Sot feston ditëlindjen aktori i madh i kinematografisë shqiptare Robert Ndrenika. Në 79 vjetorin e lindjes atë e kanë uruar shumë personalitete nga jeta politike dhe kulturore nga mbarë trojet shqiptare. Ndër qindra rrolet, një nga rrolet e paharruara të tij është rroli i karrocierit në filmin Nëntori i dytë. Redaksia NMK-Post uron mjeshtrin e madh të filmit, duke i dëshiruar shëndet dhe gjithë të mirat. Gëzuar o Karrocieri i kinemtagrafisë shqiptare! Aktori Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 Janar 1942. Ka qenë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin ...
Komentet te Robert Ndrenika feston ditëlindjen. Gëzuar o Karrocieri i kinemtagrafisë shqiptare! Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Autoritetet kineze kanë gjobitur grupin Alibaba me 2.75 miliardë dollarë, për shkelje të rregullave kundër monopolit dhe për abuzim me pozicionin dominant, duke shënuar kështu gjobën më të lartë të vendosur ndonjëherë në vend. Gjoba, e barabartë me rreth 4 për qind e të ardhurave të Alibaba për vitin 2019 vjen në kuadër të një ofensive të paprecedent të qeverisë kineze ndaj konglomerateve të teknologjisë, që në muajt e fundit ka dëmtuar aksionet e tyre në bursa. Perandoria miliardere e themeluar nga Jack Ma ka qenë nën presion të fortë pas kritikave të bëra prej tij në adresë të sistemit rregullator kinez tetorin e kaluar, raporton euronews.al. Ndërsa në dhjetor, ...
Komentet te Kina i vendos gjobë 2.7 mld dollarë gjigantit “Alibaba” Janë të Mbyllura
Roberta Jacobson, e dërguara speciale e presidentit Joe Biden për çështjet e kufirit, i cili ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të migrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 100 ditësh punë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Jacobson, një ish-ambasadore e SHBA në Meksikë dhe një diplomate shumë e respektuar karriere, tha në një intervistë se ajo gjithmonë kishte synuar të shërbente për 100 ditë dhe se ajo mendon se mund të largohet pasi administrata e Biden ka formuar ekipe për të punuar në çështjen e migracionit, raporton ATSh. Zëvendëspresidentja Kamala Harris u caktua kohët e fundit nga Biden për të mbikëqyrur diplomacinë me ...
Komentet te Dorëhiqet e dërguara e Biden për kufirin SHBA-Meksikë Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje pas fitores së shënuar në zgjedhjet parlamentare, synon fitore edhe në zgjedhjet lokale. Madje në zgjedhjet që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti, LVV synon fitore masive nëpër komuna. Kështu thuhet në një komunikatë të kësaj partie, në të cilën jepen edhe detaje nga mbledhja e fundit e qendrave të LVV-së në nivel vendi e që pjesë e saj ishte edhe kryeministri Albin Kurti. “Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ...
Komentet te LVV: Ndryshimit të madh do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Kosovës Janë të Mbyllura
Pekini është shtëpia e më shumë miliarderëve se çdo qytet tjetër në botë, sipas listës së fundit vjetore të pasur të Forbes. Kryeqyteti kinez shtoi 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani pret 100 të tjerë, tha revista e biznesit. Pekini kalon kështu Nju-Jorkun, i cili pret 99 miliarderë dhe ka mbajtur “fronin” për shtatë vitet e fundit. Rikuperimi i shpejtë i Kinës nga Covid-19, rritja e firmave të saj të teknologjisë dhe tregjeve të aksioneve e ndihmuan atë të fitonte vendin e parë. Edhe pse Pekini tani ka më shumë miliarderë, vlera e kombinuar neto e miliarderëve të Nju-Jorkut mbeti 80 miliardë dollarë, më e madhe se ajo ...
Komentet te QYTETI QË STREHON MË SHUMË MILIARDERË NË BOTË Janë të Mbyllura
727 TË SHËRUAR DHE 571 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), ...
Komentet te 727 TË SHËRUAR DHE 571 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës, ku është gjetur plotësisht i djegur një automjet. Brenda makinës është gjetur dhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja. Dyshohet se bashkëshorti ka djegur për së gjalli gruan e tij dhe pas këtij akti makabër 48-vjeçari, shtetasi Bilbil Shirja, është vetëvarur në një pemë. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Kavajë/Informacion paraprak Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë ...
Komentet te Një burrë djeg bashkëshorten brenda veturës pastaj vetëvaret në pemë Janë të Mbyllura
Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ervehe Gashi ka mbajtur konferencë për medie, për t’u deklaruar pas akuzave, që i janë bërë në një emision televiziv. Ajo ka thënë se i gjithë emisioni ka qenë manipulim, me qëllim të dëmtimit të saj dhe familjes. I dënuari për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, Dardan Hoxha, ditë më parë kishte rrëfyer me një emision televiziv se ka paguar mbi 5 mijë euro mito, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit. Dosja e tij ishte hetuar nga prokurorja Ervehe Gashi. Gashi: Hulumtim tërësisht i manipuluar me qëllim që të ...
Komentet te Prokurorja Ervehe Gashi: Po persekutohem pa asnjë provë dhe asnjë dëshmi Janë të Mbyllura
Presidenti i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të sigurohen vaksinat për Covid 19 për të gjithë atletët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 që do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht 2021. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi ka bërë të ditur se është në kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe atë për Kulturë, Rini dhe Sport për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështje sepse, siç ka thënë ai, këtë e ka kërkuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Krasniqi: Kërkojmë vaksinimin e atletëve që do të marrin pjesë ...
Komentet te Kërkohet vaksinimi i sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike (Video) Janë të Mbyllura
Grupi për studime juridike (GLPS) përmes një konference për media i ka rekomanduar Qeverisë Kurti 10 prioritetet kyçe që mendon se duhet të futen në planin e punës së qeverise së re. Sipas GLPS-së Qeveria duhet të këtë prioritet menaxhimin e pandemisë, duke përfshirë edhe vaksinimin e popullatës. GLPS konsideron që qeveria duhet synuar që deri në fund të vitit të vaksinojë së paku gjysmën e popullsisë. Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS aty përmendi edhe pasojat në ekonominë e vendit që solli COVID-19, ajo kërkoi implementimin e drejtë dhe transparent i pakos për rimëkëmbje ekonomike si dhe të bëhet një analizë e thellë e dëmeve të shkaktuara nga ...
Komentet te GLPS i rekomandon qeverisë 10 prioritete, vaksinimi i pari Janë të Mbyllura