Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas komunikatës së lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve shkurt dhe mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet. Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan./KP ...
Komentet te Ndalohen dy persona për dhunim Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra./KP ...
Komentet te Emërohen edhe dy zëvendësministra Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa në Kosovë vdesin njerëzit për mungesë vaksinash, të cilat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato Presidentja Osmani këto komente i bërë gjatë takimit me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, i cili e uroi për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli urimet edhe të mbretit të Belgjikës. Ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe ...
Komentet te Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash Janë të Mbyllura
Nora Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Ka përfunduar ëndrra për medalje të artë në Kampionatin Evropian për Nora Gjakovën, e cila është mposhtur në finale nga portugezja Telma Monteiro, përcjell KosovaPress. Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova raundin e parë e filloi pa ndeshje, në raundin e dytë triumfoi ndaj spanjolles Ubasart Mascaro, në raundin e tretë siguroi fitore kundër ruses Daria Mezhetskaia, kurse në gjysmëfinale u ndal nga portugezja Telma Monteiro. Për garat në kuadër të programit të sotëm, Flaka Loxha dhe Nora Gjakova kanë përfunduar garat në këtë kampionat, kurse xhudistja Distria Krasniqi ...
Komentet te Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mposhtet nga portugezja Monteiro Janë të Mbyllura
Menaxhmenti i Postës së Kosovës njofton se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim të borxheve prej 1.6 milionë euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Posta e Kosovës, me përmbushjen e parakohshme të obligimeve ndaj ATK-së, Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka arritur sukses për të shmangur gjobën prej afro 130 mijë euro, që do ta dëmtonte dukshëm Postën e Kosovës në këtë kohë krize. Ky borxh ndaj ATK-së është grumbulluar nga viti 2018 deri më 2020, kur Posta udhëhiqej nga kryeshefa të tjerë ekzekutiv dhe borde të tjera të ...
Komentet te Posta e Kosovës shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së Janë të Mbyllura
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Evropiane i Dhomës së deputetëve në Itali, Piero Fassino pati një bisedë rëndësishme dhe konstruktive me kryetarin e komisionit për punë të jashtme dhe diasporë të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi. Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, nëpërmjet Twitter, ka njoftuar se marrëdhëniet dypalëshe, vaksinat, integrimi evropian, dialogu me Serbinë, mbështetja e Italisë për liberalizimin e vizave ishin ndër temat kryesore./KP ...
Komentet te Fassino dhe Abazi diskutojnë për mbështetjen e Italisë për liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura
Në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 818 pacientë. Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 675 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2. “43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 644 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë: 275, të konfirmuar me Sars Cov-2, 21 në gjendje të rënduar, 269 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit në Klinikën Infektive janë 111 pacientë. “Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 63 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 42 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë ...
Komentet te 818 pacientë po trajtohen nga Covid-19 Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 ...
Komentet te 646 TË SHËRUAR DHE 520 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për krim të organizuar me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe të tjerë. Në këtë rast akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani, të cilët u deklaruan si të pafajshëm për veprën penale që akuzohen. Mbrojtja e të pandehurit, Izet Beqiri, avokati Besnik Berisha ka kundërshtuar që në proces verbal të përfshihen e mediave në proces verbal, si dhe gjithë personave të tjera të pranishëm që nuk e kanë statusin e palës. Ai kërkoi që mos të bëhen publik fytyrat e ...
Komentet te Seanca gjyqësore për vizat, Ukë Rugova, Astrit Haraqija dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë. Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, mposhti në raundin e tretë xhudisten nga Izraeli, Shira Rishony, përcjell KosovaPress. Në rrugëtimin e saj drejt çerekfinales, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti italianen, Francesca Giorda, dhe në raundin e tretë eliminoi xhudisten izraelite, Shira Rishony. Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me rusen, Sabina Giliazova. /KP ...
Komentet te Distria vazhdon ëndrrën për medalje, kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian Janë të Mbyllura