Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se kush i ka ndezur dritat me flamurin shumëngjyrësh të komunitetit LGBTI në objektin e Qeverisë së Kosovës. Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet programi i Qeverisë Kurti 2, tha se qytetarët e dëshirojnë ta dinë këtë përgjigje. Haxhiu: Kush iu ndezi dritat e LGBT-së në qeveri? Video: “Kush i ndezi dritat e LGBT-së në qeveri, garant këta deputetët e juaj, as Labinotja, as Korenica dhe Rrahami jo. Por po kam qejf me ditë, a ndezi dritat e LGBT-së, Albini, apo Besniku? Këtë tregoja qytetarëve!”, tha ai. Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ...
Komentet te Haxhiu pyet deputetët e VV-së: Kush i ndezi dritat e LGBTI-së në Qeveri Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, për shtatë të dyshuarve të përfshirë në rastin e 400 kg kokainë që u sekuestruan të hënë në Lipjan. Masa e paraburgimit e cila u kërkua nga Prokuroria e Kosovës u caktua për të dyshuarit Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. Ndërsa, gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit, ku pas përfundimit të seancës mbrojtja e të akuzuarit, Izet Sheqiri avokati, Besnik Berisha tha se Prokuroria e ...
Komentet te Një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për 400 kg kokainë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, vlerësoi se zhgënjimet rreth negociatave të bllokuara me BE dhe kolapsi me shpërndarjen e vaksinave i japin hapësirë Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Sipas mediave maqedonase, Zaev paralajmëroi BE se reputacioni i saj do të “marrë një goditje në Ballkan dhe do të humbasë vendin e saj përpara forcave rivale nëse nuk fillon së shpejti negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. “Nëse rruga e rajonit për në BE ngadalësohet, ajo do të hapë më shumë hapësirë për fuqitë e tjera, veçanërisht Rusinë dhe Kinën. Nëse BE nuk i mban premtimet e saj në rajon, do të jetë më pak një nxitje ...
Komentet te Zaev paralajmëron BE: Ju do të goditeni në Ballkan Janë të Mbyllura
Përmes një komunikate për media KEDS thotë se investimet që nuk u realizuan për dekada me radhë në rrjetin elektrik të Skenderajt, sivjet po i realizon përmes 67 projekteve. Përmes tyre, po bëhet rikonstruimi i komplet rrjetit të tensionit të ultë dhe të mesëm. Nga këto investime, të cilat kapin shifrën e afro 6 milion eurove, do të përfitojnë rreth 10 mijë konsumatorë, apo mbi 30 mijë qytetarë. Gjithsej 14 fshatra do të jenë përfituese të drejtpërdrejta të këtyre projekteve që do të realizohen gjatë këtij viti. Aty përfshihen fshatrat: Llaushë, Rrezallë, Turiqevc, Tushillë, Plluzhinë, Abri e Poshtme, Burojë, Rakinicë, Polac, Dashec, Baks, Cirez, Izbicë dhe Kladernicë. Të njëjtën kohë, KEDS po ...
Komentet te KEDS po implementon 67 projekte në Skenderaj në vlerë afro 6 milionë euro Janë të Mbyllura
Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e presidencës thuhet se anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK). Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme./KP ...
Komentet te Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së Janë të Mbyllura
Mospjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në seancën ku po diskutohet programi i qeverisë për vitin 2021-2024, ka bërë që partitë opozitare të largohen nga seanca. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se të hënën ishin dakorduar që kryeministri të vije në Kuvend rreth orës 12, e që mosardhja e tij në Kuvend bëri që ky grup parlamentar të largohet nga seanca. Gashi tha se nëse do të vije kryeministri Albin Kurti në Kuvend edhe ata do të kthehen. Gashi: Po vazhdojmë në zyrat tona në Kuvend derisa kryeministri Kurti të kthehet në sallë “Ditën e hënë kur u pajtuam që kjo seancë të vazhdojë sot, u njoftuam ...
Komentet te Mungesa e Kurtit në seancë, opozita lëshon sallën Janë të Mbyllura
“Lule e kuqe- lule e bardhë, jam viktimë e klasës së parë”. Kjo është thirrja e gjimnazistëve, të cilët po i dalin në mbrojtje një të miture, e cila ditë më parë u ngacmua seksualisht nga tre nxënës të tjerë në oborrin e shkollës. Me qindra nxënës të shkollave të mesme kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit, të njëjtit kanë kërkuar siguri, edukim seksual dhe psikologë në shkolla. Me parullën “Turmë, jo lojë”, nxënës të gjimnazeve në Prishtinë marshuan në sheshet e kryeqytetit, pas sulmit seksual në një shkollë. Gjimnazistët kërkuan siguri, barazi dhe edukim seksual në institucionet arsimore. “Mos hesht trego”, “Mos ma prish fëmijërinë”, janë thirrjet kryesore. E ...
Komentet te Gjimnazistët kërkojnë edukim seksual dhe psikologë në shkolla Janë të Mbyllura
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Behar Ejupi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Arben Hoti kanë hapur zyrën e Odës së Avokatëve të Kosovës në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe nënkryetari i Odës, Naim Rudari dhe administratori e kësaj gjykate, Shaban Gërxhaliu. Zyra është e pajisur me kompjuter dhe printer multifunksional, si dhe posedon togje për nevoja të avokatëve dhe do të jetë në shërbim të avokatëve për të kryer punë teknike apo administrative. Zyra gjendet në objektin D afër sallës numër 11 dhe do të jetë e hapur çdo ditë pune, duke filluar nga sot, përkatësisht nga ora 09:00 ...
Komentet te Funksionalizohet zyra e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pallatin e Drejtësisë Janë të Mbyllura
Republika e Kosovës thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërkufitarë me tri shtetet fqinje, falë hapjes së Shtëpisë së Bashkëpunimit Ndërkufitarë Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë që financohet nga Bashkimi Evropian (BE). Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, tha se Kosova dhe shtetet e saja fqinje përmes këtij projekti do të kenë mundësi që të punojnë bashkë për projektet që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Szunyog theksoi se kjo është pjesë e fondeve të cilat janë alokuar për bashkëpunimin ndërkufitar dhe bashkëpunimin rajonal dhe, beson se ky objekt do të lehtësojë përgatitjen e programeve, menaxhimin e programeve, por edhe implementimin e programeve. Szunyog: Është një ...
Komentet te Kosova thellon bashkëpunimin ndërkufitar me tri shtete fqinje, BE-ja zotohet për mbështetje Janë të Mbyllura
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, mbrojtja ka kërkuar lirimin nga paraburgimi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimi. Avokatët kanë adresuar kritika ndaj Prokurorisë duke thënë se po vonohet me nxjerrjen e materialeve hetimore dhe se po dorëzon dokumentet jo të plota. Në anën tjetër prokuroria ka deklaruar që parashohin vazhdim të hetimeve, por sipas tyre një gjë e tillë nuk e pengon që procesi i gjykimit të fillojë në vjeshtën e këtij viti, çka pastaj është kundërshtuar nga avokatët. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të ...
Komentet te Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon lirimin me kusht, thotë se të akuzuarve po u shkelen të drejtat Janë të Mbyllura