Zeqir Kiqina, ushtrues i detyrës i kryeshefit të Telekomit të Kosovës ia ka ofruar dorëheqjen bordit të drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore. Sipas një njoftimit të Telekomit, Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë. “Bordi i drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. Gjithashtu bordi ka falenderuar Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e ...
Komentet te Jep dorëheqje ud i kryeshefit të Telekomit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, qasjen në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Tema e këtij viti “Ushqim i sigurt sot për një të nesërme të shëndetshme”, thekson se prodhimi dhe konsumi i ushqimit të sigurt ka përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për njerëzit, planetin dhe ekonominë. Njohja e lidhjeve sistematike midis shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve, mjedisit dhe ekonomisë do të na ndihmojë të plotësojmë nevojat e së ardhmes. Duke njohur barrën globale të sëmundjeve ...
Komentet te Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka sqaruar të gjitha zhvillimet që quan në shpalljen e kandidaturës së PDK-së për kryetar të Drenasit. Në një përgjigje dhënë me shkrim për Kosovapress, kreu i PDK-së ka thënë se ka qenë vendim i Kryesisë qendrore qysh në janar të këtij viti se PDK do të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave ku qeverisë PDK. Ai ka thënë se bashkë me deputetin nga Drenasi, Ferat Shala si dhe me kryetarin e degës Sejdi Hoxha, javën e kaluar kanë takuar anëtarët e Kryesisë së Degës së Drenasit dhe i kanë njoftuar edhe zyrtarisht për vendimin për kandidaturën e Ramiz Lladrovit për kryetar. ...
Komentet te Hoxhaj: Vendimi për kandidaturën e Ramiz Lladrovcit u mor në janar dhe bashkë me Ferat Shalën e Sejdi Hoxhën i kemi njoftuar edhe degën Janë të Mbyllura
Nga 15 qershori në Kosovë pritet të lejohen ahengjet e ndryshme përfshirë edhe dasmat. E grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë dakorduar për manualin i cili do të implementohet për sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat. Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30% të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 m2 do të lejohen 40 persona. Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, konfirmoi për Kosovapress se janë dakorduar që në 30% të sipërfaqes së hapësirave të mbyllura të zhvillohen ahengjet. Sogojeva: Në 30% të ...
Komentet te OHT dhe MSh dakordohen për dasmat, kaq persona lejohen (Video) Janë të Mbyllura
Kombëtaret të cilat e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian janë cuke i bërë testet e fundit para nisjes së këtij evenimenti kaq të madhe sportiv. Euro 2020 do të zhvillohet ndërmjet datave 11 qershor dhe 11 korrik 2020, përcjellë KosovaPress. Edhe gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa ndeshje mjaftë interesante, por sfida kryesore do të zhvillohet nga ora 20:45 kur në “ King Baudouin Stadium” në Belgjikë do të ballafaqohen Belgjika dhe Kroacia, dy kombëtare këto që shihen si ndër favoritët për ta fituar kampionatin evropian. Këto janë formacionet e mundshme të këtij ballafaqimi: Belgjika: (3-4-3): Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Castagne, Praet, Tielemans, Carrasco; Mertens, Lukaku, Trossard ...
Komentet te Miqësoret para Euro 2020, kjo sfidë drithëruese na pret në mbrëmje Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i OVL- UÇK Faik Fazliu që u arrestua mbrëmë pas një incidenti me Policinë e Kosovës, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Klinaku, i cili ka thënë se Gjykata i ka faktet e ushtrimit të dhunës ndaj Fazliut. “Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku. Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren. Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollajt. Ai ...
Komentet te Lirohet nga paraburgimi Faik Fazliu Janë të Mbyllura
Përkundër uljes së pagave në pandemi dhe krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të rriten në Kosovë. Çmimet e konsumit u rritën në vlerën prej 2.6 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Përderisa, shtrenjtim i theksuar vërehet tek vaji ushqimor me një ngritje diku 20.5 përqind, pastaj derivatet me 19.9 përqind dhe produktet farmaceutike 1.9 përqind. Ky shtrenjtim është i papërballueshëm për qytetarët konsumatorë, të cilët kërkojnë ulje të çmimeve. Qytetari Ukshin Gashi i cili kishte dalë me bashkëshorten e tij për të blerë produkte ushqimore, tha se ka rritjet të çmimeve në përgjithësi, derisa shtoi se shumë familje me të ardhurat e tyre të ...
Komentet te Në pandemi rriten çmimet e artikujve ushqimorë e ulen pagat Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës. Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198./DielliNews.info ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura
Një pjesë e qytetit të Prishtinës nesër mund të mbetet pa ujë për shkak të punimeve teknike të KEDS-it. KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se punimet që priten të zgjasin nga ora 09:00 deri në ora 18:00 mund të çrregullojnë furnizimin me ujë të pijes, andaj ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët. Ky është njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”: Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë. Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00. Me këtë rast, ...
Komentet te Disa lagje të Prishtinës nesër pa ujë Janë të Mbyllura
Pas një kohe relativisht të gjatë jashtë ringut, luftëtari nga Kosova Ilir Latifi ka regjistruar një fitore të madhe në kategorinë e peshave të rënda në UFC duke e mposhtur kundërshtarin Tanner Boser. Ky meç u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas dhe ishte një luftë shumë e ashpër gjatë tre raundeve ku fituesi u caktua vetëm pas vendimit të gjyqtarëve sepse nuk kishte dorëzim nga asnjëri prej tyre, përcjellë KosovaPress. Latifi fitoi pikët nga dy gjyqtarë (29-28, 29-28), ndërsa njëri favorizojë Boserin (29-27). Deri më tani, në karrierën e tij profesionale, Ilir Latifi ka regjistruar 15 fitore dhe tetë humbje./KP ...
Komentet te Ilir Latifi rikthehet te fitorja, mposht Tanner Boserin Janë të Mbyllura