Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Mësohet data se kur do të fillojë Liga UNIKE

Sport
Pas një periudhe të gjatë që nga nënshkrimi i marrëveshjes për një ligë të përbashkët të basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, tanimë është mësuar se kur do fillojë garat ky kompeticion i njohur ndryshe edhe si “Liga Unike”. Kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka ka njoftuar se kur do të fillojë garat ky kompeticion, dhe formatin në të cilin do të zhvillohet. Garat e Ligës UNIKE startojnë me datën 6 prill, ku formati do të jetë si ai “Final 8” me sistem të eliminimit, përcjell KosovaPress. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen në Rahovec në datat 6 dhe 7 prill, kurse përballjet në gjysmëfinale, gara për vendin ...
Komentet te Mësohet data se kur do të fillojë Liga UNIKE Janë të Mbyllura

​Chelsea favorit për të nënshkruar me Agueron

Sport
Skuadra londineze Chelsea është duke e kryesuar garën që të nënshkruaj me Sergio Agueron në afatin kalimtar të verës, raporton “The Daily Mail”. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, por dëshiron që të qëndrojë në Premier Ligën angleze, përcjell KosovaPress. Raportohet se “Blutë” janë të gatshëm që të fillojnë bisedimet me Agueron, që t’i sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi në sezonin 2011/12, Aguero ka 271 paraqitje në Premier Ligën angleze, duke regjistruar 181 gola dhe 54 asistime./KP ...
Komentet te ​Chelsea favorit për të nënshkruar me Agueron Janë të Mbyllura

Casemiro: Do të luftojmë për të dy titujt

Sport
Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është i sigurt që klubi i tij do të garojë për të dy titujt, njërin të La Ligas, dhe tjetrin të Ligës së Kampionëve. Kampioni aktual i La Ligas, Real Madridi do të rikthehet të dielën në aksion kundër Eibarit, ku pozicionohen në vendin e tretë, me gjashtë pikë larg liderit Atletico Madrid, ku kanë mbetur vetëm edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar. “Galaktikët” do të rikthehen këtë javë në garat evropiane, ku do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress. “Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë ne, e dinë që mund ...
Komentet te Casemiro: Do të luftojmë për të dy titujt Janë të Mbyllura

Rizvanolli thotë se e ka prioritet kompletimin e bordit të ZRRE-së

Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se prioritet e qeverisë dhe i saj është kompletimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), por që tha se këtë duan ta bëjnë me njerëz profesionist dhe të pavarur nga interesat politike dhe biznesore. Ajo tha se si Qeveri nuk do t’i thonë asgjë ZRRE-së sa i përket çështjes së liberalizimit të tregut të energjisë, derisa potencoi se ZRRE është institucion i pavarur dhe nuk i takon qeverisë që t’i thotë diçka për këtë çështje. Rizvanolli: Është prioritet kompletimi i bordit të ZRRE-së Është prioritet i qeverisë tonë dhe ministrisë që unë e drejtoj që të kemi një kuorum të bordit ...
Komentet te Rizvanolli thotë se e ka prioritet kompletimin e bordit të ZRRE-së Janë të Mbyllura

Zemaj: Nuk kemi pranuar të marrim vaksina nga Vuçiqi e Kina

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu është përgjigjur kritikave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa i përket vonesës së arritjes së vaksinave në Kosovë. Ai tha se ka pasur një përkushtim të disa personave në prapavijë që të merren vaksina nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi e Kina, por që tha se nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Zemaj: Ne nuk e kemi lejuar marrjen e vaksinave nga Vuçiq “Nuk është e vërtetë që kemi qëndruar vendi i fundit në rajon, kemi filluar me të gjitha vendet të cilat në kapacitetet e saj për të siguruar vaksinat është temë aktuale dhe temë e cila akoma donë përkushtim ...
Komentet te Zemaj: Nuk kemi pranuar të marrim vaksina nga Vuçiqi e Kina Janë të Mbyllura

Kurti: E mora vaksinën i pari vetëm sepse ishte AstraZeneca

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është vaksinuar i pari me qëllim që të sensibilizojë qytetarët rreth pranimit të vaksinën AstraZeneca. Kurti tha se nëse në Kosovë do të arrinte fillimisht vaksina Pfizer ose Moderna, nuk do të shkonte i pari për t’u imunizuar, për që këtë e ka bërë për shkak, siç tha ai, reputacionit të lënduar që ka vaksina AstraZeneca në botë. Kurti: Vaksinën e mora sepse ishte AstraZeneca, nuk do ta merrja i pari vaksinën Pfizer ose Moderna “Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do të shkoja ta marrë, vetëm për shkak se ka qenë Astra Zeneca e cila ka një reputacion të ...
Komentet te Kurti: E mora vaksinën i pari vetëm sepse ishte AstraZeneca Janë të Mbyllura

Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të reja anti-COVID. Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se sado që është lajm i mirë arritja e vaksinave masat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Vitia tha se me të marrë detyrën kanë intensifikuar punën për sigurimin e vaksinave të tjera, për çka tha se janë në rrugë të mirë dhe se kanë marrë konfirmime nga kompani të tjera. Ai tha se shpreson që shumë shpejt do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe vaksinat të vijnë sa më shpejt. Vitia: Masat të cilat janë në fuqi dhe masat të cilat do të ...
Komentet te Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID Janë të Mbyllura

Mblidhen nënshkrimet për seancën për presidentin

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit. Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPress-it brenda Kuvendit të Kosovës. Momentalisht është duke u mbajtur seanca plenare për votimin e komisioneve parlamentare./KP ...
Komentet te Mblidhen nënshkrimet për seancën për presidentin Janë të Mbyllura

Kurti: Rendi logjik e kronologjik e do që të bëjmë fillimisht zgjedhjen e presidentes

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të përpilojnë programin qeverisës dhe planin e punës por para kësaj theksoi se duhet të zgjedhhet presidenti i ri i vendit. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se janë duke bërë një skanim të gjendjes të cilën e kanë gjetur nëpër ministri, çka sipas tij i paraprin planit të punës së qeverisë. Kryeministri i Kosovës tha se planin e punës qeveria do ta përpilojë duke pasur prioritet zotimet që kanë shpalosur në fushatën elektorale. Kurti: Është e udhës të kemi fillimisht zgjedhjen e presidentës, pastaj edhe programin qeverisës e planin e punës “Do ta përpilojmë edhe progrmain tonë ...
Komentet te Kurti: Rendi logjik e kronologjik e do që të bëjmë fillimisht zgjedhjen e presidentes Janë të Mbyllura

​Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor në kufi

Lajme
Në terminalin e pikës kufitare Hani i Elezit, është arrestuar një shtetas bullgar i lindur në vitin 1974 në Pazardzhik, mbi dyshimin e bazuar se i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në shumën prej (20) njëzet euro. “Personi i dyshuar nuk kishte sigurim kufitar të Republikës së Kosovës dhe gjatë ofrimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, i ka vendosur paratë në dokumente në formë ryshfeti me qëllim të kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ndaj personit të dyshuar sipas dispozitave ligjore kanë iniciuar rastin “Dhënie e Ryshfetit (mitos)” dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, ...
Komentet te ​Arrestohet shtetasi bullgar i cili iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor në kufi Janë të Mbyllura