Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë, në kërkim i dyshuari i tretë

Lajme
Sot nga hetuesit policor të Fushë Kosovës, janë arrestuar në flagrancë, dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin pjesë (katalizatorin) nga një veturë. Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar: • M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra) • F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,(i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të ...
Komentet te Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë, në kërkim i dyshuari i tretë Janë të Mbyllura

​Policia identifikon një të dyshuar për disa raste të mashtrimeve

Lajme
Policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar për disa raste të mashtrimit. Në komunikatën për media të Policisë së Kosovës thuhet se referuar tri rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (janar, mars dhe prill), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë: Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit: Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të ...
Komentet te ​Policia identifikon një të dyshuar për disa raste të mashtrimeve Janë të Mbyllura

​Vetura zyrtare tejkalim në vijë të plotë

Lajme
Një veturë zyrtare është parë sot teksa tejkalonte kolona të gjata në vijë të plotë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. KosovaPress ka siguruar fotografi ku shihet vetura zyrtare me regjistrin 01Z që del të jetë e Komunës, duke tejkaluar në vijë të plotë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Lebanë. Kujtojmë se kjo shkelje shoferëve u kushton me dënim të rreptë, duke mospërjashtuar edhe konfiskimin e patent-shoferit./KP ...
Komentet te ​Vetura zyrtare tejkalim në vijë të plotë Janë të Mbyllura

Ismaili: Paralajmërimi i Qeverisë për mungesë të barnave i pakuptimtë dhe i paarsyeshëm

Lajme
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ish ministër i shëndetësisë, ka reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë për mungesë të barnave. Ai ka thënë se ky është lajm shumë i keq për shëndetin dhe ekonominë familjare të qytetarëve. Sipas tij, në mungesë të barnave, qytetarët do të duhet të blejnë barnat nga buxheti i tyre familjar, që edhe ashtu është i tejet i rënduar nga pandemia. Lexoni reagimin e plotë të Uran Ismailit: Paralajmërimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë se Kosova do të përballet me mungesë të barnave në institucionet publike shëndetësore është lajm shumë i keq për shëndetin dhe ekonominë familjare të qytetarëve. Në mungesë të barnave, ...
Komentet te Ismaili: Paralajmërimi i Qeverisë për mungesë të barnave i pakuptimtë dhe i paarsyeshëm Janë të Mbyllura

Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

Lajme
Parlamenti Studentor po kërkon nga MASH që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Sipas tyre, rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve është i domosdoshëm, raporton KosovaPress. Kryetarja e Parlamentit Studentor, Edona Haxhimehmeti përmes një njoftimi me shkrim ka bërë të ditur kërkesën unanime të Parlamenteve Studentore mbi formën e mbajtjes së mësimit. “Duke marrë parasysh që MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në, ka marrë vendim që arsimi para-universitar të fillojë fizikisht nga data 19.4.2021, ne si Parlamente Studentore të Universiteteve Publike në Kosovë, vendosëm që përmes kësaj shkrese të kërkojmë që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. ...
Komentet te Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht Janë të Mbyllura

Rasti “Vizat” – të akuzuarit deklarohen të pafajshëm, kundër tyre do dëgjohen 77 dëshmitarë

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve të cilët akuzohen për krim të organizuar me viza italiane. Përveç djalit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova në këtë grup janë të përfshirë edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit, Izet Beqirit dhe Florian Petanit, të cilët edhe njëherë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen. Palët mbrojtëse e në këtë rast e kanë kundërshtuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale. E kjo seancë gjyqësor ka nisur me një debat në mes të kryetares së trupit gjykues, Fatime Dermaku dhe mbrojtjes së të akuzuarit, Izet Beqirit, Besnik Berisha. Shkak ishte fakti që ...
Komentet te Rasti “Vizat” – të akuzuarit deklarohen të pafajshëm, kundër tyre do dëgjohen 77 dëshmitarë Janë të Mbyllura

​Distria Krasniqi e artë në Kampionatin Evropian të xhudos

Sport
Xhudistja kosovare është shpallur kampione e Evropës për herë të parë. Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, ku në finale ka mposhtur ukrainasen Daria Bilodid, përcjell KosovaPress. Krasniqi në finale mposhti dy herë kampionen e botës Daria Bilodid, kurse në rrugëtimin e saj deri tek medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa ndeshje, në raundin e dytë mposhti italianen Francesca Giorda, në raundin e tretë e mposhti Shira Rishony të Izraelit, në gjysmëfinale u përball me rusen Sabina Giliazova, dhe në finale triumfoi kundër ukrainases Daria Bilodid./KP ...
Komentet te ​Distria Krasniqi e artë në Kampionatin Evropian të xhudos Janë të Mbyllura

Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport. Presidentja Osmani e uroi Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë. Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së, duke potencuar se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë. Ndërkaq Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar në të gjitha fushat./KP ...
Komentet te Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE Janë të Mbyllura

Ministri Vitia bisedon me komandantin e KFOR-it lidhur me COVID-19

Lajme
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici. Sipas komunikatës ministrore në këtë takim, u diskutua çështja e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 si dhe koordinimi i aktiviteteve për të adresuar sa më drejt në të gjitha aspektet këtë sfidë të shëndetit publik. Ministri Vitia ka falënderuar forcat paqeruajtëse në Kosovë për misionin e tyre dhe përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë. Në takim është biseduar për vaksinimin kundër COVID-19 dhe dërgimin e mesazheve sa më të qarta tek popullata për rëndësinë e këtij procesi dhe të zbatimit të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes ...
Komentet te Ministri Vitia bisedon me komandantin e KFOR-it lidhur me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Ndalohen dy persona për dhunim

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas komunikatës së lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve shkurt dhe mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet. Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan./KP ...
Komentet te ​Ndalohen dy persona për dhunim Janë të Mbyllura