “Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël ...
Komentet te Gjasat për tërheqjen e trustit rriten edhe pse Qeveria ka dal kunder. Ja çka do ndodh tutje Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Polica ka ushtruar kallëzim penal ndaj një zyrtari të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një përleshje. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Selman Bytyqin, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali. Ndaj Bytyqit dhe dy të dyshuarve të tjerë E.B., dhe H.G., të përfshirë në rast Policia ka nisur hetimet. Të njëjtit dyshohen se janë përfshirë në një rrahje, pas një mosmarrëveshje verbale, më 15 shkurt të këtij viti. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të ...
Komentet te Ky është zyrtari i Shërbimit Korrektues që u përfshi në një rrahje Janë të Mbyllura