Rita Ora për javë të tëra ka qenë ndër personat më të diskutueshëm në faqet rozë. Për të është folur rreth jetës private dhe karrierës profesionale, përfshirë edhe thyerjen e rregullave antiCOVID. Sidoqoftë kësaj, ajo më parë lansoi mini-albumin “Bang Bang”, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj. Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rita bëri të ditur se ka publikuar njërën prej këngëve me videotekst. Po i njëjti projekt ka ardhur si bashkëpunim me Imanbek, duke e bërë edhe më të kompletuar. Kujtojmë se artistja është duke qëndruar në Australi, pasi do të jetë pjesë e jurisë në “The Voice”./RTK ...
Komentet te RITA ORA SJELL KËNGËN “BANG BANG” ME VIDEO-TEKST Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kënga “Drunk” nga Kida po pëlqehet në masë të madhe. Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është ndër më të pëlqyerat nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net. Kida është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria apo karriera. Këngëtarja numëron rreth 2 milionë ndjekës në llogarinë e Instagramit, prej ku edhe ndan imazhe të ndryshme për fansat e saj jo rrallë herë. Kësaj radhe ajo ka publikuar një Instastory ku bëri të ditur se kënga e saj e fundit me titull “Drunk” tashmë ka arritur të mbledhë 18 milionë klikime. ...
Komentet te KIDA ARRIN TË MBLEDHË 18 MILIONË KLIKIME ME KËNGËN “DRUNK” Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se sonte u synua që të tentohet demokracia me arrogancën e numrave dhe shantazhit. Ai ka bërë te ditur që nuk do të marrin pjesë në sallë pa u tërhequr ky ligj. Ai pas përfundimit të seancës, ka thënë para mediave tha se askund më botë nuk ndodhë që rregullat bazike të garës të vendosën njëanshëm. Gashi: U cenua demokracia, VV e kryeministri i saj kërcënuan deputetët dhe qytetarët “U synua qe të cenohet demokracia. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri i saj tentoi sonte që të kërcënoj secilin deputet të Kosovës dhe qytetarë të Kosovës për të imponuar ...
Komentet te Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë pa u tërheq Ligji për Zgjedhjet Janë të Mbyllura
Deputeti Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, pas seancës së Kuvendit për Ligjin për Zgjedhjet, tha se sonte kanë parandaluar ngufatjen e demokracisë, meqë siç tha ai nga pushteti u ushtrua presion dhe shantazh. Krasniqi: Ne sot e parandaluam ngufatjen e demokracisë “Ne sot e parandaluam ngufatjen e demokracisë. Ligji për Zgjedhjet duhet të ndryshohet vetëm pas një procesi gjithëpërfshirës. Sot u tentua që krejt ky proces të kontrabandohet brenda disa orëve duke ushtuar presion dhe shantazh mbi institucionet”, tha ai. Krasniqi para mediave tha se seanca e sotme e jashtëzakonshme ishte e vullnetit të Albin Kurtit për zgjedhje. Krasniqi tha se vendi do të ballafaqohet me situata ta ...
Komentet te Krasniqi: Ne sot e parandaluam ngufatjen e demokracisë Janë të Mbyllura
Seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje tashmë ka filluar. Aty janë deputetë nga pozita dhe opozita, por jo edhe të Listës Serbe. Ndërkohë opozita po vazhdon të kundërshtojë nismën e Qeverisë Kurti për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje./KP ...
Komentet te Lista Serbe bojkoton seancën për Ligjin për Zgjedhje Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar edhe njëherë pasi Komisioni për Legjislacionin për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme. I njëjti i është proceduar kuvendit për shqyrtim. Haxhiu ka uruar që projektligjit i radhës të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe se të mos ketë reagime sikurse për atë të Ligjit për Zgjedhjet. “Uroj që për projektligjin e radhës për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të mos kemi reagime të tilla nga opozita”, ka shkruar Haxhiu. /KP ...
Komentet te Haxhiu: Uroj që të mos ketë reagime edhe për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshëme Janë të Mbyllura
Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që të tërheqë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Përmes një komunikate për media, Shoqëria Civile i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si iniciuese e kësaj nisme legjislative që të tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pasi vlerëson se edhe në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurta për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. ...
Komentet te Shoqëria Civile: Të tërhiqet iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Janë të Mbyllura
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, dhe paralajmërimit të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Tërmkolli ka shkruar se ky është veç fillimi drejt autoritarizmit. “Shijojeni Albinin Krejt! Veç fillimi Drejt autoritarizmit”, ka shkruar Tërmkolli në “Facebook”./KP ...
Komentet te Tërmkolli: Shijojeni Albinin krejt, fillimi drejt autoritarizmit Janë të Mbyllura
Konjufca: Si mund të thotë LDK-ja që Ligji për Zgjedhjet është shantazh për zgjedhjen e Presidentes
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe u.d i presidentit, Glauk Konjufca ka reaguar pas kundërshtimeve për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet. Konjufca shkruan se askush nuk e ka pritur që kundërshtimi i të drejtave të mërgatës të shkoj në këtë nivel që po shihet. Ai shtron pyetjen se ‘Çka ka të keqe këtu?’. Madje ai thotë se kundërshtimet e tilla janë tronditëse për mërgimtarët. Konjufca përmes një shkrimi ka thënë edhe se ligji është i nevojshëm dhe se nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentes. Ai ka komentuar edhe kundërshtimet e LDK-së karshi kësaj. “Askush nuk e ka pritur që kundërshtimi i të drejtave të mërgatës sonë të ...
Komentet te Konjufca: Si mund të thotë LDK-ja që Ligji për Zgjedhjet është shantazh për zgjedhjen e Presidentes Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku do të mbajë konferencë për medie. Abdixhiku në konferencë për medie do të dalë në ora 20:00. “Sonte (e premte), më datë 2 prill 2021, në orën 20:00, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Kjo konferencë e të parit të LDK-së erdhi pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku kjo Qeveri dërgoi në Kuvend propozimet sa i përket Ligjit për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, që t‘u mundësohet mërgatës votimi në ambasada dhe në konsullata. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se si sipas kërkesës ...
Komentet te Abdixhiku thërret konferencë për medie Janë të Mbyllura