Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milionë më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak. Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese. Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se “Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu theksoj se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së ...
Komentet te Dogana kalon 500 milionë euro të hyra doganore Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
42 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda pesë muajve të këtij viti (janar-maj). Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë periudhë kohore janë shkaktuar 37 aksidentet me fatalitet. Ndërsa gjatë kësaj periudhe raportohet të kenë ndodhur 2 mijë e 753 aksidente me lëndime, duke shkaktuar kështu edhe lëndimin e 5 mijë e 419 qytetarëve. “Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj të rris prezencës policore në trafik si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1.184 gjoba, përderisa ...
Komentet te 42 të vdekur në aksidente trafiku në Kosovë Janë të Mbyllura
Pas arrestimit dhe pas lirimit të veteranit Faik Fazliu, sot është mbledhur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Nga OVL-UÇK thonë se institucionet e vendit kanë dalë jashtë vlerave kombëtare. Kështu ata kanë paralajmëruar edhe aktivitet protestues më 12 qershor. OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të mbahet protestë, ndërsa është thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla po e akuzojnë UÇK-në, Komunikata e plotë e OVL-UÇK: Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime ...
Komentet te OVL-UÇK: Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare Janë të Mbyllura
Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me variantin indian të koronavirusit, raporton KP. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se pacienti ka qenë i hospitalizuar në një spital privat. “Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar. Kur është kthyer në vend, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka ndonjë shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe. Tutje, ai deklaroi se do të propozojë deri te Shtabi i Përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ...
Komentet te Konfirmohet rasti i parë me variantin indian të koronavirusit Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, si dhe një delegacion të Agjencisë franceze të zhvillimit (ADF) të përbërë nga Dominique Hautbergue, Udhëheqës i Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor, znj. Mirela Mata, Zyrtare për Strategji dhe Operacione për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe znj. Florence Dobelle, Udhëheqëse e shërbimit ekonomik rajonal për zonën Danub-Ballkan. Në takim u diskutua për aktivitetin e Agjencisë franceze të zhvillimit në rajon dhe në veçanti në Republikën e Kosovës, me ç‘rast Presidentja Osmani bëri thirrje për rritjen e aktivitetit dhe përkrahjes së ADF në vendin tonë. Presidentja Osmani tha se gjatë mandatit të saj, mbrojtja ...
Komentet te Osmani priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë franceze të zhvillimit (ADF) Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.4 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës. Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188. Në total numri i rasteve aktive është 1.074/KP ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura
Instituti për të vërtetën, drejtësinë dhe paqen (TJP) promovon librin “Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999” që nxjerr në dritë gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë periudhës 1989-1999. Ky libër është përgatitur e publikuar nga Muharrem Mustafa, Blerim Krasniqi dhe Bujar Mustafa. Muharrem Mustafa tha se një publikim si ky ka qenë i nevojshëm pasi që është krijuar konfuzion për publikun vendor dhe ndërkombëtar, duke ngatërruar kështu viktimat shqiptare me kryesit e gjenocidit, Serbinë dhe RF të Jugosllavisë. Mustafa: Janë ngatërruar viktimat me kryesit e gjenocidit “Instituti për të vërteten, drejtësinë dhe paqen ka analizuar rrethanat në të cilën është kryer gjenocidi ndaj shqiptarëve ...
Komentet te Promovohet libri “Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999” Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Martin Schüepp, drejtor rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Temë qendrore e takimit ishte çështja e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, që është edhe arsyeja kryesore e vizitës së Schüepp në Kosovë dhe në rajon. Schüepp tha se është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë përjetuar ngjarjet e luftës që t’i ndajnë ato me të tjerët, sepse mund të kuptohen më shumë gjëra rreth asaj që ka ndodhur. Nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e kryeministrit thuhet se “kryeministri Kurti tha se çështja e të pagjeturve është një ...
Komentet te Kurti: Çështja e të pagjeturve është një plagë e hapur dhe ende e pashëruar Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar raporti i shpenzimeve për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, që kanë kushtuar 4 milionë 469 mijë e 764 euro. Ndërsa për rritjen e shpenzimeve për dreka dhe për letër ka pasur reagime nga anëtarët e VV- në KQZ, derisa këto shpenzime i ka arsyetuar Kryesuesi i Këshillit për Buxhet Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). KQZ po ashtu vendosi që mos të hiqen kompensimet për punën shtesë për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje po ashtu është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2021. Elshani, theksoi se buxheti aktual i KQZ-së është 7 ...
Komentet te KQZ-ja vendosi të mos i ndalen anëtarëve të saj kompensimet financiare për punën shtesë Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës po bën një përpjekje të radhët për të themeluar Institutin për krimet e kryera gjatë luftës. Kjo pasi sot është mbajtur takimi i parë i grupit punues për këtë mekanizëm. Nga aty u shpreh nevoja për krijimin e këtij instituti i cili do të adresojë të gjitha krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky instituti do të krijohet me ligj dhe do ketë linjë buxhetore të veçantë dhe po ashtu strategji funksionale. Kurti tha se është momenti i fundit për krijimin e këtij mekanizmi, prandaj kërkojë përkrahjen nga të gjithë. Shefi i ekzekutivit u shpreh se themelimi ...
Komentet te Instituti për krime të kryera gjatë luftës do ketë strategji funksionale Janë të Mbyllura