Komuna e Shtimes ka njoftuar se sot në një mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa, përveç tjerash, ka diskutuar për caktimin e lokacionin për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit. Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Shtimes, Medina Brahaj shqyrtuar për miratimin përfundimtar për dhënien në shfrytëzim për 99 vite, pjesën e parcelës nr. P-72809029-00230-0 me sipërfaqe prej 35231m2, në Zonën Kadastrale Dugë te vendi i quajtur “Kodra e Mustabashit”, dhe parcelën me nr. P-72809029-00251-0 me sipërfaqe prej 3859m2, në Zonën Kadastrale Dugë te vendi i quajtur “Ahishte për mbi ship”; “ Po ashtu është shqyrtuar propozim-vendimi për këmbim ...
Komentet te Shtime, diskutohet lokacioni për shtatoren e Adem Jasharit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Weidiniger, i cili ia solli urimet e Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, dërguar Presidentes Osmani me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës. “Vendet tona kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të afërta – politike, ekonomike, kulturore, por mbi të gjitha njerëzore”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të Presidentit të Austrisë. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. “Ne e mbajmë të kthjellët kujtimin për ndihmën që Austria ka ...
Komentet te Presidenti i Austrisë uron Vjosa Osmanin, premton mbështetje të Kosovës Janë të Mbyllura
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së heroit të kombit, Agim Ramadanit, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Sejdiu. Osmani ka shkruar në Facebook se fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla. “Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin i cili i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Duke ...
Komentet te Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës” familjes së Agim Ramadanit Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare ka mposhtur në raundin e tretë, Daria Mezhetskaian. Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në raundin e tretë ka mposhtur xhudisten ruse Daria Mezhetskaia, përcjell KosovaPress. Në rrugëtimin drejt çerekfinales, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në raundin e parë kaloi pa luftë, në raundin e dytë mposhti spanjollen Ubasart Mascaro, kurse në raundin e tretë eliminoi xhudisten ruse, Daria Mezhetskaia. Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me xhudisten portugeze Telma Monteiro./KP ...
Komentet te Gjakova kalon në çerekfinale Janë të Mbyllura
Deri më tani vetëm në qendrën “1 tetori” në Prishtinë, janë vaksinuar rreth 1500 persona. Nga sot ka filluar edhe vaksinimi i personave nga 75 deri në moshën 79 vjeçare, ku është vërejtur edhe fluks më i madh i qytetarëve. Me dozën “AstraZeneca”, deri në mesditë janë vaksinuar 170 të moshuar, profesionistë shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi ka thënë se sot ka fluks më të madh të personave, ndërkohë që thekson se ka pasur edhe profesionistë shëndetësorë të vaksinuar. Bardhi: Deri më tani janë të vaksinuar 170 persona (Video) “Është një fluks që deri në orës 12:20, sipas statistikave që më kanë ofruar ...
Komentet te Deri tani në qendrën “1 tetori” janë vaksinuar rreth 1500 persona Janë të Mbyllura
Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, sot ka takuar koordinatorin e përhershëm të KB-së në RMV, Rosana Duxhak, informon Zhurnal. Në takim është theksuar se me nënshkrimin e kornizës së re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025, janë vendosur fushat prioritare për mbështetjen e vendit tonë nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Duxhak ka informuar lidhur me përgatitjet përpara samitit botëror të ushqimit që do të mbahet në nëntor, ndërsa Maqedonia do të jetë pjesë e këtij procesi global./Zhurnal.mk/Nmk ...
Komentet te Ministri Hoxha në takim me Duxhak, vendosen fushat prioritare për mbështetje nga KB Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare ka kaluar në raundin e tretë, pas fitores kundër Francesca Giordas. Në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, Distria Krasniqi ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten italiane Francesca Giorda, përcjell KosovaPress. Krasniqi vazhdon ëndrrën për të siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Lisbonës në Portugali, ku në raundin e tretë do të përballet me izraeliten Shira Rishony./KP ...
Komentet te Distria Krasniqi kalon në raundin e tretë Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare ka mposhtur në raundin e dytë spanjollen, Ubasart Mascaro. Nora Gjakova ka kaluar në raundin e radhës të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, pasi që mposhti xhudistën spanjolle, Ubasart Mascaro, përcjell KosovaPress. Gjakova, e cila është duke luftuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, do të përballet në raundin e tretë me rusen, Daria Mezhetskaia. Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogram, Kosova përfaqësohej edhe nga Flaka Loxha, e cila nuk arriti të kalojë në raundin e dytë, pasi që u mposht nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer./KP ...
Komentet te Gjakova kalon në raundin e radhës të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë Janë të Mbyllura
Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj suspendimit dhe arrestimit të Ibrahim Hotit, mjek pranë QKMF në Podujevë, duke i bërë thirrje autoriteteve të hetuesisë dhe nivelit komunal të Komunës së Podujevës që para se të ndërmarrin veprime spektakolare duke arrestuar një mjek, pa respektuar procedurat verifikuese mbi respektimin e protokoleve mjekësore të bëjë lirimin e menjëhershëm të Hotit deri në verifikimin e rastit, përndryshe ata si përfaqësues të komunitetit të mjekëve, edhe në kushte pandemie, do të detyrohemi për ndërmarrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi. Oda e Mjekëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate, thotë se e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në ...
Komentet te OMK kërkon lirimin e mjekut nga Podujeva Janë të Mbyllura
Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kolegjiumi për Inspeksion diskutoi sfidat në fushën e inspektimit dhe problematikat aktuale në luftimin e COVID-19. Në lidhje me angazhimin e rregullt të inspektorëve, Kolegjiumi për Inspekcion shprehu shqetësimin e tyre për mos përfshirjen e inspektorëve lokalë në pakon emergjente, e gjithë kjo duke pasur parasysh edhe nevojën për angazhimin më të madh të tyre në këtë kohë pandemie, në përballje me rrezikun gjatë zbatimit të aktiviteteve të tyre të përditshme. I gjithë ky shqetësim u tha se rrjedh si pasojë e premtimeve të mëhershme për pagat shtesë të inspektorëve komunalë, gjatë menaxhimit të pandemisë si dhe angazhimit shtesë të inspektorëve dhe ...
Komentet te Inspektorët komunalë kërkojnë paga shtesë: Padrejtësi, duhet të kompensohemi Janë të Mbyllura