Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Abelard Tahiri pasi shau në Kuvend: Nuk iu drejtova asnjë deputeti, u kërkoj falje qytetarëve

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Tahiri më pas ka kërkuar falje duke thënë se nuk e ka sharë asnjë deputet. “Në asnjë moment nuk iu është drejtu asnjë deputetit. Kushdo që është ndjerë i ofendum, i kërkoj falje. Edhe qytetarëve iu kërkoj falje”. ...
Komentet te Abelard Tahiri pasi shau në Kuvend: Nuk iu drejtova asnjë deputeti, u kërkoj falje qytetarëve Janë të Mbyllura

Deputeti Bekim Haxhiu nuk dorëzohet

Lajme
Tërheqja e 30% të Trustit ishte sërish temë sot në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se tërheqja e mjeteve të Trustit ka qenë kërkesë e qytetareve. Sipas tij, PDK-ja këtë kërkesë vetëm e ka përcjellë në Kuvend e Qeveri. “Ka qenë kërkesë e qytetareve që të mundësohet tërheqja e mjeteve te Trustit. Ne si parti politike me datë 9 mars e kemi proceduar në Kuvend dhe pastaj me 21 mars është përcjellë për vendim në Qeveri. Për fat të keq Qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë të qytetarëve, por I ka hapur rrugë Kuvendit të Kosovës për të vendosur për këtë Ligj”, ka ...
Komentet te Deputeti Bekim Haxhiu nuk dorëzohet Janë të Mbyllura

Kështu i shanë Abelard Tahiri deputetët e pozitës

Uncategorized
Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës: Rob’t. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u çua në këmbë ndërsa Haxhiu po i thoshte “qetësohu”. “Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejt/sisë dhe askujt tjetër”, tha ajo. “Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash. Në kundërpërgjigje, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së. “Hajde ma ...
Komentet te Kështu i shanë Abelard Tahiri deputetët e pozitës Janë të Mbyllura

Rrahman Jashari i SBASHK-ut vjen me një superlajm për mësimdhënësit

Lajme
Presioni për Qeverinë Kurti po rritet nga të gjitha sindikatat. Bashkimi i Sindikata të Pavarura të Kosovës do të mblidhet në orën 11:00 për të negociuar hapat e radhës karshi kërkesave të tyre të dorëzuara në Qeverinë e Kosovës. Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se ka dëgjuar zëra se Qeveria është duke menduar që shumën prej 100 euro për punëtorët e arsimit ta vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, siç ka vepruar në muajin që po e lëmë pas. “Sot e kemi një takim me BSPK-në, për tu informuar se çfarë ka ndodhur gjatë një jave. Ne ua kemi lënë atyre përgjegjësinë që të zhvillojnë bisedime ...
Komentet te Rrahman Jashari i SBASHK-ut vjen me një superlajm për mësimdhënësit Janë të Mbyllura

‘Njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së ka blerë energji të lirë natën e na e ka shitur shtrenjtë ditën’

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se ambasadori Martin Berishaj duhet të kthehet sa më parë në Kosovë dhe të raportojë në Kuvend, Presidencë e Ministri të Jashtme ndërkohë që organet e drejtësisë do të bënin punën e tyre. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Mustafa ka thënë se Berishaj si njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ka përfituar dhjetëra miliona euro duke blerë energji të lirë natën dhe duke e shitur shtrenjtë në Kosovë. “Përderisa njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së përfiton dhjetëra miliona euro duke blerë energji të lirë natën e duke na e shitur shtrenjtë ditën, Qeveria ndan 120 milionë euro subvencione ...
Komentet te ‘Njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së ka blerë energji të lirë natën e na e ka shitur shtrenjtë ditën’ Janë të Mbyllura

‘Show në Kuvend’: Opozita përplas tavolinat, Albulena Haxhiu ‘fjaloset’ me Glauk Konjufcën

Lajme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk është lejuar të flasë nga kryetari i grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahirit, shkruan Gazeta Metro. Haxhiu, ka mbetur në foltoren e Kuvendit derisa nga zhurma e krijuar nga opozita nuk është lejuar të flasë. Krejt kjo filloi pasi shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila përmendi raportin e Freedom House, për të cilin tha se i beson më shumë sesa ‘’Planet TV’’ që publikoi skandalin e Berishajt. “Freedom House i përmend me emra Haradinajn dhe Thaçin për lidhje me krimin dhe korrupsionit. Ky shtet definitivisht e ka në instanca të veta krimin dhe korrupsionin. Nuk e dëgjova që qeveria jonë ka me ...
Komentet te ‘Show në Kuvend’: Opozita përplas tavolinat, Albulena Haxhiu ‘fjaloset’ me Glauk Konjufcën Janë të Mbyllura

VIDEO/ “A robtë ia q*fsha” – Kush shau në Kuvend pas tensionimit të situatës

Lajme
Situata në Kuvend u tensionua gjatë fjalimit të ministres Albulena Haxhiu. Kryeparlamentari Glauk Konjufca i dha fjalën shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ku më pas u dëgjua një e sharë nga dikush. “A robtë jau q*fsha”, u dëgjua të thotë dikush në Kuvend. https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/04/video-1651137601.mp4 ...
Komentet te VIDEO/ “A robtë ia q*fsha” – Kush shau në Kuvend pas tensionimit të situatës Janë të Mbyllura

A do të ketë rritje të çmimit të naftës?

Lajme
U raportua se nga sot çmimi i naftës në Kosovë do të rritet për 5-7 cent, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve. Gjatë ditës së djeshme, në media u raportua se nga dita e sotme pritet të ketë rritje të mëtutjeshme të çmimit të derivateve në Kosovës. Rritja u raportua se pritet të shkojë nga 5 deri në 7 cent më shumë për litër. Lidhur me këtë në një përgjigje për Reporteri ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai ka thënë se aktualisht nuk ka rritje dhe çmimet deri në këtë moment vazhdojnë të jenë të njëjta si gjatë ditës së djeshme. Naftëtarët vazhdimisht kanë ...
Komentet te A do të ketë rritje të çmimit të naftës? Janë të Mbyllura

E rëndë: 2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit në Prizren, dërgohet në gjendje kome në QKUK

Lajme
Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë të restorant ‘Halimi” në Prizren dhe është dërguar në gjendje kome në Emergjencën e QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, fëmija ka rënë nga një lartësi prej 3 ose 4 metrave nga dritarja e restorantit dhe ka pësuar frakturë në kokë. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim, e më pas është transferuar në QKUK. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se fëmija është me vetëdije dhe për momentin po trajtohet në Neurokirurgji, Në kohën kur ndodhi ky rast i rëndë, familja e 2-vjeçarit ishte për iftar në restorantin ...
Komentet te E rëndë: 2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit në Prizren, dërgohet në gjendje kome në QKUK Janë të Mbyllura

Një grua nga Prishtina vdes në gjumë, ishte vetëm në banesë

Lajme
Një 54-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj në Emshir të Prishtinës, mbrëmë pas mesnate. Ajo u gjet e shtrirë në sallonin e banesës dhe dyshohet se vdiq derisa ishte në gjumë. Sinjali mëson se viktima u gjet e vdekur nga familjarët e saj, të cilët hapën derën e banesës me forcë dhe gjetën 54-vjeçaren pa shenja jete. Policia fillimisht e ka marrë informacionin se një grua te “banesat e Nartelit” është në gjendje të keqe për shkak të problemeve shëndetësore. Pasi familjarët e gjetën viktimën, Emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e 54-vjeçare. Sinjali do të ju mbajë të informuar për ...
Komentet te Një grua nga Prishtina vdes në gjumë, ishte vetëm në banesë Janë të Mbyllura