Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ankohen te Ombudspersoni i Speciales, kjo është arsyeja

Lajme
Ish -Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish -kryeparlamentari Kadri Veseli, ish -zyrtari lartë i NISMA’s Jakup Krasniqi dhe ish -Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, të cilët po përballen me akuza për krime lufte në Hagë, kanë vendosur nënshkrimet e tyre në një letër të cilën ia kanë drejtuar Ombudspersonit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera. Sipas një letre që Gazeta Express thotë se e ka siguruar nga burime ndërkombëtare, ish krerët e UÇK’së rikujtojnë se Dhomat e Specializuara, janë krijuar që pretendimet e Raportit të Dick Martyt, të marrin një përgjigje adekuate, janë ankuar se procesi ndaj tyre po përcillet me parregullsi. Katërshja e UÇK ‘së ankohet se Specialja nuk ...
Komentet te Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ankohen te Ombudspersoni i Speciales, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura

Politikani i parë shqiptar që shkon në Ukrainë në gjendje lufte

Lajme
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron për vizitë në Ukrainë ku në orët e hershme të mëngjesit ka mbërritur me tren përmes Polonisë. Njëkohësisht, në vizitë në Ukrainë po qëndrojnë edhe kryetarët e Parlamentit të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane. Kryetari Xhaferi i vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake, pas çka bashkë me kryetarët tjerë të parlamenteve dhanë deklaratë bashkë. “Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën që edhe personalisht ti vizitoj Buçën dhe Irpinin që personalisht ti shohim pasojat nga ajo ...
Komentet te Politikani i parë shqiptar që shkon në Ukrainë në gjendje lufte Janë të Mbyllura

Moska kërcënon me bombardime Britaninë dhe vendet tjera të NATO-s

Lajme
Kremlini ka paralajmëruar se mund të vërë në shënjestër objektet ushtarake në Britaninë e Madhe për shkak të mbështetjes britanike për Ukrainën, ndërsa ka shtuar se mund të godasë gjithashtu diplomatët britanikë që kthehen në Kiev. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sugjeroi se mund të autorizohen sulme kundër shteteve të NATO-s që ofrojnë armë për Ukrainën, shkruan Dailymail.. “A e kuptojmë saktë se për hir të ndërprerjes së logjistikës së furnizimeve ushtarake, Rusia mund të godasë objektivat ushtarake në territorin e atyre vendeve të NATO-s që furnizojnë me armë regjimin e Kievit?”. “Në fund të fundit, kjo çon drejtpërdrejt në vdekje dhe gjakderdhje në territorin ukrainas. Me ...
Komentet te Moska kërcënon me bombardime Britaninë dhe vendet tjera të NATO-s Janë të Mbyllura

Burim Meta, i vetmi deputet i shumicës që kërkon dorëheqjen e Martin Berishaj

Lajme
Deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta ka kërkuar që ndaj ambasadorit Martin Berishaj të merret një vendim, teksa thekson se Berishaj duhet të lirohet nga detyra. Përmes një shkrimi në “Facebook”, Meta thotë se një vendim i tillë do ta ruante imazhin e Kosovës. POSTIMI I PLOTË: Bazuar në bindjet e mia, mendoj që për rastin e ambasadorit z. Martin Berishaj, duhet të merret një vendim. Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, ...
Komentet te Burim Meta, i vetmi deputet i shumicës që kërkon dorëheqjen e Martin Berishaj Janë të Mbyllura

Seks me sekretaren! Deputeti shpërndan videon e politikanit shumë të njohur shqiptar

Lajme Video
“Piranjat” bën një kamerë të fshehtë Kujtim Gjuzit duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-së. Gjatë kamerës, Gjuzi prezanton edhe një platformë me 11 pika për rikthimin e RTSH-së në majat e saj, që “shqiptarët të thonë hallall ai 5 mijë lekëshi që paguaj te fatura e dritave”. Por, me qëllim që të rriste besimin e agjentit të “Piranjave”, Gjuzi, i futur “në rrjetë” tashmë i ka treguar atij një video erotike duke pretenduar se në të ishte filmuar një politikan shumë i njohur në Shqipëri duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij jashtë Shqipërisë. “Abcnews.al” nuk mundi ...
Komentet te Seks me sekretaren! Deputeti shpërndan videon e politikanit shumë të njohur shqiptar Janë të Mbyllura

Dogana kap 550 litra vaj dhe 800 litra ‘Coca Cola’ të kontrabanduara

Lajme
Dogana e Kosovës, ka konfiskuar mallra të kontrabanduara në dy lokacione, gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Metro. Me saktësisht njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione (Kijevë dhe Lipjan) dhe me kete rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia. Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse. “Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të ...
Komentet te Dogana kap 550 litra vaj dhe 800 litra ‘Coca Cola’ të kontrabanduara Janë të Mbyllura

Theret me thikë një 20-vjeçar në Prishtinë, dërgohet gjendje të rëndë në QKUK

Lajme
Një 20-vjeçar është therur me thikë mbrëmë pas mesnatës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari 22-vjeçar (emër i njohur për redaksinë), i cili është arrestuar nga Policia, e ka therur me thikë në shpatullën e krahut të majtë 20-vjeçarin, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore. Sinjali mëson se Policia ka sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Sipas burimeve, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor nga ekipi i Emergjencës dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ...
Komentet te Theret me thikë një 20-vjeçar në Prishtinë, dërgohet gjendje të rëndë në QKUK Janë të Mbyllura

Kërcënime me bomba në Mal të Zi, evakuime masive në shkolla

Lajme
Në të gjithë Malin e Zi, disa shkolla fillore janë evakuuar për shkak të alarmeve për bomba. Kërcënimet erdhën në adresat e postës elektronike të shkollës. Mediat e Podgoricës raportuan se në mesazhet kërcënuese thuhej se të gjithë do të vriteshin dhe se i gjithë qyteti do të “mbushet me gjak”. “Në mjediset e shkollës janë vendosur shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do të vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbijetojë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhet në mesazhin kërcënues, shkruan mediumi index.hr. Sipas raportimeve janë evakuuar shkollat në Tivar, Berane, Nikshiq, Bijelo Polje, Kolashin, Herceg Novi, ...
Komentet te Kërcënime me bomba në Mal të Zi, evakuime masive në shkolla Janë të Mbyllura

Paralajmëron SBASHK’u: Nëse deri nesër nuk ka veprim nga ana Qeverisë Kurti, do të…

Lajme
Nëse deri të enjten (nesër) nuk do të ketë ndonjë veprim nga ana e Qeverisë Kurti do të fillojmë grevën. Kështu po paralajmëron kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj. SBAShK kishte paralajmëruar grevë në të gjitha institucionet arsimore pas datës 20 prill. Por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur për shkak se Kurti sipas Jasharajt i ka ftuar në takim të shtunën e kaluar kreun e BSPK-së e nënkryetarin e SBAShK-ut. Jasharaj për Insajderin ka dhënë detaje nga ky takim. “Nga ajo që dimë, të shtunën e javës së kaluar kryetari i BSPK-së së bashku me nënkryetarin e SBASHK-ut kanë pasur ...
Komentet te Paralajmëron SBASHK’u: Nëse deri nesër nuk ka veprim nga ana Qeverisë Kurti, do të… Janë të Mbyllura

“Hajd se do mësohesh”, Piranjat demaskojnë profesorin pedofil nga Prizreni (VIDEO)

Lajme
Pedofilia, ky fenomen kaq i tmerrshëm që ndodhet edhe brenda shoqërisë shqiptare, ishte një tjetër temë që u publikua në emisionin “Piranja” në Abc News. Skuadra e “Piranjave” ra në gjurmë të një pedofili 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues. Për ta futur në grackë ‘Agjentja” e Piranjave, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi. Kaq ka mjaftuar që profesor Adriatik Fazliu, fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as videot apo fotot të organeve të tij gjenitale. Por superskuadra e “Piranjave” e ka të qartë misionin e saj, dhe ...
Komentet te “Hajd se do mësohesh”, Piranjat demaskojnë profesorin pedofil nga Prizreni (VIDEO) Janë të Mbyllura