Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Policia e Kosovës në realizim të planit “Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor”

Lajme
Policia e Kosovës (PK) në kuadër të rajonit të Prishtinës, po realizon planin operativ “Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor”, përmes së cilit synohet kontrolli i automjeteve dhe mjeteve transportuese në aspektin e qarkullimit rrugor dhe respektimit të masave antiCOVID-19. Në një komunikatë për media thuhet se po ashtu me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa. ...
Komentet te ​Policia e Kosovës në realizim të planit “Kontrolli i automjeteve dhe mjeteve të transportit rrugor” Janë të Mbyllura

​Projekti i financuar nga BE mbështet Kosovën drejt furnizimit me energji të pastër​

Lajme
Ceremonia e përmbylljes së projektit të financuar nga BE-ja “Rehabilitimi i rrjetit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë”, u mbajt sot për ta shënuar përfundimin e punimeve dhe për t’i prezantuar të arriturat e projektit. Ngjarja u mbajt në ndërtesën e Filarmonisë të Kosovës, që është njëri nga shumë përfituesit që janë lidhur me rrjetin e ngrohjes qendrore gjatë sezonit të fundit të ngrohjes. Ambasadori Tomash Szunyog theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e furnizimit me ngrohje për qytetarët e Prishtinës. “Modernizimi i sistemeve të ngrohjes të Termokosit dhe zëvendësimi i djegies së qymyrit dhe drurit i kontribuojnë në masë të konsiderueshme përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e ...
Komentet te ​Projekti i financuar nga BE mbështet Kosovën drejt furnizimit me energji të pastër​ Janë të Mbyllura

Ministri Murati jep detaje për shtesat pensionale

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me vendimet e djeshme të marra nga Qeveria e Kosovës për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale, duke thënë se Qeveria e kaluar kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj dhe pas muajit prill nuk kishte shtesa të planifikuara. Murati ka shkruar në Facebook se pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të merrnin shumën prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend. “Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që ...
Komentet te Ministri Murati jep detaje për shtesat pensionale Janë të Mbyllura

AAK i kërkon Qeverisë Kurti anulimin e vendimit për shtesa ndaj pensionistëve

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po i kërkon Qeverisë Kurti të anulojë gjatë ditës sotme vendimin për shtesat ndaj pensionistëve. Në partinë e Ramush Haradinajt thonë se heqja e 20 eurove prej shtesave ndaj të moshuarve është veprim i papërgjegjshëm. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi përmes një konference për medie tha se ky vendim bie ndesh me premtimet e kryeministrit Kurti për barazi sociale. Isufi: Kërkojmë nga kryeministri i Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin “Kërkojmë nga Kryeministri i Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin për shtesat e 20 eurove që janë hequr pensionistëve. Kjo mënyrë e veprimit të qeverisë është në vazhdën e gabimeve të mëhershme që i ...
Komentet te AAK i kërkon Qeverisë Kurti anulimin e vendimit për shtesa ndaj pensionistëve Janë të Mbyllura

​Guvernatori Mehmeti: Sektori financiar mbetet stabil pavarësisht pandemisë

Lajme
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka takuar drejtorin ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë Emrush Ujkani me të cilin ka diskutuar mbi situatën në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga BQK për të ndihmuar në tejkalimin me sa më pak probleme nga pandemia. Mehmeti ka thënë se BQK-ja që nga fillimi i shfaqjes së pandemisë ka qenë e angazhuar për të ndihmuar institucionet, ekonominë dhe qytetarët. Ai ka bërë të ditur se pavarësisht masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga COVID-19, sektori financiar ka mbetur stabil dhe likuid, si dhe ka ndihmuar gjatë tërë kohës ekonominë dhe qytetarët. Nga ana tjetër ...
Komentet te ​Guvernatori Mehmeti: Sektori financiar mbetet stabil pavarësisht pandemisë Janë të Mbyllura

​Osmani takohet me Szunyog, falënderon BE-në për ndarjen e vaksinave për Kosovën

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilit i shprehu mirënjohje pas vendimit të fundit të BE-së për të ndarë një sasi të vaksinave për qytetarët e Kosovës. “Sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit, andaj jemi tejet falënderues për sigurimin e 95.000 vaksinave nga ana e BE-së për qytetarët tanë. Është e rëndësishme të kuptohet me seriozitet dhe të komunikohet qartë gjendja e rëndë me pandeminë në vendin tonë, në mënyrë që kjo të reflektohet në kriteret përcaktuese për ndarjen e vaksinave përmes nismave si kjo e BE-së dhe ajo e COVAX-it”, tha Osmani. Presidentja Osmani ...
Komentet te ​Osmani takohet me Szunyog, falënderon BE-në për ndarjen e vaksinave për Kosovën Janë të Mbyllura

ASK: Eksporti i mallrave në mars 61.8 milionë euro, importi 382.5 milionë

Ekonomi
Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë 45.8% në mars 2021 në raport me periudhën e njëjtë 2020, përkatësisht 320.7 milionë euro krahasuar me deficitin 219.9 milionë më 2020, teksa eksporti mbulon importin me 16.2%. Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rastin e publikimit të të dhënave mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për mars 2021. Eksporti i mallrave në muajin mars 2021 kishte vlerën 61.8 milionë euro, ndërsa importi 382.5 milionë euro, që është një rritje prej 92.2% për eksport dhe 51.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë ...
Komentet te ASK: Eksporti i mallrave në mars 61.8 milionë euro, importi 382.5 milionë Janë të Mbyllura

​Vaksinohen 3072 të moshuar

Shëndetësi
Në qendrën e vaksinimit “1Tetori” në Prishtinë vetëm sot janë vaksinuar 65 persona, prej tyre 47 kanë qenë persona mbi 75 vjeç me sëmundje kronike, 12 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe, 6 profesionistë shëndetësor. Kështu ka njoftuar në një konferencë për medie koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi i cili tha se deri më sot janë vaksinuar 3072 të moshuar. Ndërsa, tregoi se vaksinimi për profesionistët shëndetësor është duke vazhduar tutje. Bardhi: Vetëm sot janë vaksinuar 65 persona “Aktualisht nga data 8 prill deri më sot kur kemi filluar nga sot kur kemi filluar me mosha 85 e mbi 80 e deri në 75 me sëmundje kronike kemi gjithsej ...
Komentet te ​Vaksinohen 3072 të moshuar Janë të Mbyllura

​Ankandi i letrave me vlerë mbahet më 29 prill

Ekonomi
Ministria e Financave njofton se më 29 prill do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionw euro. Sipas njoftimit, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./KP ...
Komentet te ​Ankandi i letrave me vlerë mbahet më 29 prill Janë të Mbyllura

Ministri Krasniqi: Brenda 100 ditëve analiza për efektet e pandemisë në komuna

Lajme
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se brenda 100 ditëve të para do të publikojnë analizën për efektet negative të pandemisë në 38 komunat e Kosovës. Duke i premtuar mbështetje nivelit lokal, ministri Krasniqi tha se prioritet i tyre gjatë tre muajve është edhe reforma e kornizës ligjore, ndërsa premtoi se shumë shpejt në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i ndihmojnë edhe komunave për barnat esenciale. Gjatë debatit “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja FOL, Krasniqi iu zotua komunave për bashkëpunim të mirëfilltë dhe plotësim të kërkesave të tyre. Krasniqi: Brenda 100 ditëve të para do të publikojmë analizën për efektet e pandemisë në komuna “Kemi ...
Komentet te Ministri Krasniqi: Brenda 100 ditëve analiza për efektet e pandemisë në komuna Janë të Mbyllura