Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Trajneri i Bayernit tregon favoritin për ta fituar Topin e Artë

Sport
Trajneri i Bayern Munich Hansi Flick është absolutisht i bindur që Kylian Mbappe do ta fitoj Topin e Artë gjatë karrierës së tij. Mbappe ishte ylli i ndeshjes në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit, duke shënuar dy gola, ku skuadra e tij mposhti 3:2 si mysafirë kampionin aktual të këtij kompeticioni, përcjell KosovaPress. Para ndeshjes së kthimit, Flick tregoi arsyen pse nuk ka asnjë dyshim në mendjen e tij, që një ditë Mbappe do të zgjidhet lojtari më i mirë në botë. “Ai do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen, jam absolutisht i bindur për atë gjë. Ai ka çdo gjë. Ai ...
Komentet te ​Trajneri i Bayernit tregon favoritin për ta fituar Topin e Artë Janë të Mbyllura

​60 milionë euro për vaksina anti-COVID dhe pajisje të tjera mjekësore

Lajme
  Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagim Emergjent ndaj COVID-19”, përmes të cilës do sigurohen edhe 25 milionë euro për blerje të vaksinave dhe pajisjeve të tjera për menaxhimin e masës anit-COVID, krahas 35 milionë të tjerave që tashmë janë të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nga këto 60 milionë euro tashmë 35 milionë janë të negociuara dhe shtesë janë edhe 25 milionë të tjera. Ai tutje tha se kushtet e financimit nga kjo bankë ...
Komentet te ​60 milionë euro për vaksina anti-COVID dhe pajisje të tjera mjekësore Janë të Mbyllura

Murati njofton Szunyog për ndihmën që do t’i ofrohet sektorit privat

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog mbajtën një takim njoftues ku u diskutua për agjendën zhvillimore të Qeverisë, me theks të veçantë në ristrukturimin e skemave sociale, luftimin e informalitetit dhe krijimin e Fondit Sovran. Ministri Murati po ashtu e njoftoi Ambasadorin e Bashkimit Evropian për masat që do të ndërmerren për luftimin e efekteve negative të pandemisë në ekonominë e vendit, dhe për ndihmën që do t’i ofrohet sektorit privat në këtë drejtim nga Qeveria me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës dhe shëndetit ekonomik të vendit. Gjatë takimit u theksua edhe plotësimi i kushteve për disbursim ...
Komentet te Murati njofton Szunyog për ndihmën që do t’i ofrohet sektorit privat Janë të Mbyllura

Komisioni për Integrime Evropiane do të angazhohet edhe për sigurimin e vaksinave nga BE

Lajme
  Komisioni për Integrime Evropiane është konstituar të martën në Kuvendin e Kosovës. Prioritet i këtij komisioni u tha se është përmbushja dhe zbatimi i MSA-së. Ndërkohë, u debatua edhe nevoja që ky komision të kërkojë nga BE-ja vaksina kundër Covid-19. Ishte deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra që e paraqiti nevojën që Komisioni për Integrime Evropiane të kërkojë nga BE-ja vaksina, por që fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje u kërkua koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, e më pastaj të ndërmerren hapat e nevojshme. Deliu-Kodra: Të provojmë t’i parashtrojmë kërkesë BE-së për sigurim të vaksinave “Si anëtarë të komisionit kisha kërkuar që të provojmë t’i parashtrojmë kërkesë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare ...
Komentet te Komisioni për Integrime Evropiane do të angazhohet edhe për sigurimin e vaksinave nga BE Janë të Mbyllura

​Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme veprim ky që i hap rrugë draftimit të një ligji të veçantë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ligji ri u tha se do të mundësojë realizimin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u tha se një gjë e tillë mundëson funksionimin e drejt të sistemit të konfiskimit të pasurisë. Kurti: Ligji për konfiskimin e pasurisë mundëson demotivimin e kriminalitetit në vend “Ministria e Drejtësisë, si propozuese e këtij draft koncept dokumenti i ka rekomanduar Qeverisë së Republikës së Kosovës të ...
Komentet te ​Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme Janë të Mbyllura

​Votat e “Romani Iniciativ”, Berisha ankohet në Kushtetuese

Lajme
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativ” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Berisha pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në formën më të shpejt të mundshme, pasi sipas tij, dëmet që iu janë shkaktuar komunitetit egjiptian janë të mëdha. Berisha: Kushtetuesja duhet ta ndal dukurinë e orkestrimit “Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta ...
Komentet te ​Votat e “Romani Iniciativ”, Berisha ankohet në Kushtetuese Janë të Mbyllura

1.009 TË SHËRUAR DHE 494 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.788 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 494 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 ...
Komentet te 1.009 TË SHËRUAR DHE 494 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

LËNGU I RRUSHIT TË THATË PËR PASTRIMIN E MËLÇISË

Lifestyle
Mëlçia është një nga organet më të mëdha dhe më të rëndësishme në organizëm. Pa të, organizmi do të mbushej plot e për plot me substanca toksike.   Mëlçia mund të transformojë këto substanca në diçka që trupi mund ta përdorë dhe pjesën e mbetur mund ta nxjerrë jashtë organizmit. Për më tepër, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrave të nivelit të sheqerit në gjak. Vlerat e rrushit të thatë për organizmin Kjo frutë është një burim i përqendruar energjie, vitaminash, mineralesh dhe elektrolitesh. Nga përfitimet e tij mund të veçojmë uljen e tensionit të gjakut, pastrimin e mëlçisë dhe mirëmbajtjen e shëndetit të zemrës. Këto kokrra ...
Komentet te LËNGU I RRUSHIT TË THATË PËR PASTRIMIN E MËLÇISË Janë të Mbyllura

​Kërkuan të holla, ngritët aktakuzë ndaj tre personave

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me inicialet B.G., R.H. dhe D.H., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”. I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar të holla. Sipas një komunikate të prokurorisë, me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”. Ndërkaq, i pandehuri D.H., ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë të pandehurit B.G., R.H. kështu që me këto veprime ...
Komentet te ​Kërkuan të holla, ngritët aktakuzë ndaj tre personave Janë të Mbyllura

Franca dhe Kosova me marrëveshje për mësimin e gjuhës frënge nga diplomatët kosovarë

Lajme
Ambasada Franceze në Kosovë dhe Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënshkruan të martën memorandum mirëkuptimi dhe protokollin e marrëveshjes trepalëshe për kurse të gjuhës frënge të nivelit fillestar të zyrtarëve të Kosovës 2020-2021, përmes të cilave do t’u mundësohet zyrtarëve të lartë të vazhdojnë mësimin e gjuhës frënge, si dhe do të ndihmojë në përparimin e frankofonisë në përgjithësi. Kështu u tha me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel dhe drejtori i Akademisë Dimplomatike të MPJD-së, Sabri Kiçmari. Me këtë rast, Kiçmari tha se ky është një moment i rëndësishëm për të dyja vendet, teksa shprehu mirënjohje për ndihmën ...
Komentet te Franca dhe Kosova me marrëveshje për mësimin e gjuhës frënge nga diplomatët kosovarë Janë të Mbyllura