Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Deri më tani mbi 1 mijë të vaksinuar të grupmoshës 75-79-vjeç

Shëndetësi
Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” po vijon vaksinimi i personave 75 deri ne 79 vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike, nga këta vetëm sot janë vaksinuar 85 persona, ndërsa ne total janë vaksinuar 1026 persona nga kjo grupmoshë që kanë edhe sëmundje kronike. Ndërsa shifrat totale të të vaksinuarave deri me sot janë: 1202 persona të vaksinuar nga grupmoshat 80-85 vjeç, 53 persona në dializë, dhe nga shtëpia e pleqve të vaksinuar janë 111 persona. Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha se edhe ditën e sotme po vazhdon vaksinimi i personave në moshën 75 deri në moshën 79 vjeç, ai tha se nga 8 prilli deri sot ...
Komentet te Deri më tani mbi 1 mijë të vaksinuar të grupmoshës 75-79-vjeç Janë të Mbyllura

​Krasniqi: Po bëjmë skenim të situatës së pandemisë në komuna, masat do të rishikohen

Lajme
Pas 12 ditësh Qeveria e Kosovës rihapi gastronominë dhe qendrat tregtare. Për të parë se cili është efekti i masave të ndërmarra por edhe të situatës së krijuar tek bizneset nga pandemia COVID-19, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bëjë një vlerësim në nivel lokal. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për KosovaPress tha se pandemia ka ndikuar negativisht tek shumë biznese, por që njëherit janë duke bërë një vlerësim të situatës ku brenda 100-ditëshit do të krijohen edhe termet përmes të cilave do të ndihmohen komunat. Ky studim do t’i ofrohet edhe Qeverisë së Kosovës për të parë se cila është situata ...
Komentet te ​Krasniqi: Po bëjmë skenim të situatës së pandemisë në komuna, masat do të rishikohen Janë të Mbyllura

​Osmani e Vitia vizitojnë Klinikën e Pediatrisë

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar Klinikën Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Vizitë kjo që u bë me rastin e fillimit të misionit të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life” për trajtimin karidokirurgjik të fëmijëve kosovar. Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së i njoftoi për qëllimin e këtij misioni. Presidentja Osmani- Sadriu shprehu falënderimin për kontributin e tyre të vazhdueshëm, gjersa e vlerësoi lart ardhjen në këtë kohë të vështirë. “Faleminderit për gjithçka që keni bërë, sepse, tash, gjatë pandemisë, nuk është e lehtë. Ju po rrezikoni jetët tuaja dhe të familjarëve tuaj nga ndonjë infeksion i mundshëm. ...
Komentet te ​Osmani e Vitia vizitojnë Klinikën e Pediatrisë Janë të Mbyllura

​Raportimi i Simmons, Selmanaj: Duhet të bëjmë kujdes

Lajme
Komisioni për Legjislacion mbajti mbledhjen e radhës në të cilën temë diskutimi u bë edhe kërkesa e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, për të cilin raportoi KosovaPress të shtunën se dëshiron që të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, që të shpërndahet kërkesa edhe tek anëtarët e tjerë të komisionit. Lidhur me këtë reagoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se komisioni duhet të ketë kujdes në adresimin e kësaj çështje, pasi mund të dalin jashtë mandatit që e kanë. Selmanaj: Ne duhet të kemi shumë kujdes në mandatin tonë “Ne duhet të kemi shumë kujdes ...
Komentet te ​Raportimi i Simmons, Selmanaj: Duhet të bëjmë kujdes Janë të Mbyllura

​Miratohen ndryshimet që lehtësojnë gjykimin në mungesë të krimeve të luftës, deputeti serb lëshon mbledhjen

Lajme
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar plotësim-ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, për të lehtësuar gjykimin në mungesë të krimeve të luftës. Megjithëse pati përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës, në fund të gjithë anëtarët e komisionit u shprehën pro kërkesës urgjente të Ministrisë së Drejtësisë, përveç deputetit nga Lista Serbe i cili në momentin e votimit doli nga salla. Kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi tha se përmes këtij projektligji do të bëhet ndryshimi i tre neneve që kanë të bëjnë me gjykimin në mungesë të krimeve të luftës, për të cilat tha se është kërkesë edhe e Prokurorisë Speciale. Rrustemi: Ndryshimi ...
Komentet te ​Miratohen ndryshimet që lehtësojnë gjykimin në mungesë të krimeve të luftës, deputeti serb lëshon mbledhjen Janë të Mbyllura

​Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin “Syri i Popullit”

Lajme
Në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar rigjykimi për rastin e njohur “Syri i Popullit”, ku Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica po akuzohen për ndihmë në tentim vrasjen e Azem Vllasit. E gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor u dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve, Hekuran Mavriqi dhe Berat Rrustemi. Ndërsa, edhe në këtë seancë mbrojtja e të akuzuarit, Avni Llumnica ka kërkuar që ai të lirohet nga masa e paraburgimit, por ky vendim mbeti të merret pas seancës gjyqësore. Pasi Gjykata e Apelit e Kosovës e ktheu në pikën zero rastin “Syri i Popullit”, me kërkesën që Prokuroria Speciale ta rregullojë aktin akuzues, kjo e fundit ka ardhur me një ...
Komentet te ​Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin “Syri i Popullit” Janë të Mbyllura

10 KËNGËT MË TË SUKSESSHME TË RITA ORËS

ShowBiz
Rita Ora është ndër personazhet më të dashura, e cila ka rrëmbyer simpatinë e publikut që me paraqitjet e saj të para.   Rita u bë e famshme në vitin 2012 me publikimin e këngës ‘’Hot right now’’ ndërsa që nga atëherë ka shënuar suksese të njëpasnjëshme me publikimin e dhjetra hiteve. “For You” është një këngë e regjistruar për kolonën zanore të filmit Fifty Shades Freed në vitin 2018. U lansua përmes Universal Studios si kënga kryesore nga kolona zanore. Videoja muzikore u publikua në 26 Janar 2018, ndërsa kënga u përfshi gjithashtu në albumin e dytë në studio të Oras dhe albumin debutues të Payne. “For you” arriti ...
Komentet te 10 KËNGËT MË TË SUKSESSHME TË RITA ORËS Janë të Mbyllura

“Shpresoj që mos të ndodh kurrë”, Klopp e kishte kundërshtuar ashpër idenë e krijimit të Superligës

Sport
Liverpool është në mesin e 12 ekipeve të përfshira në Super Ligën e Evropës, por trajneri Jurgen Klopp kishte deklaruar më parë se nuk dëshiron që kjo ligë të krijohet. Kampionët e Premier Ligës u bashkuan me treshen e Serie A Juventusin, Milanin dhe Interin në këtë garë të re që do të fillojë në gusht të këtij viti. Ata do të bashkohen me pesë klube të tjera angleze, Arsenalin, Chelsean, Manchester Cityn, Manchester United dhe Tottenham Hotspur dhe tre përfaqësues nga Spanja, Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid, pëcjell KosovaPress. Klopp, duke folur për gazetën gjermane ‘Kicker” në vitin 2019, foli kundër idesë së një Superlige Evropiane, duke njohur ...
Komentet te “Shpresoj që mos të ndodh kurrë”, Klopp e kishte kundërshtuar ashpër idenë e krijimit të Superligës Janë të Mbyllura

​BDI përshëndet miratimin e pakos së pestë: Në përgatitje pako e 6

Maqedoni
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndeti miratimin e pakos së 5-të të masave ekonomike të cilat Kuvendi në seancën e djeshme i miratoi pas shtyrjes së këtij procesi për disa muaj si pasojë e bllokimit nga ana e opozitës përmes parashtrimit të mijëra amendamenteve. Nga sot, qytetarët do të përfitojnë prej masave të pakos së 5-të ekonomike, ku në llogaritë e tyre do të lëshohen pagat e muajit Shkurt dhe Mars, kurse kompanitë për këtë do të mund të aplikojnë deri më 30 prill. Bashkimi Demokratik për Integrim si parti politike thotë se përkrah të gjitha nismat ligjore dhe projektet që janë në interes të qytetarëve përfshirë këtu dhe këmbënguljen e ...
Komentet te ​BDI përshëndet miratimin e pakos së pestë: Në përgatitje pako e 6 Janë të Mbyllura

​Gjendja e biznesit e pakënaqshme, OEK: Jemi në diskutime me qeverinë për mbështetje financiare

Ekonomi
Gjendja e biznesit në tremujorin e katërt 2020 është e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 përqind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore. Megjithatë, në krahasim me tremujorin e paraprak gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive. Kështu theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën për media ku prezantoi të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020. Rukiqi tha se përderisa në TM4 të vitit 2019, 23 përqind e kompanive respodente prisnin rritje të ...
Komentet te ​Gjendja e biznesit e pakënaqshme, OEK: Jemi në diskutime me qeverinë për mbështetje financiare Janë të Mbyllura