Masat e reja shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, të cilat kufizojnë veprimtarinë e shumë bizneseve të gastronomisë dhe mbylljen e qendrave tregtare, pritet të kenë ndikim në të hyrat e buxhetore nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress, se masat kufizuese ndikojnë në rënien e aktivitetit ekonomik, dhe pa dyshim që ndikon edhe në rënien e të hyrave. Stavileci: Kur ka ulje të aktivitetit ekonomik, ka edhe ulje të të hyrave “Nuk mund të themi se do të ndikojnë(masat) automatikisht, për shkak se masat sapo janë marrë dhe nuk kanë ende ...
Komentet te Masat e reja shtrënguese pritet të ndikojnë në rënien e të hyrave buxhetore nga Dogana dhe ATK-ja Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjatë ditës së djeshme, por dhe mëngjesin e sotëm, shumë kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë për vikend. E për këtë kanë ndikuar edhe masat e reja shtrënguese që Qeveria Kurti vendosi kundër pandemisë Covid-19. Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë. Sigurisht që kjo do të ndikojë negativisht si ën ekonominë e vendit, ashtu edhe në përkeqsimin e situatës me Covid-19, pasi kthimi i tyre nga Shqipëria shton rrezikun për infektime të reja./KP ...
Komentet te Edhe sot mijëra kosovarë drejt Shqipërisë Janë të Mbyllura
Proteinat janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme. Sipas ekspertëve të gjithë duhet të konsumojnë proteina në çdo vakt, por nutricionistja Albana Daka na jep sugjerime se si t’i përftojmë proteinat nga produkte të ndryshme që konsumojmë gjatë ditës./Rtk ...
Komentet te PROTEINAT, ROLI I TYRE I RËNDËSISHËM NË JETËN E PËRDITSHME Janë të Mbyllura
Dhimbjet e dhëmbit janë të tmerrshme, aq më tepër gjatë natës kur mundësia për të hequr mendjen nga dhimbja është thuajse 0. Sidoqoftë, ekzistojnë disa metoda për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit derisa të vijë ora për t`u takuar me dentistin. 1. Përdorimi i ilaçeve qetësuese Gjatë natës, mund të përdorni një ibuprofen, Tylenol për të mbajtur nën kontroll dhimbjet e forta, por mos harroni të merrni dozën që rekomandohet në paketimin e tyre. 2. Kompresa të ftohta Merrni disa akuj dhe vendosini brenda një peshqiri. Më tej afrojeni tek zona e faqes ku ndjeni dhimbje dhe mbajeni për pak. Kompresat e ftohta do t’ju ndihmojnë të qetësohet dhimbja dhe ...
Komentet te SI TË SHPËTONI NGA DHIMBJET E DHËMBIT GJATË NATËS Janë të Mbyllura
Familjarë të zyrtarëve të LVV-së janë punësuar në ministri. Axha i Glauk Konjufcës është punësuar si këshilltar politik i Ministrit të Mbrojtjes. Me të njëjtin post, por në një ministri tjetër, atë të Shëndetësisë është emëruar edhe Sami Uka, vëllau i deputetit të LVV-së, Fitim Uka. Albin Kurti, kur ishte në opozitë besonte se të afërmit nuk do të kenë vend në instítucíone kur LVV vjen në pushtet. Axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është punësuar si këshilltar politik i Ministrit të Mbrojtjes. Rabit Konjufca anipse ka një karrierë të bujshme në të kaluarën si i burgosur politik, ish-pjestar i UÇK-së, e më pas edhe TMK-së e ...
Komentet te Syla: Gjithçka çka kishte sharë e pshtyrë Albin Kurti, sot po e lëpin Janë të Mbyllura
Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka shkruar në profilin e tij pas reagimeve të shumta dhe akuzave në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, se nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Express. Zeka në reagimin e tij ka thënë se ata që e kanë pasur mundësinë ta lartësojnë UÇK’në për 20 vjet, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, meqë sipas tij, kanë qenë të zënë duke menduar se si të pasurohen duke vjedhur paranë publike. Tutje ish-deputeti thotë se të njëjtit, s’kanë bërë asgjë për UÇK’në duke e lënë “me tre rreshta nëpër librat shkollor” Reagimi i plotë: Reklamë Pse nuk e permendi UÇK-ne? Presidentja eshte me ...
Komentet te Zeka: Ata që e patën në dorë ta lartësonin UÇK’në për 20 vjet ishin të zënë duke vjedhur Janë të Mbyllura
Demokracia Studentore përmes një komunikate për media kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që t’i fillojë procedurat urgjente për vetting në sektorin e arsimit. Gjithashtu Demokracia Studentore ka kërkuar shkarkimin e Inspektoratit të Arsimit, i cili, sipas tyre, deri më tani i ka shërbyer politikës e jo arsimit. “Gjendja e Arsimit në Kosovë është e mjerueshme pasi që jemi përjashtuar nga organizatat ndërkombëtare të cilësisë EQAR dhe ENQA për arsye të politizimit të këtij sektori ne si organizatë për monitorimin e universiteteve publike kërkojmë nga kryeministri Kurti që të fillojë procedurat për vetting dhe t’i depolitizojë universitetet publike pasi që në të gjitha universitetet dekanët dhe rektorët janë pjesë ...
Komentet te Demokracia Studentore kërkon nga kryeministri Kurti vetting në sektorin e arsimit në Kosovë Janë të Mbyllura
Ende nuk dihet nëse Qeveria Kurti do t’i përmbahet Marrëveshjes së Uashingtonit, sipas së cilës i ndalohet Kosovës aplikimi në periudhën prej një viti për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Moratoriumi 1-vjeçar përfundon në shtator të këtij viti, çka edhe i mundëson Kosovës që prej këtij muaji të aplikojë për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk ka qenë e qasshme për të treguar nëse do të fillojnë përgatitjet për aplikim në organizata ndërkombëtare. Njohës të së drejtës ndërkombëtare apelojnë institucionet e vendit që të fillojnë sa më parë procesin e lobimit, në mënyrë që Kosova para vitit të ri, të anëtarësohet në ndonjë nga ...
Komentet te Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, MPJ-së i kërkohet të nisë lobimin Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka vazhduar të pranojë telegrame urimi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit. Në telegramin e Princit të Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Haakon, ai ka uruar zonjën Osmani dhe popullin e Kosovës për prosperitet. Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Presidenten Osmani për detyrën dhe ka shfaqur shpresën që institucionet e sapoformuara ta qojnë përpara agjendën evropiane. Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar kyçe çështjen e dialogut me Serbinë. Telegram urimi në adresë të Presidentes Osmani ka dërguar edhe Emiri i Kuvajtit, Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Jabar Al-Sabah. Ai ka shfaqur ...
Komentet te Osmani merr telegrame urimi nga liderë evropianë e botërore Janë të Mbyllura
Në Komunën e Prishtinës vazhdojnë të jenë aktive rreth 3 mijë e 400 raste me COVID-19, ndërsa brenda ditës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Emshir, ku trajtohen pacientët me koronavirus në kryeqytet po kërkojnë trajtim mjekësor deri në 400 persona. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se gjatë kësaj periudhe në kryeqytet numri i personave pozitivë është jashtëzakonisht i madh. Gashi: Në Prishtinë rreth 3 mijë e 400 raste aktive “Rreth 3 mijë e 400 raste aktive deri tani që është një numër jashtëzakonisht i madh e dini që në janar i kemi pas rreth 1 mijë raste aktive tani është numri më i madh i ...
Komentet te Numër i lartë i rasteve me Covid-19 në Prishtinë, rreth 400 pacientë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore Janë të Mbyllura