Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Sherifi: Mënyrë unike e “kujdesit” për më të varfrit

Lajme
Vendimi i sotëm i qeverisë Kurti 2 për heqjen e shtesës prej 20 euro për pensionistët, të cilët janë një nga kategoritë më të varfra të shoqërisë, është skandaloz! Ky vendim vjen vetëm disa ditë pas zotimit publik të kryeministrit Kurti se do të kujdeset për ata që janë më të varfër! Kjo është një mënyrë tejet UNIKE e “kujdesit” për më të varfrit. Ka shkruar Bilall Sherifi. ...
Komentet te Sherifi: Mënyrë unike e “kujdesit” për më të varfrit Janë të Mbyllura

Ahmeti: Në Mjekësinë Sportive gjendje më e qetë

Shëndetësi
Gjatë kësaj jave në Mjekësinë Sportive ka një rënie të lehtë të pacientëve që kërkojnë hospitalizim, mirëpo edhe në këtë klinik COVID, trajtim kanë kërkuar pacientë me moshë të re por që kanë pasur gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me variantin britanik. Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti për KosovaPress, ka deklaruar se aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë 63 pacientë dhe shumica prej tyre kanë maskë të thjeshtë të oksigjenit. Ahmeti: Gjendja më e qetë në Mjekësinë Sportive “Aktualisht në Mjekësi Sportive gjendja është më e qetë, pra kemi një numër pak më të vogël të pacientëve krahasuar me tri javët e kaluara. Aktualisht i ...
Komentet te Ahmeti: Në Mjekësinë Sportive gjendje më e qetë Janë të Mbyllura

Kërkohet që Kuvendi ta trajtoj rregullimin e tregut të energjisë dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia tek bizneset

Lajme
Rregullimi i tregut të energjisë, liberalizimi, ligji i naftës dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia tek bizneset duhet të trajtohen në kuvend. Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot është mbajtur një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe parlamentit për trajtimin e kërkesave dhe shqetësimeve që mund të kenë odat ekonomike. Kryetari i Komisionit Ferat Shala shprehi gatishmërinë për çdo iniciativë sociale dhe ekonomike që duhet trajtuar nga Kuvendi për komunitetin e biznesit. “Ne do ti trajtojmë të gjitha shqetësimet e odave ekonomike, duke shqyrtuar ato me anë të ligjeve”, tha ai. Kryetari i Odës Ekonomike të ...
Komentet te Kërkohet që Kuvendi ta trajtoj rregullimin e tregut të energjisë dhe pasojat e shkaktuara nga pandemia tek bizneset Janë të Mbyllura

Haradinaj kujton ngjarjet e 21 dhe 22 prillit: Kthesë në rrugëtimin tonë për liri

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kujtuar ngjarjet e 21 dhe 22 prillit, data këto të shënuara në historinë e lavdishme të Kosovës si kthesë në rrugëtimin e shqiptarëve për liri. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka kujtuar Armend Dacin nga Irzniqi i Deçanit, një student i notave dhjetëshe, i angazhuar në celulat e para të UÇK-së. “Kujtuam dje 21 prillin si datë që shënon disa ngjarje që bënë kthesë në rrugëtimin tonë për liri. Armend Daci nga Irzniqi i Deçanit ishte student i dhjetësheve. Ai do të angazhohej në celulat e para të UÇK-së dhe ishte i afërt me sot Heronjtë ...
Komentet te Haradinaj kujton ngjarjet e 21 dhe 22 prillit: Kthesë në rrugëtimin tonë për liri Janë të Mbyllura

​Në Ditën e Tokës pastrohet deponia inerte në Shkugëz

Lajme
Për të shënuar Ditën e Tokës komuna e Gjakovës ka organizuar aksion për pastrimin e deponisë inerte në rrugën kryesore në Shkugëz. Këtij aksionin i është bashkëngjitur edhe Policia dhe kompania rajonale e pastrimit “Çabrati”. Menaxherja e Zyrës për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gjakovës, Albana Bakalli beri të ditur se ky është aktiviteti i parë i ditës së sotme, ku pas tij do të ketë edhe dy aksione të tjera me mbjellje fidanesh në Mejë dhe pastrimin e Shkugëzës. Ajo tha se gjatë gjithë kohës organizojnë aksione të ndryshme nëpër lagje dhe shkolla, kurse në prill pritet aksioni i madh për pastrimin e lumit Erenik. Bakalli: Pastruam deponinë ...
Komentet te ​Në Ditën e Tokës pastrohet deponia inerte në Shkugëz Janë të Mbyllura

​I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

Lajme
Fati i Bedri Rexhepit, i zhdukur që nga data 8 prill, ende nuk dihet. Edhe pse po bëhen dy javë që kur u zhduk në rrethana të panjohura, Policia e Kosovës nuk ka informacion për vendndodhjen e tij. Përgjigjja e vetme për mediat nga ana e këtij institucioni është se “kërkimet janë duke vazhduar”, ndërsa çdo minutë që kalon e bën shumë të vështirë për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij të cilët vazhdojnë të jenë shumë të shqetësuar në lidhje me rastin. Rexhepi nuk ka qasje në telefonin e tij celular prej orës 21:30 të datës 8 prill. Vetura e tij e tipit “Grand Shirok” është gjetur në arat ...
Komentet te ​I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit Janë të Mbyllura

​Trafikim me njerëz, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë

Lajme Shqipëri
Të mërkurën në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë me dyshimin për trafikim me njerëz. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ​Trafikim me njerëz, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Plagoset një person në Fushë Kosovë

Lajme
Pasditen e së mërkurës është plagosur një person në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia kanë njoftuar se janë arrestuar tre persona lidhur me rastin. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga tre persona kanë sulmuar viktimat meshkuj kosovarë ku njëri prej viktimave ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./KP ...
Komentet te ​Plagoset një person në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Moti sot në Kosovë

Lajme
Paraditja e së enjtes do të jetë me diell, ndërsa gjatë ditë në Kosovë do të ketë vranësira. Ndërsa në mbrëmje parashihet të bie shi. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. “Do të mbajë mot i vranët e me intervale diell ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
102 mijë e 742 qytetarë në Kosovë janë infektuar me virusin korona prej 13 marsit kur edhe janë shfaqur dy raste e para pozitive me COVID-19. Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Ndërsa, 2 mijë e 105 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus. Aktualisht në vend janë 11 mijë e 496 raste aktive me COVID-19 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej ...
Komentet te Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura