Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Shala deklarohet i pafajshëm, aktakuzën e Speciales e quan qesharake

Lajme
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale. Duke e quajtur e aktakuzën e Prokurorisë Speciale si qesharake, Shala tha se nuk e ndjen vetën që ka bërë ndonjë krim, përveç që ka mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës. Ish-komandant “Ujku” gjatë paraqitjes së tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk ka pas nevojë për filma, pasi vetëm me anë të një ftese, ai do të ishte paraqitur në gjykatë. Shala: Nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim Video: “Unë nuk e ndjej vetën që kam bërë ...
Komentet te ​Shala deklarohet i pafajshëm, aktakuzën e Speciales e quan qesharake Janë të Mbyllura

​12 vjedhje të rënda, mbi tetë vjet burgim dhe 2.200 euro gjobë për të akuzuarit

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, dega Kaçanik, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.B. A.H., Ç.L. dhe A.L. të akuzuar për veprën penale vjedhje e rëndë. Gjykata ka shpallur fajtor të pandehurin J.B. dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijedyqind euro; të pandehurin A.H. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tridhjetë ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind euro; të pandehurin Ç.L. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tridhjetë ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind euro; dhe të pandehurin ...
Komentet te ​12 vjedhje të rënda, mbi tetë vjet burgim dhe 2.200 euro gjobë për të akuzuarit Janë të Mbyllura

Mbërrijnë 208 mijë vaksina të Sinovac në Shqipëri

Shqipëri
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën sot 208 mijë vaksina të Sinovac. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza” ku deklaruan se deri tani janë më shumë 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri. “208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac, Sinovac. Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine dhe në tërësi sot në Shqipëri, nga moment i parë i fillimit të procesit të ...
Komentet te Mbërrijnë 208 mijë vaksina të Sinovac në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Ceferin zbulon se si e “tradhtoi” Agnelli për krijimin e Superligës

Sport
Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin thotë se ndihet i tradhtuar nga presidenti i Juventusit Andrea Agnelli pasi ky i fundit ra dakord të bashkohej me Superligën e re Evropiane. “Bianconerët” janë bërë një nga 12 skuadrat që po këmbëngulin për t’u larguar nga Liga e Kampioënve dhe për të kaluar në Superligën e re Evropiane. Sipas “TuttoSport” Ceferin ndihet tejet i zhgënjyer me Agnellin për shkak të miqësisë që kishte me të dhe se nuk do ta imagjinonte kurrë një lëvizje të tillë nga ai, përcjell KosovaPress. Ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe të ngushtë pune që lehtë mund të shihej si një miqësi. Agnelli ishte kryetari i Shoqatës ...
Komentet te ​Ceferin zbulon se si e “tradhtoi” Agnelli për krijimin e Superligës Janë të Mbyllura

​Superliga Evropiane, reagon edhe presidenti i Francës Emanuele Macron

Rajoni dhe Bota Sport
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka përshëndetur qëndrimin e kampionit francezë Paris Saint-Germain për mos përfshirje në Superligën Evropianë të krijuar nga 12 klubeve nga Italia, Anglia dhe Spanja. Presidenti Macron thotë se është i kënaqur që PSG, të cilët janë të dytët në Ligue 1, nuk ishin në mesin e 12 anëtarëve themelues të kësaj gare të re, përcjell KosovaPress. “Presidenti mirëpret pozicionin e klubeve franceze që refuzuan të marrin pjesë në një projekt që kërcënon parimin e solidaritetit dhe meritës sportive.”, tha një zëdhënës i qeverisë franceze për “RMC”/KP ...
Komentet te ​Superliga Evropiane, reagon edhe presidenti i Francës Emanuele Macron Janë të Mbyllura

Ambasadori amerikan konfirmon mbështetjen për sektorin e arsimit

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, ka takuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie Dukagjin Pupovci. Ministrja Nagavci e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për programin qeverisës, ku objekt strategjik i tij, janë të gjitha fushat e arsimit në Kosovë. Në këtë takim, u shpreh vullnet për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur këtu inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga Qeveria Amerikane. Ambasadori Kosnett ka theksuar se Qeveria Amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar. ...
Komentet te Ambasadori amerikan konfirmon mbështetjen për sektorin e arsimit Janë të Mbyllura

Macron uron Osmanin: Franca do t’u mbështesë drejt reformave thelbësore

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nëpërmjet saj, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën. Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Presidentes Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. “Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron. Më tej, Presidenti francez ka theksuar se ...
Komentet te Macron uron Osmanin: Franca do t’u mbështesë drejt reformave thelbësore Janë të Mbyllura

Ngjarja te xhamia në Tiranë, reagon Ahmed Kalaja: Shpresoj të mos jetë sulm terrorist

Lajme Shëndetësi
Ahmed Kalaja, imami i xhamisë te Rruga e Kavajës, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku 5 persona u plagosën me thikë brenda ambienteve të xhamisë. Në rrjetet sociale, ai konfirmoi ngjarjen, ndërsa tha se shpresonte të mos ishte një sulm terrorist. “Situata është nën kontroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shpresoj mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist. Shpresoj të ketë qenë ndonjë njeri me të meta mendore. Për pak orë xhamia do të kthehet në normalitet. Këta janë njerëz që duan të prishin harmoninë e janë plagosur disa vëllezër dhe disa besimtarë. E rëndësishme që situata është nën kontroll”, tha Kalaja. https://kosovapress.com/sulm-ne-nje-xhami-te-tiranes-plagosen-5-persona/  KP ...
Komentet te Ngjarja te xhamia në Tiranë, reagon Ahmed Kalaja: Shpresoj të mos jetë sulm terrorist Janë të Mbyllura

SULM NË NJË XHAMI TË TIRANËS, PLAGOSEN 5 PERSONA

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë. Një person është futur në ambientet e xhamisë te Rruga e Kavajës në Tiranë duke plagosur me thikë 5 persona.   Personi që ka hyrë në xhami është identifikuar si Rudolf Nikolli. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar dhe arma e ftohtë thika me të cilën ka plagosur 5 persona. “Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i ...
Komentet te SULM NË NJË XHAMI TË TIRANËS, PLAGOSEN 5 PERSONA Janë të Mbyllura

411 TË SHËRUAR DHE 277 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.047 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 277 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast ...
Komentet te 411 TË SHËRUAR DHE 277 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura