Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Hykmete Bajrami akuzon VV se e ka lënë Kosovën pa liberalizim të vizave

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka lënë vendin pa liberalizim të vizave. Gjatë debatit në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mbi programin qeverisës, Bajrami tha protestat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gazi lotsjellës në vitet 2015-2016 i kanë lënë qytetarët pa lëvizje të lirë në Evropë. Bajrami: Ju jeni partia që e keni lënë vendin pa liberalizim të vizave Video: “Nuk pajtohem me gjitha konstatimet e tij, nuk është që LVV nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e 15-20 vjetët e fundit. Ju rikujtoj, vetëm nëntor 2015, atë kohë isha pjesë e qeverisë, ministre e MTI derisa punoja ditë ...
Komentet te ​Hykmete Bajrami akuzon VV se e ka lënë Kosovën pa liberalizim të vizave Janë të Mbyllura

​Ismaili: Programi i qeverisë për shëndetësinë është vetëm për ministrin Vitia, vetëm ai e kupton

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kritikuar programin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se ai nuk prezanton kërkesat e qytetarëve dhe as nuk trajton të ardhmen e tyre. Ismaili në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, tha se programi i prezantuar nga Qeveria Kurti nuk është konkret, nuk ka afate kohore e as plan për implementim. Ai tha se në mungesë të vizionit, qeveria ka zgjedhur një program për t’i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Kritikat më të mëdha i pa pasur për programin e qeverisë në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë, ku për këtë të fundit tha se e kupton vetëm ...
Komentet te ​Ismaili: Programi i qeverisë për shëndetësinë është vetëm për ministrin Vitia, vetëm ai e kupton Janë të Mbyllura

Në prag të ardhjes së mërgatës, Haradinaj kërkon lehtësimin e masave anti-Covid

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të përgatitet për pritjen e bashkatdhetarëve nga qershori e tutje, duke i hequr kufizimet në gastronomi, për organizimin e eventeve duke përfshirë edhe hapjen e sallave të dasmave. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i bashkatdhetarëve në Kosovë duhet të jetë sa më pak i bezdisshëm dhe kthimi i tyre nga Kosova të jetë me kujtimet më të mira. “Në Bashkimin Evropian dhe SHBA, ku ndodhet shumica dërmuese e mërgatës sonë, vaksinimi po shkon drejt përmbylljes. Që nga muaji qershor, fillojnë edhe pushimet e fëmijëve nga ...
Komentet te Në prag të ardhjes së mërgatës, Haradinaj kërkon lehtësimin e masave anti-Covid Janë të Mbyllura

​Deputeti i LVV-së pyet opozitën pas kritikave rreth programit: Ku keni qenë deri sot

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i’u është kundërpërgjigjur kritikave opozitare rreth programit të Qeverisë Kurti II. Ai në seancën e Kuvendit, pyeti opozitarët se a kanë qenë në pushtet deri para pak kohësh, e që tash po kritikojnë për mungesë të operacionalizimit të programit qeverisës. Deputeti i pushtetit tha se do të ishte shumë më e lehtë nëse Qeveria Kurti do të trashëgonte punë të mirë, por kjo qeveri trashëgon pushtetin nga një qeveri ilegale. Uka: Ku keni qeni ju deri sot “Hajde po e marrim si të mirëqenë se kjo qeveri nuk di, siç po e thoni ju. Hajde po e pranojmë siç po thoni edhe ky program ...
Komentet te ​Deputeti i LVV-së pyet opozitën pas kritikave rreth programit: Ku keni qenë deri sot Janë të Mbyllura

​Forma e re e materies u krijua nga shpërthimi i bombës së parë bërthamore

Lajme
Më 16 korrik 1945, ushtria amerikane provoi bombën e parë bërthamore në Trinity Site në New Mexico pa e ditur se ata do të linin pas diçka që një ditë do të ndihmonte kërkimin shkencor. Disa dekada më vonë, ky thesar i fshehur është zbuluar – një kuazikristal, i cili është formë e re e materies që thyen rregullat e materialeve klasike kristalore. Materiali i kuqërremtë u gjet në një mineral të krijuar nga nxehtësia dhe presioni ekstrem nga shpërthimi i bombës atomike, i cili shkriu rërën në xham dhe përfshinte gjurmët e kullës së shkrirë dhe telave të transmetimit. Ky lloj kuazikristali është vërejtur vetëm në meteoritin Khatyrka që ...
Komentet te ​Forma e re e materies u krijua nga shpërthimi i bombës së parë bërthamore Janë të Mbyllura

​Kristen Bell thotë se ajo përdori kërpudha halucinogjene për të luftuar depresionin

ShowBiz
Aktorja Kristen Bell, e cila ka luftuar depresionin dhe ankthin që kur ishte e re, kohët e fundit pranoi në një histori të mbuluar nga vetë ajo se nuk ishte gjithmonë në “zonën mendore” të duhur gjatë pandemisë. Ylli i “The Good Place” zbuloi se përmes leximit të librit të Michael Pollan “Si ta ndryshoni mendjen tuaj”, ajo mori vendimin radikal për të provuar kërpudha halucinogjene për të përmirësuar shëndetin e saj mendor. “[Pollan] shkon vërtet në detaje për këtë komunitet akademik nëntokësor që ka vazhduar të studiojë efektet e LSD dhe psilocibinës në atë që ata e quajnë” normal i shëndetshëm “, tha Bell, 40 për emisionin “Hipokondriaktori”. “Ka ...
Komentet te ​Kristen Bell thotë se ajo përdori kërpudha halucinogjene për të luftuar depresionin Janë të Mbyllura

​Pse ndryshon presioni i gjakut dhe si ta matim siç duhet?

Shëndetësi
Ruajtja e presionit të gjakut është rruga drejt një zemre të shëndetshme dhe të fortë. Por çfarë është saktësisht presioni i gjakut, çfarë ekzistojnë të gjitha llojet e presionit të gjakut dhe si ta mbani atë nën kontroll lexoni më poshtë. Gjatë udhëtimit për në zemër, gjaku qarkullon nëpër venat, dhe presioni i tij në muret e enëve të gjakut në secilën pjesë të trupit krijon një forcë, ose presion të gjakut. Kur e matni, në shtëpi ose te mjeku, ajo që merrni janë dy numra – numri i sipërm i referohet presionit tuaj të gjakut sistolik, i cili përfaqëson presionin e gjakut në arterie kur zemra pompon gjak në ...
Komentet te ​Pse ndryshon presioni i gjakut dhe si ta matim siç duhet? Janë të Mbyllura

​Haliti: Mënyra e prezantimit të vettingut, tendencë për kontrollim të drejtësisë

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka deklaruar se mënyra si Qeveria Kurti 2 po e prezanton vettingun është një tendencë për kontrollim të drejtësisë. Ai në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, kritikoi programin qeverisës, të cilin e quajti më shumë si program të dëshirave sesa të planeve konkrete. Haliti: Mënyra e prezantimit të vettingut, tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë “Kur flitet për vettingun kam përshtypjen se njerëzit ose elektorati dhe mendësia e disa këtu i sheh hekurat e burgut, ose prangat në duar të dikujt. Unë jam ithtar i vettingut, por ne e kemi parë, e kemi kaluar një herë vettingun në ...
Komentet te ​Haliti: Mënyra e prezantimit të vettingut, tendencë për kontrollim të drejtësisë Janë të Mbyllura

​KMDLNJ viziton Ministrinë e Drejtësisë dhe Avokatin e Popullit në Maqedoninë Veriore

Lajme
Përfaqësues të KMDLNJ-së, në kuadër të mandatit për monitorimin e realizimit dhe respektimit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, dje u takuan në Shkup me zëvendësministrin e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore, Agim Nuhiu për t’u informuar mbi gjendjen e të drejtave të njeriut të shtetasve kosovarë të paraburgosur apo të dënuar e që mbahen në institucionet e paraburgimit apo korrektuese. KMDLNJ shprehu interes edhe për mundësinë e transferimit të të dënuarve kosovarë në burgjet e Kosovës, në rast se i plotësojnë kushtet, për të qenë më afër familjeve që është në përputhje të plotë me standardet dhe rregullat evropiane të burgjeve. Zëvendësministri Nuhiu e informoi KMDLNJ-në ...
Komentet te ​KMDLNJ viziton Ministrinë e Drejtësisë dhe Avokatin e Popullit në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

​Tahiri-Kurtit: Kush qenkan kriminelët e luftës në mesin tonë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në institucionet e Ballkanit Perëndimor ka kriminelë të luftës dhe të paqes. Deklaratë kjo që Kurti e bëri pas darkës që kishte me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimore në Bruksel këtë të martë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, duke e pyetur “Ai sot duhet të tregojë me emër e mbiemër, kush qenkan kriminelët e luftës në mesin tonë, që i dashka jashtë institucioneve?”. Madje nënvizon se Kurti duhet të japë llogari për siç tha ai darkë turpi. Tahiri në shkrimin e tij në “facebook” ka thënë se e gjithë bota ...
Komentet te ​Tahiri-Kurtit: Kush qenkan kriminelët e luftës në mesin tonë Janë të Mbyllura