Rrahje mes zyrtarëve në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë. Policia njofton për rrahje mes dy zyrtarëve të gjykatës në Pallatin e Drejtësisë. Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas raportit të policisë rrahja ka ndodhur dje rreth orës 15:10, ku thuhet se referenti ka sulmuar fizikisht administratorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Pallati i Drejtësisë, Gjykata themelore, Prishtinë 27.04.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në ...
Komentet te Në Pallatin e Drejtësisë rrahje mes zyrtarëve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një burrë që bleu një dollap të përdorur në internet, u habit kur pa se brenda një rafti ndodheshin 150 mijë euro. Thomas Heller, nga Bitterfield në Gjermani e bleu dollapin nga një çift të moshuar përmes një faqeje të njohur në internet. Ai madje negocioi për çmimin, i cili fillimisht ishte 300 euro dhe më pas ra dakord për ta blerë për 240 euro. Heller, i cili është drejtor menaxhues i një projekti të strehimit social, tha për mediat e huaja se gjeti një zarf të mbushur me shumë kartëmonedha. Por në vend që të merrte paratë dhe t’i fuste në xhepin e tij, ai shkoi në polici për ...
Komentet te Bleu një dollap të përdorur në internet, burri gjen brenda raftit “një thes” me para Janë të Mbyllura
Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Istog, pasi dyshohen se i kanë sulmuar patrullën e policisë në afërsi të stacionit të autobusëve dhe në stacion. Policia ishte duke i larguar automjetet që janë parkuar në vende të gabuara kur u përballën me të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personat që u prangosën për këtë rast janë: Erolid Arifaj, Fatmir Arifaj, Daut Arifaj dhe Maliq Arifaj. Nga i dyshuari Daut Arifaj, policia kishte kërkuar që ta largojë autobusin nga rruga, meqë e kishte ndaluar në trotuar. Por ky i fundit nuk iu bind urdhrit dhe nisi t’i shajë policët, duke u thënë se po ...
Komentet te Ekskluzive: Këta janë katër familjarët nga Istogu që dyshohet se sulmuan Policinë Janë të Mbyllura
Një person e ka goditur me veturë një tjetër person pas një mosmarrëveshje në Prishtinë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “VRASJE NË TENTATIVË /Rr. Nobert Jokli, Prishtinë, 27.04.2022-11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. ...
Komentet te Vrasje në tentativë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Dje rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje në Pallatin e Drejtësisë mes dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Ajo tha se me urdhër të prokurores kujdestare, një person është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’. “Rasti te cilit ju keni referuar mund t’ju njoftojme se sot, me urdher te prokurores kujdestare nga Departmenti i Pergjithshem, eshte ndaluar nje person ne kohezgjatje prej 48 oresh per vepren penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Personi i ndaluar dyshohet se ka kryer vepren penale ndaj punonjesit te Gjykates Themelore ne Prishtine”, tha Ulaj. ...
Komentet te Rrahen dy zyrtarë në Gjykatën Themelore: Prokuroria jep detaje Janë të Mbyllura
aton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti sikurse edhe qeveritë paraprake çështjen e veteranëve e kanë përdorur për vota. Klinaku në RTV Dukagjini thotë se pensioni i veteranit është lidh me pagën minimale për të mos u përdorë kjo çështje nga partitë politike në fushata. “Më vjen keq që secila qeveri, çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdorë për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ...
Komentet te Veteranët kërcënojnë Kurtin Janë të Mbyllura
Lola Haradinaj në të shumtën e kohës merr vëmendje me stilin perfekt që ka. Ajo për ndjekësit gjithmonë poston momente të shumta duke shkëlqyer në çdo postim, andaj edhe kalon në lajm, shkruan “Kosovarja”. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, linjat e saj dallohen ku gjithmonë duket si peshk. Për më shumë, binduni me imazhet në vijim. ...
Komentet te Lola pozon me trupin si peshk Janë të Mbyllura
I biri i Ukshin Hotit, Andini në emisionin Pressing në T7 ka treguar se i i ishin kërkuar 200 mijë euro nga persona në Serbi në vitin 2020, kinse për t’i gjetur babanë të gjallë. Ai thotë se ka grupe kriminale në Serbi që kërkojnë para, duke mashtruar për informacione për të pagjeturit. “Më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai. “U ndodh shumë familjarëve të tjerë në Kosovë, sidomos moshave të shtyra, nanave e baballarëve që janë në moshë të shtyrë. Ende sot i thërrasin në telefon, tentojnë me forma të tjera…u kanë kërkuar shuma të mëdha parash”, tha Hoti. “Mua më ka ndodhur vitin e kaluar, kam dëgjuar shumë ...
Komentet te I biri i Ukshin Hotit: Më kontaktuan nga Serbia, më kërkuan 200 mijë euro Janë të Mbyllura
Janë arrestuar katër persona për sulm ndaj personave zyrtar në Komunën e Istogut. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari D.Arifaj së bashku me familjarë të tij kanë kanosur patrullat e Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme. ...
Komentet te Sulmohen patrullat e Policisë në Istog, ka të arrestuar Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë. I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës, Rama u përgjigj: Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se çfarë procesi është./Gazeta Metro ...
Komentet te Rama: Hashim Thaçi do ishte zgjedhja e duhur për një president të përbashkët me Kosovën Janë të Mbyllura