Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Avdullah Hoti nuk voton për presidentin e ri

Lajme
Ka filluar votimi për presidentin e ri ku në garë janë Vjosa Osmani e Nasuf Bejta. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka votuar. Ai ka qëndruar në karrige dhe nuk ka dalë që ta hedh votën e tij në kutin e votimit. Sikurse Hoti veproi edhe deputeti tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj. Madje tek kutia e votimit nuk shkoi as Agim Veliu./KP ...
Komentet te Avdullah Hoti nuk voton për presidentin e ri Janë të Mbyllura

Zgjedhja e presidentit, Agim Veliu nuk voton, Albena Reshitaj voton

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu nuk ka votuar në raundin e parë të votimit për president. Por, një gjë të tillë e ka bërë Albena Reshitaj nga radhët e AAK-së, e cila është deputetja e vetme nga radhët e kësaj partie në seancën për zgjedhjen e presidentit. AAK më herët kishte bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në seancën për president. Në garë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta./KP ...
Komentet te Zgjedhja e presidentit, Agim Veliu nuk voton, Albena Reshitaj voton Janë të Mbyllura

​Hoxhaj e Hamza lëshojnë seancën për presidentin

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetari të PDK-së, njëherit edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga kjo parti, Enver Hoxhaj bashkë me deputetin Bedri Hamza janë larguar nga seanca ku po pritet të votohet presidenti i ri. Hoxhaj nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës u largua pas fjalimit që pati para deputetëve të pranishëm nga ku tha se PDK nuk mund të shantazhohet./KP ...
Komentet te ​Hoxhaj e Hamza lëshojnë seancën për presidentin Janë të Mbyllura

​Nis raundi i parë i votimit për president

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të votojnë në raundin e parë për president të vendit. Në sallë janë prezent 82 deputetë, pasi dy deputetë të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza e kanë liruar sallën ku po mbahet kjo seancë./KP ...
Komentet te ​Nis raundi i parë i votimit për president Janë të Mbyllura

​Kandidatët për president plotësojnë dispozitat Kushtetuese

Lajme
Komisioni për Legjislacion me gjashtë vota për ka konstatuar se kandidatët të nominuar për president plotësojnë kushtet në raport me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës. Kryetari i komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur se president mund të zgjedhet vetëm një shtetas i Kosovës që ka mbushur moshën 35 vjeçare. Rrustemi: Kandidatët për president plotësojnë dispozitat kushtetuese (Video) “Kushtet e parapara e dispozitave të Kushtetutës së Kosovës, dhe Ligjin për Presidentin e Kosovës, për t’u zgjedhur president dhe Kuvendit të paraqet raportin: Neni 85 kualifikimi për zgjedhjen presidentit, përcakton se presidenti mund të zgjedhet një shtetas i Kosovës i cili e ka mbushur moshën 35 vjeçare. Neni 86 ...
Komentet te ​Kandidatët për president plotësojnë dispozitat Kushtetuese Janë të Mbyllura

Komisioni konstaton se kandidatët për president i plotësojnë kushtet për këtë post

Lajme
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve të nominuar për president të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, lidhur me plotësimin e kushteve të parapara me kushtetutë dhe ka konstatuar se të njëjtit i plotësojnë kushtet për këtë pozitë. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur raportin e komisionit për verifikimin e kushteve të kandidatëve të nominuar për president. Rrustemi: Kandidatët për president i plotësojnë kushtet për zgjedhje të presidentit (Video) “Komisioni pas shqyrtimit të dokumentacionit të prezantuar, konstatoi se kandidatët e nominuar për president të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta, ...
Komentet te Komisioni konstaton se kandidatët për president i plotësojnë kushtet për këtë post Janë të Mbyllura

​Kandidatët për president plotësojnë dispozitat Kushtetuese

Lajme
Komisioni për Legjislacion me gjashtë vota për ka konstatuar se kandidatët të nominuar për president plotësojnë kushtet me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës. Kryetari i komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur se president mund të zgjedhet vetëm një shtetas i Kosovës që ka mbushur moshën mbi 35 vjeçare./KP ...
Komentet te ​Kandidatët për president plotësojnë dispozitat Kushtetuese Janë të Mbyllura

​Prezantohet kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente

Lajme
Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente në seancën e sotme që po mbahet me të vetmen pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së shefit të ri të shtetit. Kusari-Lila: Uroj ta përmbyllim seancën me zgjedhjen e Vjosës presidente (Video) “Uroj që sonte të përmbyllim këtë seancë me zgjedhjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu”, tha ajo. Në sallën e seancave plenare janë të pranishëm më shumë se dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /G.Kadrija/KP ...
Komentet te ​Prezantohet kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente Janë të Mbyllura

Nis seanca për zgjedhjen e presidentit

Lajme
Kuvendi i Kosovës me rreth dy orë vonesë ka nisur seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë./KP ...
Komentet te Nis seanca për zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura

Deputetët e LDK-së futen në sallë, nuk tregojnë nëse do t-ia bëjnë kuorumin Osmanit

Lajme
Deputetët e LDK-së tashmë janë futur në sallën e Kuvendit ku për pak çaste pritet të fillojë seanca për presidentin. Ndërsa asnjëri prej tyre nuk është deklaruar nëse do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për zgjedhjen në krye të shtetit./KosovaPress ...
Komentet te Deputetët e LDK-së futen në sallë, nuk tregojnë nëse do t-ia bëjnë kuorumin Osmanit Janë të Mbyllura