Partia Demokratike e Kosovës sot do të dorëzojë kërkesën në kryesi të Kuvendit që javën e ardhshme të mbahen tri debate parlamentare, e që kanë të bëjnë me çështjen e vaksinave, arsimin dhe gjendjen ekonomike. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kërkesën do ta deponojnë sot në kryesi të Kuvendit. “Ti thërrasim tri debate parlamentare, e para është për dështimin e qeverisë për sigurimin e vaksinave. është që në programin e tyre e kanë pasur që do të bashkëpunojë me Shqipërinë për të siguruar vaksinat, e Kurti refuzoi ndihmën për vaksina nga Shqipëria. Shpresojmë që në këtë debat të vije edhe kryeministri edhe ministri. Çështje tjetër ...
Komentet te PDK sot dorëzon kërkesën për tri debate parlamentare Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti, duke kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë të njëjtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video incizimi të publikuar në mediume. FSShK nëpërmjet një komunikate ka theksuar se është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur. “FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes. Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë, përkundrazi gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme ...
Komentet te Federata e Shëndetësisë kërkon lirimin e mjekut të arrestuar në Podujevë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës pas sigurimit të informacioneve të bëra publike në një portal, ku vërehet vozitësi i një kamionete të tipit volkswagen duke kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme drejt identifikimit të kundërvajtësit dhe shqiptimit të gjobës sipas dispozitave ligjore. Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur t’i shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas ligjit gjobitet me shumë prej 100 euro dhe 1 pikë negative. Policia e Kosovës falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim ...
Komentet te Rrezikoi pjesëmarrësit e tjerë në trafik, gjobitet me 100 euro dhe një pikë negative Janë të Mbyllura
Mbrëmë në QKUK ka vdekur edhe B.Muja, i cili ditë më parë mbeti i plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit. Më 5 prill, pas një mosmarrëveshjeve rreth prerjes së pyllit, pronë shtetërore, personi me inicialet Xh. Bardiqi, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës B.Muja dhe djalit të këtij të fundit 15 vjeçar, i cili ka vdekur po atë ditë. Kurse, B.Muja ishte duke u trajtuar në QKUK por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagët. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion. /KP ...
Komentet te Pas djalit vdes edhe babai i plagosuri në Gradicë Janë të Mbyllura
Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, sot do të zhvillohet një derbi tejet interesant në Premier Ligën angleze, ku Evertoni pret në shtëpi skuadrën e Tottenham Hotspur. Ky derbi është ndeshja hapëse e xhiros së 32-të në Premier Ligë, ku të dy skuadrat do të luftojnë që të sigurojnë fitore, për t’i mbajtur shpresat për një vend në Top 4, përcjell KosovaPress. Pas 31 ndeshjeve, Tottenham zë vendin e shtatë, me 14 fitore, shtatë barazime dhe 10 humbje, duke arkëtuar 49 pikë, gjashtë sosh më pak se vendi i katërt, Ëest Ham. Në anën tjetër, skuadra e Evertonit pas 30 xhirosh ka regjistruar 14 fitore, ...
Komentet te Lufta për vendin e katërt në Angli, sot luhet derbi Everton-Tottenham Janë të Mbyllura
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po vijon vaksinimi antiCovid i moshave +60 vjeç. Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër këtë proces ku interesi i qytetarëve ka qenë i lartë për të bërë vaksinën, e cila është arma e vetme për të luftuar virusin gjithashtu dhe zbatimi i masave antikovid është përsëri i domosdoshëm. Ariela Malaj, shefe e përgjithshme e Kujdesit Parësor Shëndetësor Rajonal, Tiranë shpjegon për ATSH ecurinë e këtij procesi. “Procesi ka ecur me se miri duke vaksinuar rreth 160 veta në ditë dhe me një përllogaritje mesatare arrin në 35.000 persona të vaksinuar vetëm në qendrën e ngritur në sheshin “Skënderbej”. Ky proces ka filluar me moshat +80 ...
Komentet te Vijon vaksinimi masiv në Tiranë Janë të Mbyllura
Afërsisht janë bërë 3 javë prej kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, e me 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca që kanë qenë në dispozicion deri më tani janë vaksinuar vetëm 12 mijë persona. Përkundër që Ministria e Shëndetësisë po vlerëson që ky proces po shkon jashtëzakonisht mirë, ka të tjerë që ndajnë mendim tjetër, madje konsiderojnë që procesi i vaksinimit anit-COVID në Kosovë po shkon ngadalë. Në një përgjigje për KosovaPress nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se vaksinimi po shkon sipas Planit Shtetëror për Vaksinim. Sipas tyre nuk ka nevojë për nguti. “Procesi i vaksinimit po shkon krejtësisht sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit dhe jashtëzakonisht mirë. ...
Komentet te Për 3 javë mbi 12 mijë vaksinime, procesi vlerësohet i ngadalshëm Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Nagavci ka shkruar në Facebook se në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. “Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë ...
Komentet te Mësimi në shkolla nga e hëna vazhdon pa kufizime Janë të Mbyllura
Një aksident posa ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës, ku një veturë ka dal nga rruga. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar por në bazë të një video të siguruar nga KosovaPress, vërehet se kanë qenë të përfshirë dy vetura. Policia ende nuk ka dal në vendin e ngjarjes./KP ...
Komentet te Aksident në një fshat të Podujevës, vetura del nga rruga Janë të Mbyllura
Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve për shkak të COVID-19 në Evropë ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë, në rreth 30%, në sajë të vaksinave, tha drejtori rajonal i OBSH, Hans Kluge. “Në dy muajt e fundit, tendenca midis personave mbi 80 vjeç ka devijuar nga tendenca e vërejtur në të gjitha grupmoshat e tjera, që mund të jetë për shkak të vaksinimit të pjesës më të madhe në këtë grup me rrezik të lartë”, tha Kluge në një konferencë virtuale për shtyp nga Athina. “Numri i vdekjeve të personave mbi 80 vjeç ka rënë gradualisht në rreth 30%, niveli i më i ulët që nga ...
Komentet te OBSH: Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve nga Covid-19 në nivelin më të ulët në Evropë Janë të Mbyllura