Kosova pritet të aplikojë të enjten, 12 maj, për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se aplikacioni është i gatshëm dhe se aplikimi do të bëhet së shpejti, me siguri të enjten. Çfarë është Këshilli i Evropës? Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Është themeluar më 1949. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Kjo organizatë ka realizuar edhe fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së ...
Komentet te Çfarë është Këshilli i Evropës ku synon të aplikojë Kosova Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Me dëshminë e katër dëshmitarëve ka vazhduar gjykimi ndaj Bedri Krasniqit dhe Alban Dezdarit, të cilët po akuzohen për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004. Të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre. Ndryshe, në seancën e kaluar të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet në barrë. Seanca e djeshme ...
Komentet te Gjykimi për vrasjen e dy policëve në Podujevë, krejt çka deklaruan katër dëshmitarët dje Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, është gjithmonë e pëlqyer nga publiku. Ajo, duket sikur merret vetëm me muzikën dhe kurimim e pamjes së jashtme, shkruan “Kosovarja”. E vërteta është se këngëtaren më së shpeshti e shohim nëpër sallone bukurie, herë duke bërë grim, duke i rregulluar flokët, e herë duke i bërë thonjët. Ama, Leonora di edhe të gatuaj, madje është mjaftë e zonja në përgatitjen e ëmbëlsirave. /Kosovarja ...
Komentet te Leonora Jakupi e tregon vetën edhe në kuzhinë Janë të Mbyllura
Në vendin tonë edhe sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. ...
Komentet te Moti në Kosovë Janë të Mbyllura
Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com foli për liberalizimin e vizave për kosovarët, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe procese të tjera integruese, si dhe për dialogun me Serbinë. Shasha në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, u shpreh skeptik për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka frikë që ky proces nuk do të marrë epilog gjatë vitit 2022. Fillimisht sipas tij, përgjegjësia për këtë i takon Kosovës, pasi çështja e liberalizimit të vizave është dashur të mbyllet në vitin 2016. Por, Shasha tha se kjo u pamundësua pasi Kosova u fut në një rrugë “pa krye” me temën e demarkacionit, ndërsa kur ...
Komentet te Çështja e liberalizimit të vizave dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë – gjithçka nga intervista me Demush Shashën Janë të Mbyllura
Dy persona (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga një person tjetër, të mërkurën rreth orës 19:30 në rrugën “Arben Xheladini”, në Prishtinë. Siç thuhet në raport të Policisë së Kosovës, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se deri të rasti ka ardhur pasi djali I viktimës kishte problem me disa persona. “Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ...
Komentet te Theren me thikë babë e djalë në Prishtinë, policia jep detaje Janë të Mbyllura
Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërheqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kap të dyshuarin. Tutje sipas dëshmitarëve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë./Periskopi ...
Komentet te Rrëmbehet një grua në qendër të Prishtinës, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë Janë të Mbyllura
Bukuroshja Arta Nitaj po ndan me ndjekësit e saj të shumtë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke mos i kursyer në të shumtën e rasteve edhe pozat provokuese. Ani se u bë ‘zhurmë’ rreth pushimeve ajo ka treguar se është duke shijuar pushimet në ishullin privat të miliarderit Bill Gates, që ndodhet në Zanzibar të Tanzanisë, Arta ka postuar sërish imazhe nga këto pushime. Nitaj është dukur mjaft atraktive në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, ku shihet e veshur me bikini me ngjyrë të gjelbër shkëlqyese./Kosovarja ...
Komentet te Arta Nitaj nuk e ‘qan kokën’ për opinionet e të tjerëve, sërish me foto nga ishulli privat i Bill Gatesit Janë të Mbyllura
Një 13-vjeçare nga Mitrovica është bërë e gjallë dy javë pasi është zhdukur nga shtëpia e saj. Familja e të miturës e ka kuptuar se e bija është martuar në Gllogjan të Pejës. Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast që u raportua në stacion policor, ditën e djeshme. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar babai i 13-vjeçares, i cili ka njoftuar se e bija po bashkëjeton me një 21-vjeçarë. I shqetësuar për zhdukjen e vajzës, babai ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë informacion për fatin e të bijës deri dje, kur është njoftuar se ajo është martuar në Gllogjan. Meqë rasti është ...
Komentet te Gjendet 13-vjeçarja që u raportua para dy javësh në Mitrovicë, familja e kupton se është martuar në Gllogjan Janë të Mbyllura
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2022, Ronela Hajati nuk arriti që të kualifikohet në finalen e festivalit. Në gjysmëfinale që u zhvilluar mbrëmë (e martë) në Torino të Italisë, Ronela dha një performancë të shkëlqyer të këngës “Sekret”, por nuk ishte e mjaftueshëm që të kualifikohej. Pas kësaj, në disa media është raportuar se këngëtari Alban Ramosaj i cili doli i dyti në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ka dhënë një deklarata për përfaqësimin e Ronelës në Eurovision. Madje këto raportime u shoqëruar edhe me një video-mesazh, duke aluduar se ishte deklaratë e Albanit. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit, i cili në një postim në ...
Komentet te Alban Ramosaj tregon se a ka dhënë deklaratë për humbjen e Ronelës në gjysmëfinalen e Eurovision Janë të Mbyllura