Brenda javëve të prillit në Shqipëri do të arrijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Me këtë rast Rama thotë se kjo do të lehtësojë sezonin turistik dhe ngjisë shkallët e klasifikimit në Europë sa i takon procesit të vaksinimit. “LAJM I MIRË. Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER😍. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë💪”, ka ...
Komentet te Rama: Brenda prillit vijnë edhe 23 mijë doza të vaksinës Pfizer Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, ngjarje këto të vlerësuara si kthesë e madhe historike. Haradinaj thotë se këto ngjarje i artikuluan qartë kërkesat e shqiptarëve për liri e bashkim. “Etja e shqiptarëve për liri e bashkim, u shpërfaq dhe u artikulua shumë qartë, nga mijëra njerëz të mbledhur anekënd vendit, në prillin e vitit 1981, vitin e kthesës së madhe”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka përmendur emrat e lajmëtarëve të lirisë e të cilët janë skalitur në kujtesën historike. “Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Rizah Matoshi, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Ruzhdi Hyseni, Sherif Frangu, Salih Zeka dhe Nesimi Dervishdana, janë ...
Komentet te Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Ky popull nuk i nënshtrohet diktaturës Janë të Mbyllura
Komuna e Gjakovës është ndër komunat e parë e cila ka nisur vaksinimin e personelit shëndetësor. I pari që u vaksinua në këtë komunë është shefi i vaksinimit në Gjakovë, Burim Gojani. Vaksinimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati” dhe kjo pritet të jetë qendra ku do bëhet vaksinimi. Ndonëse nuk e mori vaksinën kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i lumtur që tashmë vaksinimi filloi edhe në komunë që ai udhëheqë. Ai madje u shpreh i gatshëm për t’u vaksinuar në momentin kur do i vije radha. Derisa shpreson që procesi do ecën mbarë, Gjini tha se fillimisht me sasinë që e kanë në ...
Komentet te Rreth 1 mijë e 400 punëtorë shëndetësorë do të vaksinohen në Gjakovë Janë të Mbyllura
Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit. Me këtë rast Shoqata “Autizmi” do të organizojë disa aktivitete që kanë për qëllimi ndërgjegjësimin e shoqërisë, përkitazi rëndësisë së përkrahjes së fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundjeje. Erza Ramadani, mbikëqyrëse e punës terapeutike në Shoqatën “Autizmi” në Prishtinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se këtë vit kjo ditë do të shënohet nën moton “Mes jush sipas mënyrës sime”, por që sipas saj për shkak të pandemisë Covid-19, do të ketë aktivitete të limituara. Sipas saj, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit do t’i kushtohet autizmit, ku do të ligjërohet në lidhje me rëndësinë e integrimit të fëmijëve ...
Komentet te Fëmijët me autizëm vështirë po integrohen në shoqëri Janë të Mbyllura
Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë. I madh është edhe numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit. Tashmë kapacitetet spitalore janë limituar. Por përkundër, kësaj kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla shprehet kundër mbylljes totale ndonëse thotë se në aspektin shëndetësor veprime të tilla do të ishin të duhura. Syla për KosovaPress deklaron se Klinikat në Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë stërngarkuar me pacientë prandaj kërkon që masat anti-COVID të respektohen. Syla: Janë stërmbushur kapacitetet, punëtorët shëndetësorë janë lodhur “Nëse flasim si punëtorë shëndetësorë ne normalisht që kërkojmë të merren masa sepse janë stërmbushur ...
Komentet te FSSHK kundër mbylljes totale: Vendimi të jetë i matur sepse ekonomia është rënduar Janë të Mbyllura
Sot Dita Botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre. Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: (1) vendosjen e 2 prillit ...
Komentet te Sot Dita Botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin Janë të Mbyllura
Një tren pasagjerësh me rreth 350 persona ka dalë nga shinat në një tunel në Tajvanin lindor, duke vrarë të paktën 36 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet. 72 persona ishin ende të bllokuar në vagona dhe 61 ishin dërguar në spital, shtuan ata. Treni udhëtonte përgjatë bregdetit lindor të Tajvanit pranë zonës piktoreske të Grykës Toroko rreth orës 9 të mëngjesit. Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se një kamion ra nga një shkëmb sipër mbi shina, kur treni dilte nga tuneli. Me pjesën më të madhe të trenit akoma të bllokuar në tunel, udhëtarët që shpëtuan u detyruan të thyejnë dyert dhe dritaret. Pamjet dhe ...
Komentet te Del nga shinat treni në Tajvan, 36 viktima dhe dhjetëra të bllokuar Janë të Mbyllura
Sot do të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në Komunën e Gjakovës dhe Komunën e Gjilanit. Procesi i vaksinimit me vaksinën atiCOVID-19 AstraZenca do të filloj në orën 08:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare Çabrati. Kështu kanë njoftuar nga zyra për informim e Komunës së Gjakovës. Edhe nga Komuna e Gjilanit kanë njoftuar se sot personeli shëndetësorë i kësaj komune do të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19. M këtë rast do të mbahet Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili do të mbahet në ora 10:00, te Qendra e Studentëve. Pas takimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media. “Ju ftojmë të ...
Komentet te Në Gjakovë dhe Gjilan sot fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët. Ndërsa vikendi, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë. Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ...
Komentet te Sot mot me diell dhe vranësira Janë të Mbyllura
Ishte 2 prilli i vitit 1999, dita kur në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri. Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës i rrethuar me tanke pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 djem të rinj, ndër të cilët edhe 11 ...
Komentet te 22 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës Janë të Mbyllura