Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Borussia Dortmundi tregon nëse do të jetë pjesë e Superligës

Sport
Skuadrat e Bundesligës gjermane duket se nuk do ta mbështesin krijimin e Superligës së klubeve evropiane. Është Borussia Dortmundi skuadra e cila ka lëshuar një njoftim zyrtar përmes te cilit ka bërë të ditur se do ta bojkotojë këtë iniciativë dhe se dëshiron të zbatojë reformën e planifikuar nga UEFA për Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress. “Klubi dëshiron të zbatojë reformën e planifikuar të UEFA Champions League. Planet për të gjetur një Superligë janë refuzuar “, tha drejtori gjeneral i BVB-së Watzke./KP ...
Komentet te Borussia Dortmundi tregon nëse do të jetë pjesë e Superligës Janë të Mbyllura

Klubet themeluese të Superligës do të kenë përfitime marramendëse ekonomike

Sport
Krijimi i Superligës së klubeve duket se ka si qëllim kryesor rritjen e të ardhurave dhe stabilitetin ekonomik të ekipeve pjesëmarrëse. Pandemia ka ndikuar që klubet të pësojnë rënie të madhe të ardhurave sidomos pas mungesës së tifozëve brenda stadiumeve, përcjellë KosovaPress. Në njoftimin zyrtar të krijimit të këtij kompeticioni thuhet se të ardhurat nga ky kompeticion do të jenë shumë më të mëdha dhe se klubet pjesëmarrëse do të marrin një shumë prej 3.5 miliardë eurove. “Turneu i ri vjetor do të sigurojë një rritje ekonomike dhe mbështetje dukshëm më të madhe për futbollin evropian përmes një angazhimi afatgjatë për pagesa të pa solidarizuara që do të rriten në ...
Komentet te Klubet themeluese të Superligës do të kenë përfitime marramendëse ekonomike Janë të Mbyllura

​Shqiptohen 703 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Lajme
Policia e Kosovës për një ditë ka shqiptuar 703 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19. Sot kanë hyr në fuqi masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e ku me këtë vendim janë hapur shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare. Ndërkohë që vazhdon të jetë në fuqi vendimi për orën policore nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit. Aktualisht në vend janë 12 mijë e 433 raste aktive me COVID-19./KP ...
Komentet te ​Shqiptohen 703 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt të vitit të kaluar e pakënaqshme

Lajme
Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt 2020 është e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 përqind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore. Megjithatë, në krahasim me tremujorin e paraprak gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive. Përderisa në TM4 të vitit 2019, 23 përqind e kompanive respodente prisnin rritje të numrit punëtorëve, në TM4 të vitit 2020, janë vetëm rreth 12 përqind e kompanive që kanë pritje pozitive, pra ka një rënie të pritahmërive prej 11 pritje pozitive. Kështu theksoi kryetari i Odës ...
Komentet te Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt të vitit të kaluar e pakënaqshme Janë të Mbyllura

Presidenti i UEFA-së i zhgënjyer me Agnellin që mori pjesë ne krijimin e Superligës

Sport
Presidenti i UEFA-së Aleksandr Ceferin thuhet se është tejet i zhgënjyer me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli në lidhje me Superligën e re të klubeve. Juventusi ishte i pari nga tre klubet italiane që njoftuan se kanë rënë dakord të bashkohen në këtë garë të re të dielën. “Zonja e Vjetër” është në mesin e 12 ekipeve pjesëmarrëse, por UEFA paralajmëroi se ato klube që marrin pjesë do të përjashtohen nga çdo garë tjetër evropiane, përcjell KosovaPress. 12 klubet që ranë dakord të bashkohen me Superligën janë larguar nga Shoqata Evropiane e Kubeve dhe Andrea Agnelli dha dorëheqje si president i kësaj shoqate. “TuttoSport” shkruan se të dy presidentët kishin ...
Komentet te Presidenti i UEFA-së i zhgënjyer me Agnellin që mori pjesë ne krijimin e Superligës Janë të Mbyllura

Abdixhiku përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 22 vjetorin e rënies, përkujton veprën e Sali Çekajt. “Sot, kujtojmë Sali Çekaj, Heroin e Kosovës, në njëzet e dy vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, veprën e të cilit e ruajmë si trashëgimi politike e atdhetare për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Në kohën kur i nevojitej më së shumti vendit tonë, ai me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së në Koshare dhe kështu, u shndërrua në Heroin e pavdekshëm të Kosovës”, ka thwnw Abdixhiku. Ai thotw edhe se ...
Komentet te Abdixhiku përkujton Heroin e Kosovës, Sali Çekaj Janë të Mbyllura

​HAXHIU: TË RESPEKTOHET VENDIMI PËR LIRIMIN NGA PUNA TË GRAVE SHTATËZËNA

Lajme
Ministrja e Drejtsisë, Albulena Haxhiu ka thënë se me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna. Haxhiu ka shkruar se aty ku është e mundur gratë shtatëzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të heqen nga lista e pagave. “Kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private, prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit. Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19”, ka shkruar ajo./RTK ...
Komentet te ​HAXHIU: TË RESPEKTOHET VENDIMI PËR LIRIMIN NGA PUNA TË GRAVE SHTATËZËNA Janë të Mbyllura

​UEFA në takim urgjent pas krijimit të Superligës

Sport
Krijimi i Superligës nga klubet e mëdha evropiane nuk është pritur mirë nga nga organet e UEFA-së dhe FIFA-së. Reagimi i tyre ndaj kësaj ideje ka qenë i ashpër duke kërcënuar klubet pjesëmarrëse si dhe lojtarët me përjashtim nga të gjitha garat evropiane, përcjellë KosovaPress. Për t’i dhënë një kahje më të qartë kësaj çështje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së raportohet se do të zhvillojë sot një takim urgjent në Montreux. Ende nuk ka asgjë zyrtare por raportohet se garat më presitgjoze evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës mund të mos zhvillohen vitin tjetër./KP ...
Komentet te ​UEFA në takim urgjent pas krijimit të Superligës Janë të Mbyllura

​Kur pritet të fillojë Superliga e re e klubeve dhe kush janë skuadrat që marrin pjesë

Sport
Të dielën 12 klube të mëdha evropiane u bashkuan dhe njoftuan se janë pajtuar për të krijuar një garë të re të quajtur Superliga e klubeve e cila do të ketë për kryetar presidentin e Real Madridit Florentino Perez ndërsa nënkryetar presidentin e Juventusit Andrea Agnellin. Të 12 klubet e përfshira në këtë grup kanë dhënë dorëheqjen nga ECA (Shoqata Evropiane e Klubeve), duke marrë parasysh se Agnelli ishte president i saj. “Dymbëdhjetë nga klubet kryesore të futbollit në Evropë janë bashkuar për të njoftuar se kanë rënë dakord të krijojnë një garë të re, Super Ligën, e udhëhequr nga Klubet e saj themeluese.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të ...
Komentet te ​Kur pritet të fillojë Superliga e re e klubeve dhe kush janë skuadrat që marrin pjesë Janë të Mbyllura

​107 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 107 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 77 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 4 janë në respirator CPAP. Ndërsa, 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “107 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. /KP ...
Komentet te ​107 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura