Në qytetin e New York-ut, u hap të martën ekspozita me titull “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, që trajton temën e dhunës dhe përdhunimit si mjete lufte. Një pjesë të madhe të fotografive të ekspozuara, gazetarja amerikane i realizoi në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, fituesja e çmimit Pulitzer flet mbi vështirësitë dhe misionin e projektit të saj. Të pranishme në hapjen e ekspozitës ishin edhe të mbijetuarat e luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Besarta Jashari. Për 38 vite, fotoreporterja amerikane, fituese e çmimit Pulitzer, Marissa Roth, realizoi në mbarë botën fotografi me gra që u mbijetuan krimeve ...
Komentet te Përdhunimi si mjet lufte, ekspozitë në New York me foto nga Kosova Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nesër në orët e para të punës në nivel vendi, do të mbahet grevë paralajmëruese një orëshe nga të punësuarit e të gjitha institucioneve. Kështu ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët përmes një njoftimi i kanë bërë publike hapat për grevën e nesërme. Ndërkaq kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se presin që të gjithë punëtorët e sektorëve të ndryshme t’i bashkohen kësaj greve. “Kryesia ekzekutive e BSPK-së mori vendim që nesër të hymë në një grevë njëorëshe, si paralajmërim për partnerin tonë social që ne të ulemi e të diskutojmë për problemet e sindikatave në Kosovë. Kështu, nesër të gjitha sindikatat federale ...
Komentet te Nesër të gjithë punëtorët në grevë njëorëshe Janë të Mbyllura
Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi. Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit. “Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit. “Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në ...
Komentet te Kaos në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, të mërkurën ka zhvilluar një takim me emisarin amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. “Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë”, ka shkruar Hardinaj në një postim në Facebook. “Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të ...
Komentet te Haradinaj në Departamentin e Shtetit, pritet nga emisari amerikan Escobar Janë të Mbyllura
Shkruan Avokati Xhevdet Smakiqi Ky takim dhe kjo foto tregon se Shtëpia e Bardhë ka dyshime të bazuara se Kryemashtruesi Albin Kurti është argat i çarqeve antiamerikane që i bjen pro ruse. Andaj Shtëpia e Bardhë e vlerëson ushtarin e saj tokëksor të NATO-së në vitin 1999 kundër Jugosllavisë/Serbisë. Shtepia e Bardhë e vlerëson çlirmtarin e Kosovës që dha shumë për ta sjellur lirinë e kombit vet dha shumë mundë dhe gjakë të vllezërve të tij. Shtepia e Bardh thjeshtë nuk ka dyshime dhe i BESON FORTË Ramush Haradinaj, andaj Gabirel Oscobar ka kohë ta pret në Kosovë State Depertament. ...
Komentet te Ta duam Amerikën edhe kur Kryemashtruesin Albin Kurtin e ka Kosova Kryeminster! Janë të Mbyllura
Gazeta Insajderi raporton se personi me inicialet B.N ndaj të cilit u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Speciale për keqpërdorime në Aeroport është Bahri Nuredini, nipi i komandantit Adem Jashari. “Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.”, thuhet në njoftimin e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Bahri Nuredini së bashku me dajën e tij Bekim Jashari kishin ...
Komentet te Zyrtari ndaj të cilit u ngrit aktakuzë, është nip i Adem Jasharit, nën hetime ishte edhe Bekim Jashari Janë të Mbyllura
Kush është njeriu të cilin e takoi kryeministri i Kosovës para darkës me Vuçiqin në Gjermani? Darka joformale që kryeministri Kurti e hëngri në Berlin me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Mirosllav Lajçakun, dhe më e rëndësishmja, presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, bëri bujë të madhe në Kosovë. Fotografia e kësaj darke u bë virale në platformat e medieve sociale. Megjithatë, një takim hyrës për në darkë e ku ishte edhe një fotografi tjetër, del se u la paksa në hije të medieve. Në këtë fotografi, përveç treshes së lartpërmendur paraqitej edhe një diplomat gjerman me emrin Jens Plötner. S F O N D I Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti ishte ...
Komentet te Diplomati që takoi Kurti para darkës me Vuçiqin akuzohet si njeriu kryesor i Putinit në Gjermani Janë të Mbyllura
Shkruan Avokat Xhevdet Smakiqi. Është gërrditese kur një Kryeminister bënë turizem duke vizituar kompani nëpër botë si në SHBA, për te mësuar për veten në mungesê të përvojës jetësore. Kryeminister që rezultatet e takimeve i ka vetëm albumin me fotografi, kurse pikërisht djem e vajza dhe ekspertët të ri të Kosoves qe ua ka marrë votën me 14 Shkur 2021 e që kanë kapacitet me punu në këto kompani po ikun nga Kosova shkruan Xhevdet Smakiqi pë Dielli.info Kryeministri Kurti po i reklamon kompanitë jashtë Kosovës me qëllim të motivimit për largimin e te rinjëve nga Kosova. Këto kompani janë prezente edhe në Ballkan po edhe në Kosovë. Ky kryeminstër ...
Komentet te Smakiqi: Sukeseset e ekskurzionit në SHBA të Kryeministrit të 51%-it! Janë të Mbyllura
Ronela Hajati ka performuar mbrëmë (e martë) e para në gjysmëfinalen e “Eurovision 2022”. Ajo nuk arriti të kualifikohej në finale, ndonëse kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë nga juria. Për performancën e Hajatit të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale dhe një prej tyre së fundmi e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi. Ky i fundit ka shpërndarë një postim në Facebook, ku kujton një deklaratë që kishte bërë më herët në lidhje me këngën “Sekret”, i cili theksoi se vetëm këngë shqiptare nuk mund të ishte. Postimi i plotë i Çunit “Ky asht Ballkani i Hapur! Pata shkrua atë natë, kur kjo kangë fitoi n’Tiranë, e pata thanë: ...
Komentet te Çun Lajçi për paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision: E kisha thënë, gjithçka mund të jetë veç këngë shqiptare s’mund të jetë Janë të Mbyllura
Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohet për raste të shumta të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën ‘Idriz Gjilani’ në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku ndodheshin ata dhe dy fëmijët e tyre të moshave 1-vjeçar dhe dy muajsh. Gjithçka kishte filluar atëherë kur njëri nga fëmijët ka filluar të qajë dhe nëna është afruar që ta marrë në dorë, por që aty është përballur me bashkëshortin e ...
Komentet te “Leje, mos e prek fëmijën” – Burri në Prishtinë rrah bashkëshorten dhe e dëbon nga banesa Janë të Mbyllura