Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend propozimet sa i përket Ligjit për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, që t‘u mundësohet mërgatës votimi në ambasada dhe në konsullata. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se si sipas kërkesës Kuvendit i kanë përgatitur opinionin për vlerësimin e ndikimit buxhetor. Kurti: Janë përgatitur edhe opinioni për vlerësimin e ndikimit buxhetor “Qeveria e Republikës së Kosovës pas pranimit të përfundimit të Kuvendit të Kosovës numër 08-P-003 të datës së sotme 2.04.2021, për dhënien e mendimit lidhur me nismën legjislative për projektligjin për plotësimin e ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës i cili është ndryshuar dhe plotësuar me ligjin ...
Komentet te Qeveria i dërgon Kuvendit propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit tetëmbëdhjetë të arrestuarve në rastin “Call Center”, në pjesë të ndryshme të Prishtinës. Sipas njoftimit të Gjykatës, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi pas marrjes së të njëjtit, në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve K.G.,F.D.,I.L.,E.L.,F.K.,N.M.,I.S. M.K.,D.H.,M.T.,V.K.,A.Z.,L.H.,Ç.Q.,A.N.,A.V.,I.XH.,A.DH., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Mashtrim nga neni 153 paragrafi 1 dhe paragrafi 3, sipas Kodit Penal të shtetit Gjerman, e kryer ...
Komentet te Rasti “Call Center”, 18 të arrestuarve u caktohet masa e paraburgimit Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sërish në ora 19:00, për të shqyrtuar projektligjin për Zgjedhje. Në njoftimin e Qeverisë nuk bëhet e ditur arsyeja e mbledhjes./KP ...
Komentet te Qeveria e Kosovës mblidhet sërish Janë të Mbyllura
Ende nuk ka një vendim zyrtar për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, deputetja Duda Balje, po paralajmëron një gjë të tillë. Ajo ka postuar një fotografi me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, duke thënë “në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë”. “Si gjithherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim! Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, ka shkruar ajo./KP ...
Komentet te Balje: Në pritje madhështore të votimit të Presidentes sonë Janë të Mbyllura
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e tretë me radhë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2020 dhe tri vendime tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë. Në komunikatën qeveritare thuhet se raporti prezanton vlerësimin e Komisionit të granteve mbi pajtueshmërinë e sistemit të financimit të nivelit komunal gjatë vitit 2020. Aty paraqiten rezultatet e vlerësimit dhe sfidat e identifikuara nga Komisioni, dhe ofrohen rekomandime për përmirësimin e mëtutjeshëm në sistemin e tanishëm të financimit komunal. Këto vlerësime janë të bazuara në parimet e Ligjit ...
Komentet te Këto janë vendimet që i mori sot Qeveria Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”. Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri./KP ...
Komentet te Kryesia e Kuvendit procedon projektligjin për Zgjedhje në Qeveri Janë të Mbyllura
Shumë gjigantë evropianë janë të interesuar në Haaland, dhe kjo nuk është sekret më. Raportohet se skuadrat si Barcelona, Real Madridi, Liverpooli, Chelsea, Manchester United e Manchester City janë të interesuara që ta transferojnë Haaland. Spekulimet se Manchester United është i interesuar në Haaland i komentoi trajneri i “Djave të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk dha ndonjë detaj të rëndësishëm rreth një marrëveshje të mundshme, përcjell KosovaPress. “Nuk është e drejtë që të flas për Erling Haaland si trajner i Manchester United. Ai do ta merre vendimin vetë. Nuk dua të komentoj lojtarët për të cilët jemi të interesuar. Ka shumë spekulime, shpresoj që mund të qëndrojmë ulur ...
Komentet te Solskjaer flet për Haaland Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në shtetin afrikan të Malit, ku 4 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara u ekzekutuan me armë zjarri në qytetin veriut të Aguelhok. Lajmi është bërë i ditur me anë të një deklarate nga OKB, ku konfirmohet se persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve, duke lënë edhe disa të plagosur, raporton A2. “Helikopterët u dërguan në vendin e ngjarjes për të evakuuar personat e plagosur”, thuhet më tej në deklaratë./KP ...
Komentet te Vriten 4 ushtarë të Kombeve të Bashkuara në Mali Janë të Mbyllura
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 2865 testime të kryera, janë konfirmuar 336 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 625 persona. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar./KP ...
Komentet te 6 viktima dhe 336 raste në 24 orët e fundit në Shqipëri Janë të Mbyllura
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të ngutshme nismën e Qeverisë Kurti për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. Përmes një komunikate për media, LDK pohon se ka përcjellë me vëmendje nismat e orëve të fundit të deputetëve të pushtetit dhe e konsideron absolutisht të ngutshëm vendimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, marrë parasysh faktin që Kosova sapo ka kaluar këtë proces dhe sapo ka konstituuar legjislaturën e re. LDK thotë se vlerëson lart kontributin e mërgimtarëve tanë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës dhe beson se secili qytetar i saj, kudo që është, duhet ta ketë të drejtën për të zgjedhur dhe për të votuar. ...
Komentet te Edhe LDK e vlerëson të ngutshme nismën e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje Janë të Mbyllura