Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha sot dritën jeshile qeverisë për të mbështetur fondin e rimëkëmbjes COVID-19 të Bashkimit Europian, që ka caktuar 750 miliardë euro (900 miliardë dollarë) për të ringjallur ekonominë e bllokut. Edhe pse vendimi i sotëm nuk është fjala e fundit mbi çështjen, pasi gjykata ende nuk ka dhënë një gjykim përfundimtar, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier nuk është i ndaluar të nënshkruajë legjislacionin përkatës, i miratuar më parë nga të dyja dhomat e parlamentit. I dakorduar në verën e vitit 2020, paketa e plotë e masave synon të vendosë rreth 1,8 trilionë euro në dispozicion të bllokut deri në fund të vitit 2027, raporton ATSh. Një ...
Komentet te Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë miraton mbështetjen e fondit pandemik të BE-së Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Xhiroja e 32 e Serie-A ka sjellur mjaftë rezultate befasuese për skuadra e mëdha. Milani u mposht me rezultat 2-1 nga Sassuolo që bëri një përmbysje të rezultatit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Juventusi ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm duke e mposhtur Parman me rezultat Alex Sandro (2) dhe De Ligt, kurse për Parman golin e vetëm e realizoi Brugmani në minutën e 25-të, përcjell KosovaPress. Nga ana tjetër, lideri i tabelës Interi është ndalur me barazim 1-1 nga Spezia. Vendasit madje ishin në epërsi më golin e Farias, por “Neroazzurrët” ...
Komentet te Fiton Juventusi, Interi ndalet sërish me barazim, renditja interesante e Serie-A Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim disa nxënës të cilët janë pjesë e BONEVET. Me këtë rast ajo ka thënë se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre. Ky është statusi i saj i plotë: Sot, në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit kalova një pasdite të këndshme me Edrin, Lyren, Amaren, Ardin, Riga, Diten, Ninen, Rronin, Zanen, Morean – fëmijët e talentuar nga BONEVET. Për ca çaste, ata mjeshtërisht na rikthyen në botën e fëmijërisë. Teksa i shihnim se si përmes robotikës gjallërohej imagjinata e tyre dhe kur programonin rrugën e duhur në menyrë ...
Komentet te Osmani: Investimi në edukimin e hershëm çelës për zhvillimin e potencialit të të rinjve Janë të Mbyllura
Një nëndetëse që po stërvitej në afërsi të ishullit të Balit nuk jep më asnjë shenjë jete pas zhytjes së saj në thellësitë e oqeanit. Bëhet fjalë për nëndetësen indoneziane e klasit Chakra e quajtur Nanggala -402, e ndërtuar në Gjermani në vitet ’80 por e rimodernuar pothuajse totalisht në 2012 në kantieret koreano-jugore. Nëndetësja kishte brenda saj 53 marinarë, që po stërviteshin në ujërat e Balit. Forca të shumta detare indoneziane dhe të vendeve të tjera iu drejtuan vendit ku mendohet se ka ndodhur aksidenti, dhe janë parë njolla të mëdha vaji, raporton A2. Indonezia disponon aktualisht një flotë prej 6 nëndetësesh, dy prej tyre të prodhuar në Gjermani ...
Komentet te Nëndetësja humb në thellësitë e oqeanit, në bord 52 marinarë Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr disa vendime. Ndër to ndarja e 20 milionë eurove për mbështetje të qytetarëve, bizneseve, dhe atyre që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, si dhe emërimin e Bordit të ri të Telekomit të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ka thënë se si Qeveri do t’ia ofrojnë bordit të ri përkrahjen që ta jetësojë këtë potencial, por njëkohësisht, si aksionar, do të përforcojnë monitorimin dhe llogaridhënien në këtë ndërmarrje. Ky është statusi i tij i plotë: Sot mbajtëm mbledhjen e tetë të Qeverisë, e cila kishte 12 pika të rendit të ditës. Ndër vendimeve më ...
Komentet te Kurti i quan të rëndësishme vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë Janë të Mbyllura
Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës. Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit. Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët, shkruan Insajderi. Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove. Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve ...
Komentet te Qeveria Kurti zbrit për 20 euro shtesat e pensionistëve Janë të Mbyllura
Policia ruse arrestoi sot dhjetëra protestues në të gjithë vendin në tubimet e organizuara nga aleatët e liderit të opozitës Alexei Navalny, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Mbështetësit e kritikut më të ashpër Vladimir Putin kanë frikë se Navalny mund të vdesë së shpejti dhe kërkojnë që t’i jepet kujdesi i duhur mjekësor. Zyrtarët tregojnë se ai po trajtohet si çdo i burgosur tjetër dhe paralajmërojnë se tubimet e protestave janë të paligjshme. OVD-Info, një organizatë që monitoron protestat dhe numrin e të arrestuarve, njoftoi se 199 vetë u arrestuan në lidhje me tubimet e protestave në dhjetëra vende në të gjithë vendin, ndërkohë që numri mund ...
Komentet te Rusia arreston rreth 200 njerëz në protestat për Navalny Janë të Mbyllura
Është Spezia pengesa e radhës për Interin në rrugën e zikaltërve drejt titullit kampion në këtë edicion të Serie-A. “Neroazzurrët” vazhdojnë ta kryesojnë renditjen tabelare në kampionatin italian para rivalëve të qytetit Milan me nëntë pikë para tyre, përcjell KosovaPress. Ndeshja fillon nga ora 21;00 dhe këto janë formacionet zyrtare Spezia: Provedel, Marchizza, Terzi, Ismajli, Ferrer, Ricci, Maggiore, Esteves, Piccoli, Farias Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic, Lukaku, Lautaro/KP ...
Komentet te Rruga drejt titullit, Interin e pret Spezia, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Aktorja amerikane Dakota Johnson do të luajë rolin kryesor në përshtatjen e Netflix të librit “Persuasion” nga Jane Austen, shkruan Variety. Filmi do të xhirohet nën drejtimin e Carrie Cracknell dhe do të jetë debutimi i saj me metrazh të gjatë si regjisore, dhe skenari për filmin u adaptua nga Ron Bass dhe Alice Victoria Winslow. Libri flet për 27-vjeçaren Anne Elliot, një grua kokëfortë e cila jeton në prag të falimentimit me anëtarët e familjes së saj snobiste. Historia ndjek lidhjen e saj romantike me oficerin e marinës, Frederick Wenworth me të cilin ajo ishte fejuar për fat të mirë derisa shoku i Lady Russel e bindi që ai ...
Komentet te Dakota Johnson së shpejti do të luajë në adaptimin e Netflix të librit të Jane Austen Janë të Mbyllura
Të paktën 22 pacientë vdiqën sot në një spital në Indinë Perëndimore pas një ndërprerje në furnizimin me oksigjen të shkaktuar nga një rrjedhje nga një rezervuar, tha ministri i Shëndetësisë Rajesh Tope, ndërsa numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në vend po rritet. “Pacientët që ishin në aparate për frymëmarrje në një spital në Nashik vdiqën. Ka pasur një rrjedhje nga rezervuarët nga të cilët pacientët marrin oksigjen,” shpjegoi ministri i Shëndetësisë së shtetit të Maharashtra, Rajesh Tope. Vendi i dytë më i populluar në botë raportoi 295.041 infeksione të reja të mërkurën, numri i dytë më i lartë ditor ndonjëherë, pasi SHBA kishte 297.430 raste në 24 ...
Komentet te Indi: Për shkak të rrjedhjeve të oksigjenit, 22 të vdekur në spital Janë të Mbyllura