Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​12 mijë e 433 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Shëndetësi
Aktualisht në Kosovë janë 12 mijë e 433 raste aktive me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi të dielën për 11 raste të vdekjes si shkak i infektimit me virusin korona. Kurse që nga 22 marsi i vitit të kaluar kur edhe u raportua për vdekjen e parë, e deri më tani, janë 2 mijë e 72 persona që kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ndërsa që nga 13 marsi i 2020-ës janë 101 mijë e 517 të infektuar me këtë virus. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike ...
Komentet te ​12 mijë e 433 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​Pas 12 ditësh, rihapen sot shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare

Lajme
Pas 12 ditësh, sot do të rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë. Qeveria në mbledhjen e së dielës vendosi që t’i zbusë masat antiCOVID-19, por u bë thirrje që masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona të respektohen. Ndërsa vazhdon të jetë në fuqi ora policore e cila do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit. Më poshtë sjellim gjitha masat që u miratuan në mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Kosovës : 1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së ...
Komentet te ​Pas 12 ditësh, rihapen sot shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare Janë të Mbyllura

​Sot paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Speciale

Lajme
Sot në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Kjo është komunikata e plotë e Dhomave të Specializuara: Pjetër Shala (“z. Shala”) u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte ...
Komentet te ​Sot paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Speciale Janë të Mbyllura

Mot me shi e reshje bore

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë së hënës do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu. Në viset malore do të ketë dhe reshje bore. “Do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu. Të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore parashihen edhe reshje bore. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e ...
Komentet te Mot me shi e reshje bore Janë të Mbyllura

​8 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

Lajme
Sot bëhen tetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan me 19 prill të 2013-ës, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i ...
Komentet te ​8 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel Janë të Mbyllura

ENDRIT THAÇI FALËNDERON KRYEMINISTRIN EDI RAMA!

Lajme
Sot me rastin e përurimit të Aeroportit Civil në Kukës Kryeministri Edi Rama ka thënë se i mungon ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të cilin e ka konsideruar si vëlla dhe  një prej  shqipëtarëve  më të madhënjë. Pas këtyre fjalëve ka reaguar djali i ish-presidentit Endrit Thaçi i cili  e falënderuar kryeministrin Rama, duke i thënë se babai i tij përcjell me vëmendje sukseset e Ramës në Shqipëri. Më poshtë gjeni postimin e plotë të Endrit Thacit./Dielli News ...
Komentet te ENDRIT THAÇI FALËNDERON KRYEMINISTRIN EDI RAMA! Janë të Mbyllura

​Haxhiu: Të respektohet vendimi për lirimin nga puna të grave shtatëzëna

Lajme
Ministrja e Drejtsisë, Albulena Haxhiu ka thënë se me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna. Haxhiu ka shkruar se aty ku është e mundur gratë shtatëzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të heqen nga lista e pagave. “Kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private, prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit. Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19”, ka shkruar ajo./KP ...
Komentet te ​Haxhiu: Të respektohet vendimi për lirimin nga puna të grave shtatëzëna Janë të Mbyllura

​Humbi peshë duke ecur me një gur 40 kg mbi kokë

Kuriozitete
A po kërkoni një metodë alternative për të humbur 30 kg peshë? Për sa kohë që nuk keni probleme me qafën, mund të shihni se si e bëri një kinez që ka përsosur një formë unike të trajnimit me peshë, pasi ai ecën rreth tij duke mbajtur një bllok të rëndë betoni në kokë, shkruan vanityfair.it. Cong Yan, 54 vjeç, nga qyteti Jilin, në provincën kineze me të njëjtin emër, është bërë mjaft i njohur, sipas ”South China Morning Post”, për programin e tij të përditshëm të fitnesit, të cilin ai e kryen me një bllok betoni 40 kg në ekuilibër në kokë. Cong Yan, 163 cm i gjatë, shkon ...
Komentet te ​Humbi peshë duke ecur me një gur 40 kg mbi kokë Janë të Mbyllura

Martohen ndërsa shpërthen vullkani

ShowBiz
Një martesë drithëruese në Filipine, në një qytet në jug të kryeqytetit Manila, ku dy të sapomartuar shqiptuan “po”-në nën një kolonë gjigande tymi dhe hiri prej shpërthimit të vullkanit, shkruan faqja today.it. Gjatë ceremonisë martesore të bashkëshortëve Chino Vaflor dhe Kat Bautista Palomar kishte në fakt shpërthimin e vullkanit Taal, i cili u ”zgjua” përsëri. ”Atmosfera ishte çuditërisht e qetë, pavarësisht kolonave të mëdha të tymit”, tha Randolf Evan, fotografi i dasmës. Vullkani Taal u ”zgjua” rreth dy orë para dasmës, dhe vetëm në fund të ceremonisë hiri filloi të arrinte në atë zonë. Në orët e kaluara, autoritetet kanë lëshuar një urdhër “evakuimi total” që prek pothuajse gjysmë ...
Komentet te Martohen ndërsa shpërthen vullkani Janë të Mbyllura

​Bie numri i rasteve të reja dhe fataliteteve nga Covid-19 në Itali

Rajoni dhe Bota
Italia regjistroi sot 12 694 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ndërkohë që dje ishin 15 370. Sot u regjistruan gjithashtu 251 viktima nga 310 një ditë më parë. U kryen sot 230 116 teste, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje testet ishin 331 734. Shkalla e pozitivitetit është 5,5%, nga 4,6% dje. “Në këtë fazë duhet të mbajmë dy fjalë së bashku: besim dhe maturi. Ne kemi hyrë në një fazë tjetër falë fushatës së vaksinimit. Të dhënat na tregojnë për një fazë tjetër, por nuk do të ketë një fazë “x” ku të gjitha masat do të zhduken”, deklaroi ...
Komentet te ​Bie numri i rasteve të reja dhe fataliteteve nga Covid-19 në Itali Janë të Mbyllura