Vesa Luma sot feston ditëlindjen. Ajo këtë informacion e ka ndarë me ndjekësit e saj, duke publikuar një imazh tejet provokues, shkruan “Kosovarja”. Menjëherë pas publikimit këngëtarja ka pranuar komente të shumta urimi. Theksojmë, ajo vazhdon të mbetët një emër i dalluar në skenën muzikore. Për më shumë, mund ta shihni fotografinë në vijim. View this post on Instagram A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) ...
Komentet te Vesa Luma provokon keq për ditëlindje të saj duke na treguar… Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Aplikimi i Kosovës në KE, flet Glauk Konjufca. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani. Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe tha se s’mund ta konfirmojë momentalisht aplikimin. “Nuk mund ta konfirmoj Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, tha ai. Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur. “Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm ...
Komentet te Glauk Konjufca flet për aplikimin e Kosovës në KE Janë të Mbyllura
Në një intervistë javën e kaluar me gazetën italiane Corriere Della Sera, Papa Françesku tha se ” veprimet e NATO-s ndaj Rusisë” detyruan Kremlinin të pushtonte Ukrainën. Megjithatë, fjalët e Papës mund të jetë dritëshkurtër, sepse, sigurisht, disa veprime të SHBA-së dhe NATO-s bënë që Kremlini të “reagonte keq”. Në veçanti gjatë 22 viteve të fundit, disa nga politikat, gabimet dhe llogaritjet e gabuara të Amerikës ndaj Rusisë kanë dështuar. Por sigurisht, asnjë nuk mund të përdoret si justifikim për luftën e paligjshme dhe të tmerrshme të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë. Por një përmbledhje e shkurtër e marrëdhënieve SHBA-Rusi nënvizon fuqinë e pasojave të padëshiruara. Putin u zgjodh ...
Komentet te A e shkaktoi NATO luftën në Ukrainë? Janë të Mbyllura
Derisa burri i saj Fero vazhdon të jetë në “ferrka” edhe me njerëz të tjerë, gruaja e tij Arbenita Ismajli ka qëndruar larg këtyre sherreve. Ajo është parë sot me një fotosesion të ri, jo në veshje por në bikine. E veshur me bikine të mbyllura ngjyrë ari, Arbenita nuk është fare në Kosovë por ka udhëtuar për në Turqi. Arbenita ka treguar se është në Stamboll të Turqisë dhe është duke bërë një fotosesion të ri me bikine. /Express/ ...
Komentet te Arbenita shfaq linjat e mahnitshme në bikine Janë të Mbyllura
Kadri Veseli është paraqitur të martën përsëri para Gjykatës Speciale. Ai, sikurse edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të reja të ngritura ndaj tyre më 29 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Gjatë seancës gjyqësore është vërejtur një ndryshim në pamje i ish-kryeparlamentarit Veseli. Ai duket se i ka ngjyrosur flokët. Ndryshimi i tij bëhet edhe më i theksuar kur krahasohet kjo fotografi me një tjetër të tij si kjo e mëposhtmja, ku dukej me flokë më të thinjura. ...
Komentet te A e verejtët një ndryshim te Kadri Veseli dje? Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se janë siguruar votat e deputetëve që ligji që ua lejon qytetarëve tërheqjen deri në 30% të parave nga Trusti Pensional të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Haxhiu tha se ka biseduar me shumicën e deputetëve dhe ka thënë se ata janë të pajtimit që ky propozim të kalojë. “Votat për Trustin janë. Ai do të kalojë në Kuvend. Po e them. Jam më i bindur se kur kam filluar këtë iniciativë. Kam takuar e kam biseduar pothuajse me gjithë shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe jemi të vetëdijshëm që është kërkesë e qytetarëve në këtë ...
Komentet te Qytetarët do të mund të tërheqin paratë nga Trusti: Janë siguruar votat në Kuvend Janë të Mbyllura
28-vjeçarja nga Librazhdi, e cila dje rrahu vjehrrin dhe vjehrrën sot ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortit e kunatit të saj, raportojnë mediat në Shqipëri. “Mësohet se E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, janë proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K”, thekson njoftimi i policisë. Paraprakisht në media ishte raportuar se e njëjta ka ushtruar dhunë edhe ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime ...
Komentet te S’përmbahet nusja shqiptare: Dje rrahu vjehrrin dhe vjehrrën, sot rrah burrin dhe kunatin Janë të Mbyllura
Ish-koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “njohja reciproke mes dy vendeve është në qendër të dialogut”. Sipas tij, kjo deklaratë e Kurtit është një “lojë fjalësh për fëmijë, sepse ai mendon se po u drejtohet fëmijëve me atë deklaratë”. I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Hyseni deklaroi se Kurtin nuk e merr askush seriozisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në të njëjtën ditë kur ne festonim 14 vjet të shtetit nga disa liderë të Kosovës dëgjohej fjala ‘korrupsion dhe krim’. Ambasadori amerikan thotë se për 14 vjet ka bërë mrekulli dhe ia thashë ...
Komentet te ‘Kurti nuk është antiamerikan, por mashtrues’ Janë të Mbyllura
Rreth dy muaj më parë i burgosuri N.H., 33-vjeçar kishte arritur te largohej nga Burgu i Smrekonicës ku vuante dënimin e shqiptuar nga Gjykata. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Nuhi Horurinin. Ndonëse ishte shpallur në kërkim, ai arriti ta shijojë lirinë nga arratia, deri më datën 09 maj, kur u kap nga Policia e Kosovës në fshatin Biçec të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali. Mirëpo kapja dhe arrestimi i tij nuk shkoi aq lehtë dhe si rezultat i rezistencës së tij, zyrtarët policorë pësuan lëndime trupore dhe për këtë morën trajtim mjekësor në spital. Për shkak të sulmit ndaj policëve që morën pjesë në arrestimin ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është i burgosuri që u kap dy muaj pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës Janë të Mbyllura
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, meqenëse dyshohet se para dy vitesh ka mashtruar dy persona, duke ua marrë 19 mijë e 500 euro, raporton Express. Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ua kishte marrë këto para viktimave duke u thënë se do t’u sigurojë viza sllovene dhe për të fituar grante në Ministrinë e Bujqësisë. Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 2020 Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro ...
Komentet te Prishtinasi mashtron dy burra, ua merr gati 20 mijë euro për viza sllovene e grante Janë të Mbyllura