Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​UEFA përgjigjet me ndryshime në Ligën e Kampionëve, kështu do të duket formati i ri

Sport
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka bërë disa ndryshime në garën më prestigjoze të futbollit në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve. Nga sezoni 2024/25 sipas UEFA-së në këtë garë do të marrin pjesë 36 ekipe dhe jo 32 siç ishte deri më tani, përcjell KosovaPress. Ndryshimet tjera do të jenë këto: Vend të ri për klubet elitare që kanë dështuar të kualifikohen nga garat në ligat përkatëse. Një ligë në vend të fazës së grupeve. Tetë më të mirat do të arrijnë fazën e grupeve. Skuadrat e tjera do të kenë shansin që të kualifikohen përmes fazës së paly-offit. Çdo klubit do t’i garantohen nga dhjetë ndeshje, ...
Komentet te ​UEFA përgjigjet me ndryshime në Ligën e Kampionëve, kështu do të duket formati i ri Janë të Mbyllura

​Apelon Lutfi Haziri: Duhet të kemi kujdes maksimal sepse COVID-19 nuk është larguar

Lajme
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes me COVID-19, në takimin e mbajtur sot të kryesuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar gjendjen e përgjithshme të përballjes me pandeminë Covid-19 dhe procesin e vaksinimit. Haziri ka kërkuar respektimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe në bazë të vlerësimeve të fundit del se prej 19534 mostra të marra deri më tani, 668 qytetarë janë aktualisht pozitiv. “Edhe pas vlerësimeve të fundit që sot kemi bërë të përballjes me pandeminë dhe procesin e vaksinimit del se me gjendje më të rëndë janë 80 qytetarë të shtruar në Spitalin Regjional, por kronika e zezë është vështirësia më e madhe që ...
Komentet te ​Apelon Lutfi Haziri: Duhet të kemi kujdes maksimal sepse COVID-19 nuk është larguar Janë të Mbyllura

​Ngritët aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë për detyrim në prostitucion

Lajme
Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion në Gjakovë. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, D.M., dhe N.B., për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”, nga neni 234 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Mes tjerash thuhet se “Sipas aktakuzës, gjatë muajit Korrik të vitit 2020, në Komunën e Gjakovës, të pandehurit D.M., dhe N.B., në bashkëveprim organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B., ku e njëjta kohë më parë ishte në lidhje dashurie ...
Komentet te ​Ngritët aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë për detyrim në prostitucion Janë të Mbyllura

Zyrtare, Tottenhami e shkarkon Jose Mourinhon

Sport
Skuadra angleze Tottenham Hotspur e ka zyrtarizuar shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit kryesor te skuadrës. Njoftimi është lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet: “Klubi sot mund të njoftojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij i trajnerit i cili përbëhet nga Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga detyra e tyre.” Ndërsa presidenti i klubit në lidhje me këtë vendim deklaroi: “Jose dhe stafi i tij stërvitor kanë qenë me ne gjatë kohërave tona më sfiduese si një Klub. Jose është një profesionist i vërtetë që tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Në një nivel personal unë isha shumë i ...
Komentet te Zyrtare, Tottenhami e shkarkon Jose Mourinhon Janë të Mbyllura

Haradinaj kujton Sali Çekajn: Luftëtar e atdhetar shumëdimensional

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarin e atdhetarin, Sali Çekaj në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sali Çekaj ishte luftëtar dhe atdhetar shumëdimensional. “Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht njëzetedy vite më parë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin”, ka shkruar Haradinaj. Ai tha se ashtu siç jetoi, edhe ra për lirinë e Atdheut për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare. “Salihu kaloi shumë sfida jetësore, me ...
Komentet te Haradinaj kujton Sali Çekajn: Luftëtar e atdhetar shumëdimensional Janë të Mbyllura

​Skandaloze: Serbia zhvillon ndeshje zyrtare në Kosovë!

Sport
Federata e Hendbollit të Serbisë ka arritur të organizojë të shtunën ndeshje hendbolli në territorin e Kosovës, ndërsa ekipi Hajduk Velko nga qyteti i Negotinit të Serbisë, ka hyrë dhe ka dalë nga Kosova pa u penguar nga askush. Ndeshja zyrtare në mes të Hajduk Velko dhe ekipit Mokra Gora nga Zubin Potoku që u luajt të shtunën mbrëma në palestrën e sporteve në Zubin Potok, është zhvilluar në kuadër të të ashtuquajturës xhiro e 16-të e Superligës B të hendbollit në Serbi. Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se klubi nga Serbia ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës përmes rrugës alternative malore Banje, që ndodhet mbi ...
Komentet te ​Skandaloze: Serbia zhvillon ndeshje zyrtare në Kosovë! Janë të Mbyllura

Deputeti i PDK-së: Kam siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer-Biontech

Lajme
Deputeti i PDK-së në Kosovë, Bekim Haxhiu tha se në takimin që zhvilloi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia foli për sigurimin e vaksinave Pfizer-Biontech. “Ishte një takim pasi Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë një kontratë për vaksinat. Ajo çka deri më sot kemi marrë janë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të marra përmes mekanizmit COVAX, pra një donacion për republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu. “Qeveria e Kosovës, as kjo e tanishmja, as ajo e kaluara nuk kanë arritur të sigurojnë një kontratë për vaksinat”, u shpreh ai më tej. Haxhiu tregoi edhe sesi mundi të lidhte një kontakt me kompaninë Pfizer-Biontech përmes mjekëve dhe biznesmenëve ...
Komentet te Deputeti i PDK-së: Kam siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer-Biontech Janë të Mbyllura

​Egzon Shala përfaqëson Kosovën në Evropianin e mundjes në Varshavë

Sport
Mundësi me normë olimpike Tokio 2020, Egzon Shala, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po mbahet në Varshavë të Polonisë. Shala do të garojë në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë. Në luftën e parë, që do të zhvillohet nesër (e martë), Shala përballet me polakun, Kamil Tomasz Kosciolek. Shala prej 25 marsit deri më 15 prill është përgatitur në kampion përgatitor në Sofje të Bullgarisë, ndërsa shpenzimet i janë mbuluar nga Komiteti Olimpik i Kosovës./KP ...
Komentet te ​Egzon Shala përfaqëson Kosovën në Evropianin e mundjes në Varshavë Janë të Mbyllura

​Nisin ndryshimet drastike për shkak të Superligës, vjen vendimi i fundit nga Man. United dhe Arsenali

Sport
Manchester United dhe Arsenali kanë dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ed Woodëard është larguar nga roli i tij në UEFA pasi u zbuluan planet për një Superligë Evropiane. Deklarata e lëshuar të dielën në mbrëmje konfirmoi se 12 klube, përfshirë United dhe Arsenalin, kishin rënë dakord të formonin një kampionat të shkëputur i cili do të drejtohej nga klubet themeluese, përcjell KosovaPress. “Goal.com” mëson se pas vendimit për t’u bashkuar me Superligën e klubeve, të dy klubet kanë dhënë dorëheqje nga ECA dhe Woodëard nuk do të mbajë më rolin e tij në UEFA kurse drejtori gjeneral i Arsenalit Vinai Venkatesham ka dhënë dorëheqje nga pozicioni ...
Komentet te ​Nisin ndryshimet drastike për shkak të Superligës, vjen vendimi i fundit nga Man. United dhe Arsenali Janë të Mbyllura

​Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin që lejon gjykimin në mungesë të krimeve të luftës

Lajme
  Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, për t’i hapë rrugë gjykimit në mungesë të krimeve të luftës. Megjithëse pati debat, në mënyrë unanime të gjithë anëtarët e komisionit u shprehën pro tij, përveç deputetit nga Lista Serbe i cili në momentin e votimit doli nga salla. Kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi tha se ky plotësim-ndryshim është mëse i nevojshëm për vendosjen e drejtësisë për krimet gjatë luftës. Sipas tij, kjo është kërkesë edhe e Prokurorisë Speciale. Megjithëse u shprehën pro këtij plotësim-ndryshimi në parim, deputeti i PDK-së në këtë komision, Hajdar Beqa tha se kjo qasje e ndryshimeve emergjente nuk është e ...
Komentet te ​Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin që lejon gjykimin në mungesë të krimeve të luftës Janë të Mbyllura