Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit për lirim nga detyra të një numri të ambasadorëve, me pretekstin se të njëjtit kanë qenë politikë. Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se largimi i paparalajmëruar i Ambasadorëve të Kosovës, në mes të detyrës, në një periudhë të sfidave për shtetësinë e Kosovës e dobëson pozitën e saj dhe e dëmton angazhimin në ndërtimin e partneritet serioz me shtetet pritëse. “Kthimi i ambasadorëve të Kosovës para kohe dhe në mënyrë të fshehtë, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme dhe dëshmon përpjekjet për t’i përvetësuar institucionet e Kosovës në dëm të shtetit ...
Komentet te Haradinaj: Kthimi i ambasadorëve para kohe, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gianluiggi Buffon do ta ngrejë edhe një trofe të fundit para se të largohet përfundimisht nga skuadra e Juventusit. “Zonja e Vjetër” e ka fituar Kupën e Italisë për edicionin 2020-21 pasi e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-1, përcjell KosovaPress. “Bianconerët” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar në minutën e 31’ nga Dejan Kulusevski. Atalanta reagoi shpejtë duke e barazuar rezultatin pas 10 minutave me golin e bukur të realizuar nga Malinovskyi dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim. Në pjesën e dytë Juventusi ia doli që të realizonte edhe një gol i cili edhe solli trofeun e Kupës së Italisë. Realizues ishte Federico Chiesa ...
Komentet te Kupa e Italisë shkon në duart e Juventusit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në darkën e organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Darka e organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell nga i pari i Qeverisë së Kosovës është vlerësuar si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. E Kurti edhe njëherë ka dhënë detaje rreth këtij takimi të përbashkët, ku ndër të tjerash ka thënë se pa protokoll ka takuar edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona. Po ashtu Kurti ka thënë se “kjo vizitë ishte një mundësi e mirë ...
Komentet te Kurti jep detaje rreth “Darkës në Bruksel”, tregon çfarë bisedoi me Ramën Janë të Mbyllura
Xhevdet Januzaj është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për vrasjen e babait të nxënëses së tij në Pejë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Ky është njoftimi i plotë: Lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të datës 18.05.2021, në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarr veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore, dhe sot me datë 19.05.2021, rreth orës 20:15 ka rezultuar që i dyshuari për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” të lokalizohet nga organet e rendit dhe i njëjti ndodhet në ambientet e Policisë. Pas arrestimit të të dyshuarit të gjitha veprimet e mëtejme policore do ...
Komentet te Arrestohet Xhevdet Januzaj për vrasje në Pejë Janë të Mbyllura
Rritja e flokëve është një proces që kërkon kohë dhe durim, prandaj mos prisni rezultate të menjëhershme brenda natës. Megjithatë, për të arritur aty ku dëshironi, ka disa gjëra që mund të shtoni/ndryshoni në rutinën tuaj. Ja çfarë këshillojnë ekspertët e flokëve: 1. Bëni një konsultë me mjekun për trajtime të rritjes së flokëve, për të parë nëse ka një arsye shëndetësore për problemin. 2. Përdorni vajra për rritjen e flokut. 3. Provoni trajtime me kafeinë për të rritur flokët. 4. Përqendrohuni në kujdesin e skalpit për rritjen e flokëve. 5. Bëni prerje flokësh rregullisht te parukierja (1 herë në 6 muaj) 6. Konsumoni vitamina për shëndetin dhe/ose vitamina ...
Komentet te SI T`I RRISNI FLOKËT: 16 KËSHILLAT QË SUGJEROJNË EKSPERTËT Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht. Këtë lajm e ka bërë të ditur këshilltari i lartë i Gërvallës, Kreshnik Ahmeti, i cili ka thënë se MPJD i falënderon të gjithë ambasadorët për punën dhe angazhimin e deritanishëm. “Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së ...
Komentet te Gërvalla kërkon nga Osmani të lirojë nga detyra të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht Janë të Mbyllura
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka liruar nga detyra e ambasadorit bë Paris, Qëndrim Gashin. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, Gashi, i cili ka thënë se ky vendim ka ardhur pas kërkesës së tij në dhjetor të vitit të kaluar. Gashi ka falënderuar të gjithë liderët institucioanlë për përprahjen dhe bashkëpunimin, duke filluar nga ish-presidentija Atifete Jahajaga e cila edhe e kishtë emëruar në vitin 2015. “Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris. T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është ...
Komentet te Edhe Qëndrim Gashi lirohet nga detyra e ambasadorit Janë të Mbyllura
Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, sot i është drejtuar me një letër Muzeut Kombëtar në Beograd, Muzeut Etnografik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve me kërkesën për kthimin e artefakteve tona që vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Serbi. Siç thuhet në njoftimin e MKRS-së, kërkesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës përmes një letre përcjellëse, i dhanë mbështetje të plotë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku. Të dy letrat argumentojnë detyrimin e Serbisë dhe institucioneve përkatëse për kthimin e këtij koleksioni bazuar në Marrëveshjet e nënshkruara që parashohin ekspozimin e përkohshëm në Beograd dhe ...
Komentet te Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Giles Portman, drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili e përgëzoi për detyrën. Ai vuri në spikamë se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja. Sipas kumtesës presidenciale Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se, Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë. Tutje, ...
Komentet te Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO Janë të Mbyllura
Atalanta dhe Juventusi ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në finalen e Kupës së Italisë. Ky është trofeu i vetëm që këto dy skuadra mund ta marrin në këtë edicion garues pasi ato janë duke luftuar vetëm për një pozitë që ua siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare të cilat duken si më poshtë: ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Romero, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Zapata. All. Gasperini JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo. All. Pirlo/KP ...
Komentet te Finalja e Kupës, Atalanta – Juventus, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura