Në ndeshjen e fundit të raundit 33 të Serisë A italiane, futbollistët e Lazios mposhtën Milan me rezultat bindës 3: 0 (1:0). “Blutë qiellorë” iu bashkuan garës legjitime për t’u vendosur në Ligën e Kampionëve, në të cilën ka deri në pesë skuadra pesë raunde para fundit: Atalanta ka 68 pikë, Napoli, Juventus dhe Milan 66 secili, dhe Lazio 61 me një lojë më pak se të gjithë rivalët. Romakët u bashkuan në garë me një lojë shumë të sigurt kundër Milanit, i cili edhe këtë herë ishte pa Zlatan Ibrahimoviq. Correa shënoi dy herë për vendësit në minutat 2 dhe 51, ndërsa Immobile tre minuta para përfundimit të ndeshjes ...
Komentet te Lazio mposht Milan – pesë skuadra po luftojnë për Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat nga numërimi i 3751 qendrave të votimit ose 72.16 për qind, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga numërimi i deritanishëm në 3751 qendra votimi nga 5199 sosh, Partia Socialiste ka marrë 533.865 vota ose 48.78 %, Partia Demokratike 427.347 ose 39.05 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim 74.380 ose 6.8 për qind, PSD 24.929 vota ose 2.28 për qind. Përkthyer në mandate për momentin PS ka 75, PD 57, LSI 5 dhe PSD 3. /KP ...
Komentet te Numërohen 72.16% e votave: PS 48.78%, PD 39.05%, LSI 6.8%, PSD 2.28% Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se sonte në Tiranë kanë arritur edhe dërgesa tjerë prej 8190 vaksinash Pfizer. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vaksinimi në gjithë vendin po vazhdon me ritëm të lartë. Prej 11 janarit, kur Shqipëria nisi fushatën e vaksinimit, qeveria ka mundur të importojë 90 mijë doza vaksinash kundër COVID-19. Shqipëria ka kontratë me kompaninë amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 500.000 dozave të vaksinës. Aktualisht, Tirana zyrtare po ashtu ka siguruar afër 40.000 doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca. Në Shqipëri disa ditë më parë kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” kundër sëmundjes COVID-19. ...
Komentet te Shqipëria pranon edhe 8190 vaksina të tjera Pfizer Janë të Mbyllura
Sonte rreth orës 21:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress se një person me këtë rast është plagosur. “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë-thikë, është plagosur një i person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rastin. Aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti./KP ...
Komentet te Një i therur me thikë si pasojë e përleshjes fizike në Prishtinë Janë të Mbyllura
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Xhemal Qefalia ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste të Shqipërisë për zonat e Malësisë së Tiranës duke thënë se kanë arritur në numër rekord me shifrat në zonën e Kërrabës dhe Shën Gjergjit. Veliaj komentoi edhe liderët politik në lidhje me teoritë për seleksionimin e kutive të votimit duke thënë se janë veçse teori konspiracioni dhe theksoi se kutitë numërohen me radhë. “Ka teori konspiracioni që kapet kjo apo jo kuti. Për ata që nuk kanë qenë numërues, dua të sqaroj se numërohen me radhë kutitë. Cilido lider politik që sajon teori të tilla, do ta dinte ...
Komentet te Veliaj shpall fitoren e PS në Malësinë e Tiranës: Sot kemi një super rekord Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora përfolët mjaftë për lidhjet e saj. Muaj më parë i dha fund romancës me Romain Gavras, me të cilin thuhet se kanë mbetur miq të ngushtë. Duket se për ndarje nuk i bëhet vonë, pasi tani po qarkullojnë zëra se Rita ka nisur lidhje të re dashurie. Ajo publikoi një imazh me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, në të cilin të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, derisa ai kishte hedhur duart në qafë të këngëtares. A janë këto thjeshtë aludime apo ka diçka të vërtetë, duhet të presim deri në konfirmimin e dyshes./RTK ...
Komentet te PAK MUAJ PAS NDARJES, RITA ORA NIS LIDHJE TË RE DASHURIE? Janë të Mbyllura
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot se njohja e gjenocidit armen nga kolegu i tij amerikan Joseph Biden, të cilën ai e quajti “të pabazuar”, do të ketë një “ndikim shkatërrues” në marrëdhëniet turko-amerikane. “Presidenti amerikan bëri deklarata të pabazuara, të padrejta dhe në kundërshtim me realitetin,” kur pranoi gjenocidin armen të shtunën”, u tha Erdogan gazetarëve pas takimit të Qeverisë në Ankara. Në përvjetorin e masakrës së armenëve dje, Biden shkroi në një deklaratë se “Amerikanët gjithmonë u japin nderim armenëve që vdiqën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë”. “Ne mendojmë se ato fjalë u përfshinë në deklaratë pas presionit të grupeve radikale armene dhe ...
Komentet te Erdogan: Njohja amerikane e gjenocidit armen me ndikim shkatërrues në raportet me SHBA Janë të Mbyllura
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se shteti do të sigurojë vaksinat kundër virusit korona për të gjithë qytetarët e rritur deri në qershor, bazuar në parashikimet që vendi do të marrë 80 milion doza nga prodhuesit në tremujorin e dytë të këtij viti. Pas bisedimeve me 16 kryeministrat e provincave gjermane, Merkel tha se, bazuar në numrin aktual të vaksinave, sistemi që i jep përparësi pjesës më të prekshme të popullsisë do të përfundojë më së voni deri në qershor, raporton AP. “Kjo nuk do të thotë automatikisht që të gjithë qytetarët do të marrin vaksinën në qershor, por të gjithë do të jenë në gjendje të aplikojnë për ...
Komentet te Merkel: Do të ketë vaksina për të gjithë qytetarët e rritur deri në qershor Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se data e dhënë nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 11 maj nuk iu është bërë e ditur Zyrës së Kryeministrit, gjë të cilën e ka cilësuar si të njëanshme. Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se nesër kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrat Bislim Bislimi dhe Donika Gërvalla do të qëndrojnë për vizitë në Bruksel. “Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo ...
Komentet te Dialogu, Kryeziu-Borellit: Datat zbatohen kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Shqipëri. Deri më tash janë numëruar votat në 3385 qendra votimi nga 5198 sosh ose 65 për qind. Partia Socialiste e Edi Ramës vazhdon të prijë me 48.75 për qind ose përthyer në mandate – 75. Partia Demokratike e Lulzim Bashës deri më tash ka marrë 39.14 për qind të votave ose 57 mandate aktuale. Në vendin e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 6.82 për qind ose 5 mandate. Partia Socialdemokrate ka 2.24 për qind ose 3 mandate aktuale. Nisma Thurje ka 0.63 për qind, Bindja Demokratike 0.55 për qind, Lëvizja ...
Komentet te Numërohen 65 për qind e votave, PS vazhdon të prijë para PD-së Janë të Mbyllura