Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Përfundon numërimi në Kukës, PD fitore të thellë ndaj PS-së

Shqipëri
Ka përfunduar numërimi edhe në Bashkinë e Kukësit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka fituar bindshëm me 12.852 vota, ndërsa Partia Socialiste numëron 8091. Anëtarët e Partisë Socialiste kanë festuar për fitimin e një mandati, ndërkohë që PD ka fituar 2 mandate në këtë qark./tch/KP ...
Komentet te ​Përfundon numërimi në Kukës, PD fitore të thellë ndaj PS-së Janë të Mbyllura

​Kurti mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare

Lajme
Kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, krahas deputetit të Parlamentit Evropian, njëherësh president i kësaj shoqate Lukas Mandl, sekretares së Shtetit Ulrike Lunacek, konsullit të nderit Manfred Brandner dhe sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, Arber Marku. Në hapje të takimit, Kurti tha se populli austriak ishte një zë i fuqishëm në mbështetjen e përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe një jetë me dinjitet. “Jo vetëm gjatë luftës, si një strehë nga regjimi serb, por edhe pas luftës, dyert e saj (Austrisë) ishin të hapura. Universitetet prestigjioze pranuan të rinjtë tanë dhe u siguruan atyre arsim të përballueshëm ...
Komentet te ​Kurti mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare Janë të Mbyllura

​Reeker: Kosova dhe Serbia të angazhohen për marrëveshje ligjore që rezulton me njohje reciproke

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani bisedoi sot me ambasadorin Philip Reeker, ushtrues detyre i ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, i cili e uroi atë për zgjedhjen si presidente e Kosovës. Ambasadori Reeker theksoi se raportet e SHBA-së me Kosovën janë të bazuara në vlerat demokratike dhe qëllimet e përbashkëta. Ai me këtë rast e ri-konfirmoi interesimin e presidentit Joe Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme. Po ashtu, ambasadori Reeker potencoi angazhimin e SHBA-së për të mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani nënvizoi se partneriteti me SHBA-në është jetik për realizimin e prioriteteve të ...
Komentet te ​Reeker: Kosova dhe Serbia të angazhohen për marrëveshje ligjore që rezulton me njohje reciproke Janë të Mbyllura

Vlorë: Numërohen 3405 qendra votimi, kryeson PS me 57.89%

Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Vlorës deri tani janë numëruar votat në 3405 qendra votimi nga 5199 gjithsej në këtë qark. Referuar të dhënave të deritanishme Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 48013 vota, ose 57.98 % të votave, Partia Demokratike 26155 vota ose 31.58%. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) deri tani ka 4944 vota ose 5.97 %, ndërsa Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare 105 vota ose 0.13 % dhe Nisma Thurje 435 vota ose 0.53 %. PSD ka marrë 492 vota ose 0.59 %, Partia Bindja Demokratike ka marrë 1414 vota ose 1.71 %./atsh/KP ...
Komentet te Vlorë: Numërohen 3405 qendra votimi, kryeson PS me 57.89% Janë të Mbyllura

​Raporti paraprak i misionit OSBE/ODIHR, Celibashi: Të gjitha vlerësimet, realiste

Shqipëri
Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cilësoi sot realiste të gjitha gjetjet e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri i cili doli me raportin e tij paraprak, kryesisht mbi ato që kanë vërejtur në ditën e votimit. “Ne i gjejmë të gjitha vlerësimet e misionit realiste dhe shumë prej atyre, qoftë ata pozitive dhe negative, janë të të njëjtit opinion si dhe KQZ”, tha Celibashi në një konferencë për mediat. Celibashi tha se vonesat në numërimin e votave që do të përfundonte edhe procesin zgjedhor vijnë si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive apo edhe i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo përfaqësuesve politikë. “Por vlen të thuhet se KQZ ...
Komentet te ​Raporti paraprak i misionit OSBE/ODIHR, Celibashi: Të gjitha vlerësimet, realiste Janë të Mbyllura

​Konjufca takim virtual me Sobotka

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot zhvilloi një takim virtual me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, të cilin e njoftoi për konstituimin e legjislaturës së tetë, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Konjufca tha se legjislatura e re do të garantojë më shumë stabilitet politik dhe institucional, efikasitet në punën legjislative të Kuvendit, por edhe më shumë përgjegjësi e llogaridhënie të klasës politike. Ai ri-konfirmoi angazhimin për vazhdimin e programit “Demos-it”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit. Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka konfirmoi gatishmërinë e ...
Komentet te ​Konjufca takim virtual me Sobotka Janë të Mbyllura

​Një i plagosur nga shtënat me armë zjarri në lagjen “Ulpiana”

Lajme
Një person është plagosur sonte rreth orës 18:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se i plagosuri është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Lidhur ...
Komentet te ​Një i plagosur nga shtënat me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” Janë të Mbyllura

​Durrës: Numërohen 146 qendra votimi, PS 51.69 %, PD-AN 40.00 %

Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri informon se në qarkun e Durrësit deri tani janë numëruar votat në 146 qendra votimi nga 481 gjithsej në këtë qark. Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 23 384 ose 51.69 % të votave. Partia Demokratike numëron 18 095 ose 40.00 % të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 2866 vota ose 6.34 %, ndërsa PSD ka marrë 186 vota ose 0.41 %. Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 145 vota ose 0.32 %. Partia Bindja Demokratike ka marrë 67 vota ose 0.15 %. ABEOK ka marrë deri tani 17 vota apo 0.04 %, Nisma ...
Komentet te ​Durrës: Numërohen 146 qendra votimi, PS 51.69 %, PD-AN 40.00 % Janë të Mbyllura

​COVID-19 në Shqipëri, vetëm 69 raste të reja në 24 orët e fundit

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar të prekur me koronavirus vetëm 69 persona, por ka një rënie të ndjeshme të testeve të kryera, të cilat kanë qenë vetëm 994. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 737 persona. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, ...
Komentet te ​COVID-19 në Shqipëri, vetëm 69 raste të reja në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Lajme
Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio kërkoi nga Evropa të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjen për të negociuar me një perspektivë konkrete integrimi. Ai theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave, shkruan ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando në një postim në Twitter. Ndryshe, në seminarin mbi Ballkanin Perëndimor me temën “Ballkani Perëndimor: midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian”, organizuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Piero Fassino, u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa i ...
Komentet te Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura