Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ministrja Kramp-Karrenbauer: Rusia është një sfidë në rritje për sigurinë e BE-së

Rajoni dhe Bota
Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer tha sot se sjellja e Rusisë është një sfidë në rritje për Bashkimin Evropian (BE). Ajo tha se Gjermania duhet të rrisë alokimet për sistemin e mbrojtjes kombëtare në interesin e saj, dhe jo si një “koncesion për Shtetet e Bashkuara”. “Sfidat po rriten me teknologji të reja, si dhe kërcënime hibride, por gjithashtu si një problem rajonal kur sjellja e Rusisë merret si shembull. Gjermania është shpesh në fokusin e sulmeve që mund të lidhen me Rusinë,” tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, duke përmendur shembuj të pretendimeve të tij, njoftoi TASS. Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Rusisë Aleksandar Grushko tha më 22 ...
Komentet te ​Ministrja Kramp-Karrenbauer: Rusia është një sfidë në rritje për sigurinë e BE-së Janë të Mbyllura

Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Zëvendësministrat e emëruar janë: Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes, Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Deri më tani, me ...
Komentet te Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri Janë të Mbyllura

​AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për votimin e presidentit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shtuar se janë kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse sipas tij, kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Ky është postimi i Haradinajt: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm ...
Komentet te ​AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin Janë të Mbyllura

​Edhe Ambasada franceze kërkon nga deputetët të marrin pjesë në seancën për Presidentin

Lajme
Edhe ambasada e Francës në Kosovë, kërkon nga deputetët e Kuvendit të qëndrojnë në seancë gjatë zgjedhjes së Presidentit. Përmes një reagimi ambasada franceze thotë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt. “Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt. Prandaj, është e një rëndësie të madhe që deputetët të marrin pjesë sonte në zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze../KosovaPress ...
Komentet te ​Edhe Ambasada franceze kërkon nga deputetët të marrin pjesë në seancën për Presidentin Janë të Mbyllura

​Tahiri: PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri derisa ka dalë prej objektit të kuvendit ka thënë para mediave se PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit. “Partia Demokratike e Kosovës tashmë i ka të qarta qëndrimet e saj për këtë seancë”, tha ai. Ndërkohë që pritet të filloj seanca për zgjedhjen e presidentit./KosovaPress ...
Komentet te ​Tahiri: PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit Janë të Mbyllura

Hoxhaj: A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj derisa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, iu është drejtuar gazetarëve me fjalët “A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?”, duke iu referuar kështu seancës për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë që ende asnjë deputet nuk ka hyrë në sallën ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, e paraparë për orën 18:00. Lëvizja Vetëvendosje pak para votimit për zgjedhjen e presidentit ka tërhequr propozimin për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet. Propozimi i partisë në pushtet dje në seancën e Kuvendit të Kosovës shkaktoi pakënaqësi të mëdha në radhët e opozitës, e cila kërkoi tërheqjen e ...
Komentet te Hoxhaj: A jeni gati për pjesën e dytë të dramës? Janë të Mbyllura

Gastronomët: Nga e marta 12 ditë mbyllje totale, kërkojmë kompensim nga shteti

Lajme
Mbyllja totale e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare pritet të ndodhë nga dita e martë për 12 ditë. Ky propozim i Ministrit të Shëndetësisë ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Kryetari i Shoqatës së Gastronomisë në Prishtinë, Veton Zuka theksoi se nuk janë pajtuar për një mbyllje të tillë, por siç thotë ai duke parë numrin e lartë të vdekshmërisë për shkak për Covid-19 dhe zvogëlimit të kapaciteteve spitalore, do ta respektojnë këtë propozim. Megjithatë, Zuka thekson për KosovaPress se hapja duhet të ndodhë pas 12 dite, sepse sipas tij bizneset nuk mund të mbijetojnë. Më tej Zuka tha se presin mbështetjen ...
Komentet te Gastronomët: Nga e marta 12 ditë mbyllje totale, kërkojmë kompensim nga shteti Janë të Mbyllura

Orlando: Deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje

Lajme
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është nisur për në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet presidenti i ri i Kosovës. Orlando përmes një postimi tëiter ka thënë se kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Sipas tij bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt. Rrugës për në Kuvend për zgjedhjet presidenciale. Siç kam thënë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt. Suksese ...
Komentet te Orlando: Deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje Janë të Mbyllura

​LVV tërheq projektligjin për Zgjedhje, i hapet rruga zgjedhjes së presidentit

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr projektligjin për Zgjedhje. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se LVV është pajtuar me kërkesën e LDK-së. Kjo pas kërkesës së LDK-së, e cila paralajmëroi LVV-në se nëse nuk e tërheq do ta bojkotojë seancën për zgjedhjen e presidentit. /KosovaPress ...
Komentet te ​LVV tërheq projektligjin për Zgjedhje, i hapet rruga zgjedhjes së presidentit Janë të Mbyllura

​Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

Lajme
Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që sot të zgjidhet presidente, Vjosa Osmani. Pas këtij hapi thotë se bashkë me opozitën do punojnë për reformë zgjedhore. Ai në Facebook ka shkruar se iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje sot nuk është aktuale. “Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin ...
Komentet te ​Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti Janë të Mbyllura